Milazim Zeqiraj: Vasalët e kohës sonë

1h më parë


Milazim Zeqiraj


Vasalët e kohës sonë


Në Iliridë,

fjala shqipe,

flamuri kuqezi

dhe himni kombëtar,

nga hijet u shpallen jehonë e ndaluar


Studentet si uragan nuk duruan

u ngritën me flamur dhe pankarta në dorë,

për padrejtësi ndja kombit shqiptar.


Botës, armikut dhe vazalit i treguan,

së gjuhën shqipe në Iliridë,

ska hije që e ndalon.


Në gurët e Iliridës dardane,

fle gjaku  ilir.

Nën të,

rrënja e jonë jeton;

Mbi të,

zëri shqipës jehon.


Bijtë tanë,

vasalë të hijeve,

e shitën pasqyrën e gjakut, për pak pushtet.


I pamë kur u ngritën në këmbë,

dhe u përkulën para flamurit e himnit të huaj,

si lisa të tharë,

që harrojnë  rrënjën e vetë


Për flamurin tonë i ulin sytë,

Për himnin i mbuluan vesht me duar.


Hija gjat sundon,

kur vasali fronin ja forcon.


Maj 2026