Giovanni Armillotta: Kryeziu, Lushta, Boriçi e Llambi
Kryeziu, Lushta, Boriçi e Llambi
Nga Giovanni Armillotta
![]() |
| Riza Lushta |
Naim Kryeziu (1918), lindur në Gjakovë, sulmues; i ardhur nga Sportklub Tirana; Kampion i Shqipërisë në vitin 1939; fitues i Kupës së Shqipërisë 1938-39. Debutimi në Serien A më 10/03/1940: Roma-Bari 4-2 (java XXII, në skuadrën e Barit luante Lushta: ishte i pari "derby" shqiptar; Lushta shënon për Barin golin e barazimit 1-1 që ishte edhe goli i tij i parë)
![]() |
| Naim Kryeziu |
Sllave Llambi (1919-85), lindur në Tiranë, i lirë; vjen nga Sportklub Tirana; Kampion i Shqipërisë: me Tiranën në vitet 1937 dhe 1939; me Partizanin në vitet 1948 dhe 1949; Fitues i Kupës së Shqipërisë me Partizanin në vitet 1948 dhe 1949; fitues i Kampionatit VIII Ballkanik në vitin 1946. Debutimi në Kupën e Italisë Serie A/B më 13/09/1942: Fanfulla-Savona 6-1 (Turni I)

Sllave Llambi
Loro Boriçi (1922-84), lindur në Shkodër, qendërfushor; i ardhur nga Vllaznia Shkodër; Kampion i Shqipërisë: me Vllazninë në vitet 1940 dhe 1945; me Partizanin në vitet 1948 dhe 1949; Fitues i Kupës së Shqipërisë me Partizanin në vitet 1948 dhe 1949; fitues i Kampionatit VIII Ballkanik në vitin 1946 (kapiten).
Rasti i çuditshëm" i Sllave Llambit
![]() |
| Loro Boriçi |
Kur u kthye në atdhe, Llambi ka qenë një nga protagonistët e Kombëtares në Kampionatin e Ballkanit 1946. Pas tre vjetësh ka qenë, ndoshta, i pari lojtartrajner i një kombëtareje në botë; Shqipëria në Bukuresht (1-1), Varshavë (1-2) dhe Sofje (0-0).
Së fundi, në kujtim të përgatitjes së tij atletike të shumanshme dua të përmend edhe faktin që ai ka zënë vendin e gjashtë në Kërcimin së larti, me rekordin kombëtar 1,75 m në Kampionatet Ballkanike të Atletikës së Lehtë të viti 1938 në Beograd. Pas këtyre kampionëve, u desh të kalonin mëse 50 vjet që në Serie A të të vinin dy shqiptarë të tjerë: Erjon Bogdani dhe Igli Tare.
PËRFAQËSUESJA SHQIPTARE KA EKZISTUAR PARA THEMELIMIT TË FEDERATËS KOMBËTARE TË FUTBOLLIT?
Revista "Corriere dello Sport-Stadio" e sotme lind si një e përtremuajshme më 20 tetor 1924 në Bolonjë, nismë e një grupi të apasionuarish të kryesuar nga Leonardo Arpinati, figurë e fashizmit bolonjez, dhe nga Alberto Madel, aviator së bashku me D'Annunzion në sulmin ajror mbi Vjenë, e më parë qendërsulmuesi Interit. Në vitin 1927 shndërrohet në "Il Littoriale", dhe transferon selinë në Romë. Më 9 qershor 1944, thuajse një vit nga rënia e regjimit fashist, revista riquhet "Corriere dello sport" dhe në vitin 1977 bashkohet me bolonjezen "Stadio". Gjatë kërkimeve të mia mbi futbollin shqiptar, kam gjetur një artikull të shkurtër në "Il Littorale" të 11 tetorit 1929, që është me vlerë historike për dy arsye të ndryshme. Ai dëshmon, me kronikën e ndeshjes Rumani-Jugosllavi 2-1 të 6 tetorit të atij viti, hapjen e edicionit të parë Kampionateve Ballkanike të kombëtareve. Çështja më e rëndësishme, dhe që ende nuk përcillet nga statistikat vjetore, është fakti që edhe Shqipëria ishte e regjistruar, edhe pse nuk mori pjesë në Kampionat: tërheqja e një kombëtareje nga një turne ndërkombëtar nuk është ndonjë lajm edhe aq i bujshëm. Por vlera e jashtëzakonshme e zbulimit qëndron në faktin që Shqipëria, të paktën formalisht, kishte një skuadër Kombëtare në letër, akoma më herët se të formohej edhe vetë "Federata Shqiptare e Futbollit". Siç dihet nga të gjithë, data e krijimit të FShF është 6 qershori 1930, dhe regjistrimi i saj në FIFA është bërë në Kongresin e Stokholmës 12-16 qershor 1932; ndërsa UEFA u krijua në vitin 1954 dhe Shqipëria ka qenë një nga anëtarët themelues të saj. g.a.
![]() |
| Torino, June 28th, 1942: Juventus Torino-Milan 4-1; ndeshja e kthimit e finales se kupes se Italise; ne kete ndeshje Riza Lushta shenoi 3 gola; Riza Lushta eshte i pari lart - djathtas |
![]() |
| Riza Lushta - Statistika |
![]() |
| Naim Kryeziu - Statistika |
![]() |
| Sllave Llambi - Statistika |
![]() |
| Loro Borici - Statistika |
Lajme të tjera
-
Luan Kalana: Panajot Pano - Legjenda e Futbollit (15.05.2016, 07:48 AM)
-
Neki Lulaj: Ndërroi jetë ish-futbollisti Zamir Shpuza (13.01.2014, 10:11 PM)
-
Paulin Ndoja, legjenda e portës së Vllaznisë, që vuajti pasojat e biografisë “së keqe” për Partinë (18.09.2011, 04:58 PM)
-
Del Piero, arti në fushë (11.04.2011, 07:36 PM)
-
Del Piero 178 gola, sa miti Boniperti! (18.10.2010, 09:22 PM)
-
Rudi Vata, historia e kapitenit më jetëgjatë të kombëtares së Shqipërisë (29.12.2009, 07:12 PM)
-
Besnik Dizdari: 85 vjet sport kombëtar: Shuk Radoja, Rrok Radoja, Luigj Radoja, Renato Radoja, Terezina Radoja! (04.11.2009, 07:50 PM)
-
Gjeniu i sportit Marçelo Lipi (24.09.2009, 11:31 AM)
-
Shevki Sh. Voca: Riza Sh. Lushta, njeriu për të cilin meritohet të shkruhet më shumë (31.08.2009, 07:53 PM)
-
Del Piero: Juventus, tani duhet të fitosh (21.08.2009, 03:08 PM)

















