Xhevahir Cirongu: Melodi që s’do shuhet kurrë

2h më parë

Xhevahir Cirongu

Melodi që s’do shuhet kurrë

Motivet e jetës ikin diku në qiell te retë

Dhe pas tyre ngjyrat e luleve të pranverës,

Me veten marrin edhe tingujt e një kënge

Në krahët e zogjve shtegtarë lirinë e shkruanë.

Si pa dashur edhe unë ecja pas tyre si valë

Rrezet e diellit u ulën mbi supe në përqafim,

Pse ti o det qave atë çast me lot në sytë e mi

E dhimbja plagë sërish çeli lule në supin tim.

Nuk di të them fjalë ashtu kot pa kuptim

Dhe lulen e jetës gërshet e lash në qiell,

Meloditë kurorë kënge puthen me retë

Në këtë çast pulbardhat lundronin mbi det.

Po ti o melodi jete e jetës time ku je tani

Hap krahët  si ngjyra ylberi në horizont,

Dhe tinguj kënge mbill në gjoksin tim

E nesrmja shkruar melodi te vargu im.

Durrës, 1 Maj 2026