Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (II)
09.08.2009, 02:41 PM (GMT+1)
![]() |
| Jan Michal Stuchly |
JAN MICHA? STUCHLY
(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja)
ROJTARI I FANARIT TE DETIT
E vetmuar në pafundësinë e deteve oqeaneve
Fanar i detit
në kohën e këlthitjeve
të njerëzve 40 vjeç
në kohën e britmave
të njerëzve 50 vjeç
në kohën e rënkimeve
të njerëzve 60 vjeç
në kohën e fashitjes
të njerëzve 70 vjeç
Vetmi e pakuptueshme njerëzore…
Fillikat vetëm në pafundësinë e përmasës së katërt
si ky fanar deti
qëndroj përtej horizontëve
dhe me sytë e mi të shuar
dëshiroj të kap
të rënët shpresëvarur
në lemerinë histerike
te këlthiturve
të engjëjve arrakat te braktisur
nga përplasjet e jetës
ripërtërij mërgimin e Odiseut
pa Itakën e tij
përgjat brigjeve
të lumejve oqeanëve deteve
fanaret e deteve
edhe mëtej të vetmuara
që të përmbushin
fatin e vet
Sot askush tashmë
nuk i vështron
sepse të panevojshme janë
Poet
fale venën krijuese
dhe shkruaje poezinë për ata
qe të mos bien në harresë
PA TITULL
Në pafundësinë e përmasës së katërt
qëndron përtej horizontëve
qëndron
përgjatë brigjeve të deteve oqeanëve
Fanar deti
me sytë e shuar pushton
të rënët shpresëvarur
“in Panik geraten’
duke këlthitur me dhembjën e vetmisë
të engjëjve arrakat te braktisur
nga përplasjet e jetës
ai Rojtari i moshuar i fanarit te detit
Vetmi
ripërtërin mërgimin e Odiseut
në udhën e Sizifit të dënuar
pa kuptim
pa Itakën
Dhe unë dhe Ti
qëndrojmë si ai Fanar i detit
i gatshëm të përmbush rolin e dritës
të azimutit
për lundërtarët bredhëritës
në “detin e jetës”
të përplasjëve
që askush më
nuk i pret
se duke lundruar
në “lundrimin e jetës”
harruakan busollen
E PAMUNDUR
Përgjigju çiltas
a thua mundesh
të thuash
faleminderit
për ditën që agoi para teje
Se vuajtja e dhembja ngatërruakan udhën deri te Ti
diku … në shkretëtirë
se Atdheu përpos luftrave të parreshtura në botë
ende jeton në Paqë
se gjuha e stërgjyshërve lulëzon
Ndaj
thuamë
a thua mundesh
të thuash
faleminderit
për fjalët e poetëve në poezitë e tyre
për mendimet e ngulitura në kujtesë
për muzikën që zakonet i zbut
për qetësinë e fashitur
për shëndetin
për të gjitha dhantitë
a thua mundesh
O botë e çuditshme
sot gjithnjë më e zvogëluar në madhësinë e “globit të qelqtë”
me zhvillimin marramendës të teknikës
të telekomunikacionit
të transmisionit
televizionit internetit
të shpikjeve njerëzore
të këtyre fenomeneve jo humane ta pashpirt
një botë e tërë ireale virtuale
Ndaj o Njeri bashkëkohës
të mos harrosh me tonin e dekadencës
që të thuash të shqiptosh fjalën
faleminderit
sepse një botë tjetër e rëndomt
dikur ka ekzistuar para Teje
dhe njerëzit kanë ditur ta thonë fjalën
Faleminderit
JETA
Edi
se më pret provë e vdekjes
Po me duhet gjithnje të jetoj
ndonëse këtë nuk mund ta përfytyroj
e shikova të ardhmen
pastaj të kaluarën e gabuar
A thua do të mundem
Me siguri
Besimi shpresëvarur
EKZISTENCË
Unë i rrethuar nga të afërmit
dhe plotësisht i vetmuar
Dhe ky mendim gjithnjë me tepër më përpëlit
dhe më shpie në fëmijërinë time
malli për të pambërrijshmën
refleksi – si e Mirë e pastër – kjo rinia
e pjekuria
ndyn me përditshmërinë
mendjemadhësinë
makutërinë
gënjeshtrën
e cila me të vërtetën
deshiron të njejtësohet
sepse unë ende ekzistoj
dhe me shpresë të kotë
qeniesoj në poezi dhe art
MOZAIK
Lidhshmëri shkronjash e shifrash
lidhshmëri fjalësh e numrash
a thua është kjo mozaik
Mbase jo
shembull i mozaikut
ato autentike shumëshekullore antike me ngjyra
në qytetin e përjetshëm
në Romë
po ashtu
kjo nuk është e vërtetë
Mozaiku i vërtetë
fatet e njerëzve
të krijuara pa rregull
nga mendimet dhe ngjarjet kaotike
të një materie të çuditshme
Të këtij mozaiku
që askurrë dhe askush
nuk e krijon
deri te mbarimi i botës
PRAPË
Megjithatë mundesh
sepse ashtu duhet
të ndihmosh
edhe vetveten
madje edhe dikë tjetër
ta ndihmosh
sepse mundesh
sepse ashtu duhet
dhe prapë
prapë
Të Tjera
Në Fokus








