Albert Vataj: I'a behu ëmbëlak ky shi...
I'a behu ëmbëlak ky shi, dhe... e lagu, e lau, e ndërkalli dhe e bekoi këtë çast

Dhe
erdhi më hapa shiu kjo vjeshtë, me pikëllimin e strehëve e fytyrat melankolike
që fshihen pas xhamave ku qielli qan.
Erdhi
për të pikturuar tablonë e ëndjeve të shpirtit tim dhe harbuar ëndrrat dhe
zemrat e atyre që duhen dhe s’druhen.
Erdhi
për të dëgjuar mes fjalëve të pathëna dhe heshtjes, zërin e pëshpërimave që
vajtojnë nën shelgje, për të parë dhe për t’u mrekulluar nga hiri që hyjshëm
pahet në tablonë e këtij përjetimi.
Erdhi
ky shi kaq papritur, dhe i zuri ata të përcëlluar nga etja dhe epshi, dhe i
mbuloi me rrëbesh si me një mantel drite.
I'a
behu ëmbëlak ky shi, dhe... e lagu, e lau, e ndërkalli dhe e bekoi këtë çast.
Nën
këtë qiell që zbrazet, ata puthen, dhe s’reshtin, duke i treguar këtij
pikëllimi të natyrës, çastin e gëzimit të këtij përjetimi.
Ata
nuk duan t’ia dinë për sytë që i shohin dhe shiun që i lag, sepse ata duhen
çmendurisht dhe çmenduria... çmenduri, seç ka diçka të ngjashme me shiun.
Ai,
shiu, vetëm sa u ndez më keq etjen që puthjet dot nuk e shuajnë.
Ai
ua mbush me qiell çdo pore dhe çdo thirrje mishi i’a kthen qiellit përmes
thirrjes së reve që pikojnë dhe e shndërrojnë këtë çast në një statujë shiu, në
një kryeveprën që ende nuk e ka gdhenduar asnjë skulptor, në një poezi që vetëm
ato buzë mund ta këndojnë.
Keni
provuar të putheni në shi?
Nëse
jo, mos e bëni, do të lageni, do të ftoheni, ndoshta edhe do të pendoheni.
Sepase
duhet ta kishit bërë atëherë, që nuk do të donit t’ia dinit për shiun që bie
dhe sytë që ju shohin.



