Engjëllushe Sheme Koltraka: Dodona Pellazge

1h më parë

Dodona Pellazge

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Në malet e Kolonjës

Aty është Dodona

Hijeshi merr dheu i tokës

Kur shpërthen lule zonja.

Aromën e luleve e përhap puhiza

Zemrën me malin njësh e ngjiza

U ngjita honeve si një alpiniste

Rrugën ma tregoi një rreze drite.

I studiova malet që nga lashtësia

Në zemer të maleve ndrinë madhështia

Në çdo emër tregohet e Vërteta

I mblodha të dhënat si nektarin bleta.

Më lehtësohen përpjekjet e mia

Pasi i shpjegon toponimia

Të gjithë të fshehtat enigmatike

Toponimia i ndriçon ditë pas dite.

Toponimet i ruajti Zoti

Të mos shuhet historia

Babai i historisë Herodoti

I argumenton vargjet e mia.

Kanë kaluar mijëra vjet

Toponimet rrinë gjallë

Mbi këtë tokë sa të ketë jetë

Rrojnë dhe shpjegojnë çdo fjalë.

Rrojnë zakone dhe tradita

Nëna Kolonjë ia ushqen fëmijës

Kur errësohet, kur çel Dita

E ndien ëmbël dashurinë e fqinjes.

Kjo e ka emrin harmoni

Ndaj nuk ndjehesh i harruar

Prindi të rrit me dashuri

Që në djep kur të ka përkundur.

Më trazohen mendimet

Kur lexoj Herodotin

Qielli ndrinë nga vezullimet

Më pranveror e shoh motin.

Herodoti shkruan për Dodonen...

Mësojmë se atë e kemi tonën

"O Zeus, Mbret Dodonas...

O Zeus Mbret i Pellazgeve,

Je dhe Mbret i Dodonëve"

Me krenari unë flas

Kolonja i ruan në themelet e pragjeve

Dhe në thellësitë e honeve.

" O Zeus që nga larg

Sundo dhe Dodonen"

Sa here unë sytë i hap

Sikur shoh gjithë botën...

Në ndihmë më vjen dhe Homeri

Ai që shkroi Iliadën

Gjer në zemër mendimi më theri

Ai të artë e ka fjalën.

Të artë germë për germë.

'O Zeus, Mbret Dodonas

E Pellazgjik i tërë..."

Historinë askush nuk ta varros

"T'i që banon larg,

Ti kujdesesh për Dodonën".

-Homer, me këto fjalë më rrënqethe

Kur tregon për Dodonen dimër keqe

Herodoti thotë të njejtën gjë

Siç thotë Homeri me shkrim e zë...

O Zot të qofsha falë!

Që i solle tek unë si të gjallë

Ketu për rrethi janë Sellet...

Që nga permbytja e madhe

Ketu të ngroh drita e diellit

Dhe gëzon me këngê e valle....

O Kolonjë Epiriote Mollose

Nuk u tkurre e nuk u sose...

Të shkëlqen takia e fustanella

Porsi lulet që sjell pranvera.

Në malet e bukura të Barmashit

Mikun e nderojnë me kokën e dashit

Ndaj krenohet i zoti i shtëpisë

Për nderimin që bën qyteti Sella i Sellopisë.

Në Kamnik, Maja e Sellarëve

Ketu kanë banuar Selejt

Aty është origjina e baballarëve

Që ruhet me mijëra vjet.

O Gramoz, të bardhë e ke kurorën

Ku e zë dëbora dëborën.

Dodona pranë lumit Langarica

Emrin e ka nga fjala ngrica.

Langarica, degë e Vjosës

Me degen që vjen nga Pindi,

Në Petran formojne lumin ASOS...

Historinë mos e varros!...

Langarica quhet “lumi i shenjtë”.

Edhe sot ky emërtim është i njejtë.

Epiri i Mollosisë Pellazgjike

Është përjetë shqipe epike...

O Kolonjë me rrënjë të thella

Që kur njeriu jetonte në shpella

Kur i ftohti bëri akullnajën

Zemra e malit ngrohtë ta mbajti djalën.

Kështu e ruajte trashégiminë

Siç e ruan dhe krenarinë

Ndaj kudo në botën mbarë

Me besë do të gjeshë kolonjarë.

Kolonjën nuk e harrojne kurrë

Në gji e ruajnë flamurë

Flamurin e kuq me shqiponjë

Jam kolonjarë, me krenari thonë...

Rrinë përkrah shoqi-shoqit

Nuk i thyen as Gorreni i Gjonçit...

Trashëgojnë zakonet e të parëve

Që nuk u copëtuan prej përçarjeve.

Që mbanin gati pushkë e allti

Nuk e ndanë Kolonjen nga Nëna Shqipëri

Se ishin trima të pushkës e mendjes

Përherë ia gëzuan zemrën nenes.

Dodona, qendra e Pellazgjisë

Krenari e shqiptarisë

Në Dodonë ka varrin Zeusi

Kolonja kurrë shpinën nuk e kërrusi.

Edhe unë kam zemrën e kolonjarit

Për së gjati kërceva hapësirën e varrit...

Ndaj do të flas sa të jemë gjallë

Për Kolonjen time do të ruaj mallë.

Kolonja ka njëzet e tetë patriotë

Që shkëlqejnë si meteorë

Në zemër kanë gjak Mollosiot

Krenar për Kolonjën luleborë.

Kolonja ka histori

Siç ka behar dhe stuhi,

Siç ka gëzime dhe idhni

Siç ka urrejtje dhe dashuri.

Dashurinë ma mbështolli idhnimi

E prap thashë Gramozi është i imi

E thashë i imi dhe Melesini

E dua Kolonjën dhe në dite dimri.

Se Kolonja nuk ka të sharë

Buzëqeshjen e ka beharë

Mikpritjen e ka të pa parë

Edhe lotin si ujëvarë...

Ka lot gëzimi dhe hidhërimi

Kur ndahet Nëna nga i biri

Mungon aroma në lule bliri

Kur lëshon mallkim qafiri...

Në Kolonjë dëgjohet një gajde

Po bën dasëm Shqipni e Madhe

Zemrën peshë o dasëm ma ngrite...

Gezon shqipja Pellazgjike!

Tiranë, 09/05/2026