Xhevahir Cirongu: Zbulohen dokumentet e panjohura për patriotin Xhelal Staravecka

2h më parë

Zbulohen dokumentet e panjohura për patriotin Xhelal Staravecka

Refleksion nga Xhevahir Cirongu

Duke udhëtuar përgjatë shekullit XX-të që lam pas, vetiu të shfaqet para syve ai burrë që kurrë nuk u mposht nëpër rrjedhat  historike që ka kaluar shqipëria jonë heroike. Pikërisht, ishin djem e vajza shqiptare brenda e jashtë atdheut në mërgim, pavarsisht se punonin e studionin në vende të ndryshme në evropë, apo edhe gjetkë, ata me zemër, mendje e sytë i kishin te Atdheu.Një nga ata ishte edhe biri i skraparit, Xhelal Staravecka (Bala), i cili fillimisht,në verën e vitit 1935,braktisi akademinë ushtarake të Modenës (itali) për t’u bashkuar lëvizjes revulucionare antizogiste dhe thirrjes së  Riza Cerovës.

Me vizionin e tij largpamës,por edhe me zemrën që pulsonte me fatet jetike të atdheut,. Xhelali do të bëhet  i luftës antifashiste, jo vetëm në Skrapar e Mallakastër duke krijuar çeta partizane, por edhe si drejtues ushtarak i luftës në rang batalioni e brigade partizane (Batalioni ‘’Riza Cerova’’, zëvëndës komandant i Brigadës së Parë Sulmuese) duke çliruar fshatra e qytete, krahina të tëra në qarkun e Beratit, Korëçës  e deri në Sauk të Tiranës, edhe si protoganis në krah të mbrojtjes së lirisë e të fateve të jetike të Atdheut.Guximi i këtij njeriu të fton sot për ti hedhur sytë e mendjen drejt atij ‘’Mali’’ të ngarkesave elektrike të rrufeshme të kohës, ku punoi e luftoi pa iu trembur syri atdhetarit  Xhelal Starevecka. Të udhëtosh e të prekësh jetën e veprimtarinë e Xh. Staraveckës, me padyshim, duhej edhe një studim historiografik, sepse dritëhijet historike nuk kanë thënë ashtu si duhet të ishin, sepse ngjyrimet politike e rrethana të tjera, e kanë kaluar nën hije kontributin e tij patriotik vetëm pse doli kundër partisë që udhëhiqte luftën e asaj kohe. Por, vjen një ditë e vlerat e gjithë se cilit, këto të mira apo të dobta, marrin udhën e vetë e flasin me fakte bindse, sa deri aty edhe të befasojnë!

Duke u referuar librit  me titulin:’’Xhelal Staravecka në gjyqin e historisë (1912-1944) , një biografi e dëshmi të tjera,…lexuesi ynë do befasohet kur ta lexojë me vëmendje,sepse autori librit Naim Zoto, i ka qëndruar  besnik  fakteve e dekumentave të arkivave, si rrjedhojë e tyre e fakteve të tjera shkrimore, nxjerrin në pah vlerat e vërteta historike të  Xhelal Staraveckës e bashkëluftëtarëve që udhëhoqi.Libri ka 500 faqe, i shoqëruar me 144 dokumenta, dhe ka 16 kapituj. Por shoqërohet edhe me foto të kohës. Autori librit Naim Zoto, na ka afruar e rrëfyer me një kohë të largët në këtë shekull të ‘’21-të, sepse historia e gjurmët që kanë lënë njerzit e thjeshtë e deri protagonistë patriotë, me veprimtarinë e tyre kanë shkruar histori Libri nuk është thjesht një monografi historike, por një ‘’Përmendore’’ e gjallë e shkruar për një komandant partizan, Xhelal Staraveckën, por për gjithë ata që kontribuan për kombin shqiptar.  Për këtë duhet vlerësuar e përgëzuar autori librit sepse është një punë voluminoze, e lodhshme, po edhe krenari vlerash historike.

Durrës, 20 Korrik 2026


Ballore e kopertinës së librit