Asllan Dibrani – Luani: Nata kur Haga ma vodhi gjumin
Nata kur Haga ma vodhi gjumin

Mbrëmë
s’më zuri gjumi,
nata
rrinte zgjuar me mua,
ora
ecte ngadalë
si
këmbë gardiani në korridoret e burgut,
dhe
unë prisja mëngjesin
me
një gur në kraharor.
Prisja
një fjalë nga Haga,
por
Haga kishte përgatitur skenën,
dritat,
togën, dosjet
dhe
çekanin e ftohtë.
Katër
burra përballë,
pas
tyre një histori,
pas
historisë një popull,
pas
popullit varre,
fshatra
të djegura,
kolona
refugjatësh
dhe
një emër që s’mund të fshihet:
UÇK.
Por
në skenën e drejtësisë
u
numëruan dyshekë,
u
matën dhoma,
u
përmendën rroba,
u
peshuan ndalime,
u
renditën goditje.
Dhe
unë pyeta me ironi:
A
mos duhej UÇK-ja
të
hapte hotel në male?
Me
recepsion?
Me
çarçafë të bardhë?
Me
menu mëngjesi?
Me
zile pranë shtratit
për
ata që dyshoheshin
si
dorë e zgjatur e pushtuesit?
Ah,
drejtësi,
kur
humb masën,
edhe
toga të bëhet kostum cirku.
Kur
harron luftën,
edhe
çekani tingëllon
si
lodër mbi tavolinë.
Unë
burgun e njoh.
Jo
nga librat.
Jo
nga filmat.
Jo
nga raportet.
E
kam prekur murin e tij
me
duart e mia.
Kam
fjetur mbi beton,
kam
numëruar dimrat
përmes
dritares së dëmtuar,
kam
njohur të ftohtin,
izolimin,
goditjen,
heshtjen.
Na
quanin
kundërrevolucionarë,
irredentistë,
separatistë,
terroristë.
E
ne kërkonim
të
merrnim frymë
si
shqiptarë.
Atëherë
askush nuk pyeste:
“A
e pati dyshekun e mirë?”
“A
kishte rroba?”
“A
i hyri bora në qeli?”
Atëherë
drejtësia ndërkombëtare
kishte
veshë të lodhur
dhe
sy të mbyllur.
Sot,
befas,
dysheku
u bë filozofi,
qelia
u bë doktrinë,
dhe
lufta u fut
në
një dosje me numër.
O
ironi e hidhur!
Serbia
mbushte raftet me dosje,
ne
mbushnim sheshet me flamuj.
Ata
shkruanin raporte,
ne
thoshim:
“Bota
e di.”
Ata
përkthenin akuza,
ne
përkthenim shpresën.
Ata
punonin me vite,
ne
zgjoheshim
kur
binte çekani.
Dhe
pastaj pyesnim:
“Si
ndodhi?”
Kështu
ndodh
kur
historia mbetet pa avokat.
Por
mos kujtoni
se
një vendim
e
mbyll historinë.
Nuk
burgoset Prekazi.
Nuk
burgoset Reçaku.
Nuk
prangosen kolonat e refugjatëve.
Nuk
mbyllen në qeli
varret
e të rënëve.
Nuk
futet në dosje
britma
e një nëne.
Nuk
dënohet
kujtesa
e një populli.
Dhe
UÇK-ja
nuk
nxirret nga historia
me
gomë gjykatësi.
Ajo
është aty.
Në
dhe.
Në
gjak.
Në
kujtesë.
Në
plagë.
Në
lirinë që sot
dikush
e merr si të mirëqenë.
Katër
emra sot në Hagë,
por
pas tyre rri një epokë.
Thaçi.
Veseli.
Krasniqi.
Selimi.
Katër
burra.
Por
pas tyre
një
mal me kujtime.
Një
popull i tërë
që
ende pyet:
A
ishte kjo drejtësi,
apo
një skenë
ku
historia u detyrua
të
luante rolin e të akuzuarit?
Mbrëmë
s’më zuri gjumi.
Sonte
ndoshta prapë jo.
Prandaj
po i vargëzoj këto fjalë,
jo
për të dënuar një gjyqtar,
por
për të çliruar shpirtin tim
nga
mllefi,
nga
dhembja,
nga
ndjenja e padrejtësisë.
Se
njeriu kur s’mund ta thyejë murin,
shkruan
mbi të.
Kur
s’mund ta ndalë çekanin,
i
përgjigjet me varg.
Kur
s’mund ta kthejë natën pas,
e
kthen dhimbjen në poezi.
Dhe
po e mbyll kështu:
Gjykoni
individin,
nëse
prova flet.
Por
mos gjykoni historinë
me
sy të lidhur.
Mos
e matni një luftë
me
dyshek.
Mos
e matni lirinë
me
dosje.
Mos
e matni një popull
me
katër karrige në Hagë.
Sepse
drejtësia pa kujtesë
është
vetëm gjysmë drejtësi.
E
historia pa UÇK-në
është
libër
me
faqen kryesore të grisur.
Asllan Dibrani – Luani
17 shtator 2026


