Gjon Keka: Poshtërim dhe shkelje e gjakut të pafajshëm arbëror

Poshtërim dhe shkelje e gjakut të pafajshëm arbëror: lejimi i paradave simbolike osmane dhe restaurimi i simboleve fetare të pushtuesve

Ashtu
si trojet tona kudo tregojnë gjurmë të gjakut të pafajshëm dardan-arbëror, si
dhe simbolet e pushtuesit osman, si ato të xhamive e hamameve, si dhe simbole
të tjera që ky pushtues la e që i kanë dhënë asaj formën e saj të tanishme,
duke e mbajtur kombin tonë mbi pesë shekuj nën sundim, pastaj duke e lënë
vendin tonë të prapambetur, të përçarë e të ndarë në vilajete e në milet, e më
pas të copëtuar në pjesë të trupit e shpirtit tonë kombëtar, ashtu edhe gjendja
e tanishme sidomos në Kosovë, por edhe në pjesë të tjera të trojeve tona, është
rezultat i këtij pushtimi politik, ushtarak dhe mendor apo shpirtëror të
popullit, duke i lënë një ideologji fetare dhe simbolet e saj si xhamitë,
hamamet etj.
Ndarja
në vilajete si dhe në milet shkaktoi një dëm të madh për popullin tonë në atë
kohë, sepse kjo ishte gjithashtu rezultat negativ, pasi ky pushtues me këtë
ndarje dhe me mbjelljen e simboleve të tij ideologjiko-politike e fetare e
dëboi popullin apo kombin tonë nga atdheu apo shtëpitë e tyre origjinale e të
paraardhësve ilirë, i shpërndau ata jashtë trojeve të veta duke i lënë vetëm
ata që iu nënshtruan dhe u bënë renegatë, vezirë e servilë të sulltanit dhe
politikave të tij ideologjike perandorake e fetare islame.
Kështu,
duke parë këtë, pushtuesi osman i përdori një pjesë të popullit shqiptar si në
Kosovë ashtu edhe në trojet tjera për të shtypur vëllezërit e tyre
dardan-arbërorë të besimit të krishterë që nuk i takonin ideologjisë fetare
islame, duke i nxitur dhe acaruar njëri-tjetrin në konflikte reciprokisht
shkatërruese, sepse ky pushtues e kishte mësuar dhe gjetur mënyrën më të lehtë
për të shkatërruar forcën e kombit tonë, unitetin e vëllazërisë së gjakut
arbëror, që i mbante ata të lidhur ngushtë, ashtu që më pas të mund ta
shkatërronte jo vetëm idenë e lirisë e pavarësisë, por edhe gjithë popullin
arbëror dhe të ardhmen e tij e të brezave, pra për të mos lënë asnjë gjurmë e
fryte për të ardhmen.
Kështu,
për shembull, nuk ishte aspak vetëm sistemi feudal apo i principatave që pengoi
popullin arbëror në zhvillimin natyror dhe zhvillimin e mëtejshëm të kanuneve
(kushtetutave) të tyre origjinale të lira rajonale dhe i çoi ata në shpërbërjen
e unitetit të tyre të plotë, atë unitet që e kishte vendosur kryeheroi ynë
arbëror Gjergj Kastrioti më 2 mars 1444 në Kuvendin e Lezhës. Përkundrazi,
zhvillimi i tyre i lirë kulturor, arsimor apo edukativ dhe politik u pengua dhe
u ndërpre shumë më tepër nga pushtimi e sundimi i gjatë osman dhe nga imponimi
i gjuhës osmane dhe ligjeve të saj perandorake që buronin nga ligjet e
ideologjisë së saj fetare islame, e që për ne si popull i lashtë arbëror
europian ishin ligje të huaja ideologjike, fetare, zakonore e kulturore etj.
