Florim Zeqa: Fundi i bukur i iluzioneve në LDK!
Fundi i bukur i iluzioneve në LDK!

Ditë më parë nje mik i imi i
respektuar, LDK-ist i përbetuar ndër të tjera me tha këto fjalë: "Pajtohem
me të gjitha kritikat me vend që i bëni për Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin,
por nuk pajtohem me kritikat për LDK-në"!
Me standarde të dyfishta i larguan
veprimtarët
Në këtë situatë njeriu normal bie në
hall, kurse analisti sado i njeanshëm të jetë në aspektin partiak, e ka të
vështirë që t'i thurë lëvdata një subjekti që i mban në krye të saj dy
personalitete karrieriste, aq të papërgjegjshme dhe të dëmshme për të ardhmen e
partisë dhe vendit në veçanti.
Nuk
ka si të jetë ndryshe, kur strukturat e partisë janë të kapura dhe uzurpuara
nga parashutistët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave!
Në
LDK më lehtë hyjnë në listën për deputet militantët e katapultuar nga partitë e
tjera sesa veprimtarët e orëve të para dhe themeltarët e dëshmuar ndër vite dhe
dekada përgjatë rezistencës paqesore dhe luftarake për lirinë e Kosovës!
Po
nisem nga shëmbulli im personal, Unë si aktivist dhe veprimtar i orëve të para
i LDK-së Rugoviane, nuk munda që t'i hapë dyertë e hekurta për të hyrë në
listën për deputet, kurse militantja e një partie rivale ua zbuti zemrën
drejtuesve të Degës së LDK-së në Klinë dhe hyri në listën për deputete!
Kurse
Florim Zeqës si aktivist dhe veprimtarë i dëshmuar i vendosën barriera të
pakapërcyeshme "statutare" të mbështjellura me hipokrizi dhe tradhëti
njëkohësisht!
Këto
standarde të dyfishta i aplikojnë vetëm uzurpatorët dhe shpirtëzinjët që nuk ia
duan të mirën LDK-së dhe as Kosovës në përgjithësi!
Anashkalimi
i aktivistëve dhe veprimtarëve, themeltarëve dhe atdhetarëve nuk është risi në
LDK!
Të
njëjtin fat e kanë pasur edhe shumë veprimtarë të zellshëm dhe besnik të
filozofisë politike rugoviane, të cilët janë larguar me zemër të thyer nga
LDK-ja!
Megjitahtë,
ndjehem krenar për veprimtarinë time 37 vjeçare në LDK, i privilegjaur që
punova me zellë dhe përkushtim në epokën e lavdishme dhe krenare të LDK-së
Rugoviane, por thellësisht i penduar që i ndihmova të pamerituarit,
karrieristët dhe lakmitarët e pushtetit, të cilët, edhe përkundër humbjeve
serike dhe të njëpasnjëshme që nga zgjedhjet e vitit 2007 e deri më sot nuk po
iu hapin rrugë ndryshimeve në LDK.
I
pakënaqur me këto zhvillime, më 30.07.2026 e bëra publike pushimin e
aktivitetit tim politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës përmes shkrimit
"Lamtumirë Rugovë, lamtumirë LDK!"
Lavdi LDK-së Rugoviane (23 dhjetor
1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e
tij, zhdukur nga faqja e dheut nga Lumir Abdixhiku dhe klanorët e tjerë më 30
korrik 2026!
Më 30 korrik 2026 delegatët/tet më
votën (shpirtin) e tyre të shitur e varrosën përfundimisht frymën Rugoviane në
këtë subjekt emblematik të historisë së lavdishme 17 vjeqare të shqiptarëve të
Kosovës!
Të
tillët, përjetësisht do të mbetën faqe e zezë e historisë së Kosovës dhe e
LDK-së në veçanti!
Kot
paskemi humbur kohë për 20 vite rresht duke shpresuar, pasi nuk ka mbetur më
frymë rugoviane në LDK!
"Janë
këto fjalë të idhëta, por të vërteta...", kishte thënë rapsodi popullor
pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, por akoma më të idhëta dhe
më të rënda mu duken fjalët, kur i thashë Lamtumirë Rugovës, lamtumirë LDK-së!
LDK-ja
rugoviane dhe Rugova për shqiptarët mbetën dy simbole të shenjta të historisë
së lavdishme kombëtare, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në
kujtesën historike të brezave.
