Agim Gashi: Çamëri moj Çamëri
Agim Gashi
Çamëri moj Çamëri
Çamëri moj Çamëri
Pse të ndihet vaji Ty?
Pse të ndihet vaji e gjama,
-Ah jetime më ka lanë nana!
Çamëri moj Çamëri
Unë kosovari qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Ato plagë që t´lan´ të mekun
Spo sherohen as me shekuj!
Çamëri moj Çamëri
Unë mërgimtari qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Djel e vasha t´shkaperderdhun
Gjithsekund në këtë dynja.
Çamëri moj Çamëri
Jo përqamja stë vyen Ty!
Çamëri moj Çamëri
Seç ma prish shëndetin ti,
Ju shof pak edhe t´përqarë
Zemër shkreta m´bahet varrë.
Çamëri moj Çamëri
Kosovari unë qaj për Ty!
Çamëri moj Çamëri
Mblidhi pleq e mblidhi t´ri,
Leni t´keqe e leni mni
Lidhni besë edhe miqësi,
Çamëri moj Çamëri
Mërgimtari qan për Ty!
Ka ardhë koha me u bashku
Njeni tjetrin me nderu,
Të gjtha forcat ti bashkoni
Lirinë n´daqit Ju ta gzoni!
Çamëri moj Çamëri
Nanë Shqipnija të merr në gji!
Çamëri moj tokë shqiptari
T´lidhim besë na e la i pari
Pa u bashku edhe Ti,
Kurr Shqipnija sbahet Shqipni!
Çamëri moj Çamëri
Kosovasi unë qaj për Ty!
Lajme të tjera
-
Agim Gashi - Thrret Prishtina Tiranë moj motër (07.01.2022, 09:18 PM)
-
'Detyrat' e fëmijëve gjatë verës, flet Entela Binjaku (13.08.2018, 06:44 PM)
-
Në Tempull nga Anisa Ymeri: Spaçi, 45 vjet nga revolta (23.07.2018, 07:05 PM)
-
Eduaktiv - Entela Binjaku (25.06.2018, 08:00 PM)
-
Vizioni i pasdites: Kur të dy janë mësues (12.03.2018, 07:00 PM)
-
Tahir Shabani në Linja Shqip (16.10.2017, 06:09 PM)
-
Agim Gashi: Elegji për President Rugovën (23.07.2017, 02:15 PM)
-
Agim Gashi: 7 Shtator në Kaçanik (20.07.2017, 08:31 PM)
-
Agim Gashi: Këngë për Shukrije Obertincen (20.07.2017, 08:30 PM)
-
Gjurmë Shqiptare: Prijësi i Kuvendit të Dheut (09.07.2017, 11:50 AM)