Duhet
ditur se që nga ditët e saj të para, pushtuesi osman mbolli një farë fatale të
cilën, për rrënimin e popullit tonë arbëror, ajo nuk ishte në gjendje ta
zhdukte jo vetëm farën apo gjakun dardan-arbëror, as gjuhën e as frymën e
idealin e lirisë dhe pavarësisë, e as atë të besimit në Zot që flet në gjuhën
arbërore e jo të huaj. Kjo tregon se kjo perandori pushtuese e përdori tërë
sistemin e saj politik, ushtarak e fetar kundër popullit tonë arbëror. Maksima
e turpshme e pushtuesit osman në privimin e popullit arbëror, popullit të
Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), nga një pjesë e zotërimeve të tij më të
vlefshme, domethënë një pjesë e madhe e tokave apo trojeve arbërore, joshi jo
vetëm armiqtë, kundërshtarët, por edhe renegatët e vezirët që dolën nga vetë
këto troje, saqë i futi dardano-arbërorët me këtë ideologji politike e fetare
në konflikt të përhershëm, që edhe sot po vuan kombi ynë nga pasojat e këtij
pushtimi të gjatë osman dhe renegatizmit, ballabanizmit dhe haxhiqamilizmit.
Pushtuesi
osman, me mbjelljen e ideologjisë fetare islame dhe simboleve si xhamitë,
hamamet dhe simbolet e tjera të saj, donte një marrëdhënie tejet të
panatyrshme, që në një të ardhme të caktuar ajo do të kishte sërish se ku t’i
lidhte interesat e saj politiko-fetare, sikurse po shihet sot me restaurimin e
xhamive në Kosovë, si dhe ndërtimin e xhamive të shumta që tregojnë qartë këtë
strategji ideologjike politiko-fetare të saj, por e gjithë kjo po bëhet me
miratimin e pushtetarëve apo qeverisë së Kosovës dhe të renegatëve të saj, gjë
që është një fatkeqësi dhe tradhti kombëtare.
Sepse
restaurimi i simboleve të një pushtuesi, e në këtë rast të pushtuesit osman që
derdhi gjak të pafajshëm arbëror, që na mbolli një ideologji fetare me dhunë
dhe me pozita vezirësh, renegatësh, ballabanësh e haxhiqamilësh, ishte
shkaktare e ndarjes së popullit tonë nga familja europiane, si dhe e ndarjes së
trojeve tona në vilajete e më pas në ndarje për interesa të saj kur i erdhi
dita e fundit e shembjes së kësaj perandorie pushtuese.
Por,
sikurse shihet, ishte pikërisht kjo perandori së bashku me renegatët dhe
vezirët e saj, si dhe mbjellja e ideologjisë fetare islame dhe simboleve të saj
si xhamitë e simbolet e tjera, që shkatërruan lidhjen apo urën shpirtërore e
fizike të popullit tonë dardan-arbëror me familjen europiane.

Është
poshtërim, tradhti kombëtare dhe shkelje e gjakut të pafajshëm dardano-arbëror
që u derdh nga shpata e pushtuesit osman dhe ideologjisë së saj fetare kur sheh
se si qeveria apo institucionet vrapojnë pas restaurimit të xhamive të
pushtuesit osman dhe harrojnë ringjalljen apo restaurimin e objekteve apo
simboleve të lashta të iliro-arbërorëve, që sot toka dardane është e pasur me
gjurmë të tilla të identitetit tonë ilir-dardan e arbëror europian. Po ashtu
është poshtërim dhe turp të lejosh që të bëhen parada me veshje osmane në
trojet dardane-arbërore, kur dihet se ato parada me veshje simbolike ushtarësh
e simbolesh osmane përkujtojnë pushtimin dhe sundimin në trojet tona, si dhe
gjakun e derdhur të dardano-arbërorëve të pafajshëm; a nuk është kjo shkelje e
atij gjaku dhe mohim apo harresë e gjithë asaj që ka ndodhur nga dora e këtij
pushtuesi në Dardano-Arbërinë e shumëvuajtur të Gjergj Kastriotit?