Deri
me 30 korrik të këtij viti jam angazhuar me tërë qenjën fizike dhe shpirtërore
për shpëtuar atë pak frymë rugoviane që kishte mbetur në këtë parti, por kot,
ngase varrëmihësit e saj ishin të shumtë dhe të fuqishëm kundrejt mbrojtësve të
pakt dhe të pafuqishëm të kësaj fryme në LDK!
Uzurpatorët,
puçistët, zvarranikët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do
ta bartin targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës
rugoviane! Brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një
trashëgime me vlerë kombëtare.
Nga tani e tutje mund të vazhdoni t'i
shkërdheni sërish tri shkronjat "LDK", por jo edhe mundin tim si
gazetarë dhe analist në shërbimin e juaj!
Të gjithë simpatizantëve dhe
mbështetësve besnik: "Faleminderit për respektin dhe mbështetjen e
sinqertë që e treguat dhe e tregoni në vijimësi ndaj meje. Gjthmonë do t'iu
mbajë në zemër si shpirta të dashur dhe të lirë, besnik dhe atdhetarë, por
njëkohësisht do të mbetëm i mangët dhe i lënduar që nuk jam më në mesin tuaj!
Shpallja
e kandidaturës time dy vite më parë për deputet dhe e kandidaturës time për
kryetar nga fillimjanari i këtij viti ishte përpjekja ime e fundit për ta
shpëtuar LDK-në, ishte qëllimi im fisnik për ta nxjerrur LDK-në nga kthetrat e
uzurpatorëve dhe klanorëve morbid!
Nga
tani e tutje mbetëm vetëm ushtarë besnik i atdheut dhe gardian i interesave të
bashkatdhetarëve (mërgimtarëve) kudo që ndodhen ata, në Kosovë apo në vendet
evro-perëndimore!
Sa
herë që më kërkojnë bashkombasit në Kosovë apo në mërgatën tonë, si çdo herë do
të jemë në shërbimin e tyre, por jo edhe të strukturave partiake!
Në
vijimësi do t'i mbajë në thumb të shënjestrës të gjithë ata që e devijojnë
rrugën e pastër kombëtare!
Krahas
kritikave dhe sugjerimeve për politikbërësit kosovarë, si çdo herë dhe në çdo
shkrim autorial do të ofrojë zgjidhje dhe alternativa të reja në shërbim të
vendit dhe qytetarëve.
Përmbledhje e shkurtër e veprimtarisë
37 vjeçare në LDK
Si ish aktivist dhe veprimtarë 37
vjeçar i LDK-së, me modesti po e shpalosi një pjesë të shkurtër të veprimtarisë
time:
-Isha
nënkryetarë i Forumit Rinor të LDK-së Dega në Klinë (1991-1992).
Pas
kalimit në emigracion, për disa vite rresht u bëra pjesë aktive e 3 %-shit dhe
pjesëmarrës i Fondit të Qeverisë në ekzil (prej 1 mijë DM për ne mërgimtarët në
Itali).
-Në
janar të vitit 2015, në 9 vjetorin e shkuarjes në amshim, e organizova
Akademinë e Parë Përkujtimore (të vetme) për presidentin Ibrahim Rugova në
Itali.
-Para
dhe pas organizimit të kësaj akademie bëra përpjekje për themelimin e Degës së
LDK-së në Itali, por u sabotova nga grupet e interesit që thirreshin në LDK,
kurse në anën tjetër ua bënin argatin partive rivale për interesa personale!
-Në
shtator të vitit 2024 asistova dhe kontribuova në themelimin e tri prej katër
Nëndegëve të LDK-së në pjesën veriore të Italisë!
-Nga
më tepër se 3 mijë shkrime autore, gjysma prej tyre janë në funksion të rritës
dhe forcimit të LDK-së.
-Nga
11 libra të botuar, 4 prej tyre janë ekskluzivisht për LDK-në.
-E
shpreha gatishmërinë time që të jemë kandidat për deputet dhe për kryetar të
LDK-së!
Ky
nuk është fundi i veprimtarisë time, por fundi i bukur i iluzioneve në LDK!
Florim Zeqa, gazetar dhe analist i pavarur politik!
Orsago
(Itali), 23.08.2026


