Meriman Braha: Vizitë historike në Britaninë e Madhe e kardinalit Ernest Simoni Troshani

9m më parë


VIZITË HISTORIKE

NË BRITANINË E MADHE E KARDINALIT TË VETËM SHQIPTAR NË VATIKAN – ERNEST SIMONI TROSHANI,

(10–15 Qershor 2026).

Me datë 10 qershor mbërrin në Londër të Britanisë së Madhe Kardinali Ernest Simoni Troshani, https://collegeofcardinalsreport.com/cardinals/ernest-simoni, ai është i ftuar nga Kisha Katolike Angleze. Në fokus të vizitës së tij është komuniteti shqiptar dhe një sërë takimesh zyrtare, përfshi një takim në Parlament, (Axhenda bashkëlidhur).

Kjo vizitë ka rëndësi të posaçme për komunitetin tonë shqiptar, si në rrafsh shpirtëror e fetar, ashtu edhe në forcimin e rolit të këtij komuniteti në Britani të Madhe, për shkak të mesazheve të forta për të cilat shquhet Kardinali shqiptar, i mbijetuari i burgjeve komuniste.

Me thirrjen për “Besim, Shpresë, Dashuri – Të Bashkuar në Krishtin”, kjo vizitë me dimension fetar, historike dhe kulturore për komunitetin shqiptar, shpesh të stigmatizuar, pritet me shumë interes.

Përmbajtje e shkurtër e aktiviteteve:

10 Qershor – Parlamenti Britanik

12 Qershor – Katedralja Westminster

13 Qershor – Vizita në Manchester

14 Qershor – Kisha Holy Apostles, Pimlico

Meriman Braha, Londer, 2026.