Po
të kishte pushtetarë me identitet dardan-arbëror europian, do t’i njihnin
rrënjët e tyre kombëtare dhe nuk do t’i linin ato të harruara dhe pa
përkujdesje shtetërore institucionale. Kështu që pushtetarët dhe institucionet
përkatëse të Kosovës do të duhet të bëjnë më shumë për zhvillimin ekonomik e
mirëqenien e popullit, si dhe në ringjalljen dhe restaurimin e objekteve apo
simboleve të lashta të popullit iliro-arbëror, të cilat janë simbole të vërteta
të historisë së kombit tonë dhe jo restaurimin e simboleve apo objekteve fetare
të pushtuesve cilido qoftë ai.
Vështirë
se ka ndonjë popull në botë që e ruan identitetin e vet kombëtar dhe mbështetet
në historinë e vërtetë të tij që të arrijë në këtë pikë të poshtërimit e
tradhtisë kombëtare duke restauruar objekte të pushtuesve.
Populli
ynë dardan-arbëror ishte i lirë, por u robërua nga pushtuesi osman dhe sërish
ishte i lirë dhe i pavarur më 28 nëntor 1443, në epokën e artë të udhëheqjes së
kryeheroit Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), deri në vdekjen e tij më 17 janar
1467, dhe pas vdekjes sërish u pushtua e robërua. Shqipëria u bë e lirë dhe e
pavarur më 1912 me ndihmën e Austro-Hungarisë dhe Italisë, dhe Kosova më 1999
dhe 2008 me ndihmën e SHBA-së, NATO/KFOR dhe vendeve mike europiane, por tani
pas gjithë kësaj kemi një rënie në robëri shpirtërore, ngase rënia në ideologji
fetare të një pushtuesi do të thotë rënie në robëri dhe kjo robëri nuk është më
vetëm nga brenda mendjes e shpirtit, por edhe në sipërfaqe duke parë se si
restaurohen objektet e pushtuesve dhe mohohet figura e Gjergj Kastriotit
(Skënderbeut), mohohen rrënjët dhe identiteti kombëtar arbëror europian si dhe
çdo gjë që është kontribut i paraardhësve iliro-arbërorë.
Ne
jemi popull europian dhe bota na njeh nga historia jonë dhe nga figurat e
pavdekshme të kombit tonë si Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), Nënë Tereza dhe
humanistë të tjerë arbërorë. Edhe sot, rrënjët e pemës sonë kombëtare janë të
shëndetshme, por bimët parazitare, renegatiste, haxhiqamiliste e ballabaniste i
kanë kapur degët e saj dhe duan të dëmtojnë rrënjët tona.
Të
ngresh të huajën në kurriz të popullit tënd është tradhti dhe mohim. Populli
ynë duhet të jetë i drejtë me veten dhe të mos e nënvlerësojë vlerën dhe
dinjitetin e tij. Kush është i vetëdijshëm për nderin dhe meritat e atdheut të
tij nuk do të kryejë lehtësisht një akt të ulët për ta zvogëluar këtë lavdi.
Populli
ynë duhet të jetë i drejtë me veten dhe çdo dardan-arbëror duhet ta praktikojë
këtë drejtësi. Ji i drejtë me popullin tënd dhe mos e nënvlerëso vlerën dhe
dinjitetin e tij. Sepse ne mund t’i respektojmë dhe t’i duam vërtet vetëm ata,
avantazhet e të cilëve ndaj të tjerëve janë të qarta për ne. Kushdo që është i
vetëdijshëm për nderin dhe meritat e shumta të atdheut të tij, dhe meqë vetë
gëzon lavdinë e tij si bashkëqytetar, nuk do të kryejë lehtësisht një akt të
ulët për ta zvogëluar këtë lavdi. Megjithatë, ka shumë tek ne në Kosovë e kudo
në trojet tona që janë, si të thuash, të verbër ndaj të mirës që u qëndron para
syve të tyre dhe zotërojnë vetëm aftësinë e trishtueshme të së keqes dhe të
mohimit të vetes, figurave kombëtare dhe rrënjëve historike të kombit tonë
iliro-arbëror europian.






