Vladimir Shyti: Padrejtësia e qeverisë Rama, revoltoi të rinjtë shqiptare nga e gjithë bota
Padrejtësia e qeverisë Rama, revoltoi të rinjtë shqiptare nga e gjithë bota

Kupa
e mbushur po derdhet, dallgët e zemrës shkumëzojnë aq fortë, sa shpirti lënduar
do të ngrihet kundër një shkëmbi të moçëm, i shurdhët fati.Në këto çaste
tragjikisht të zymtë për popullin dhe, të ndritëshme për oligarkinë bëri që
rina shqiptare e ardhur edhe nga emigracioni të pushtojnë sheshet e kryeqytetit
në një revoltë paqësore kundër padrejtësisë qeveritare.
Lumenjtë
kthejnë rrjedhjen e vërshojnë në sheshe e rrugët e kryeqytetit, ku marrëshuesit
përqafohen nga i gjithë populli.Me pankata e thirrje për një Shqipëri ndryshe; Yjet
e jetës në terr marrin këngën e bilbilit, që nuk do të shuhet kurrë derisa
qeveria dhe kryeqeveritari saj Rama të dorëhiqen pa kushte.Një protestë jo
politike, e sinqertë, model i një lëvizje popullore të paparë në vendin tonë, ku
sundon kultura e rinisë tonë.Në sheshin Skënderbeu pati edhe lotë përmallimi, heroi
ynë kombëtarë u dha frymëzimin për një Shqiperi të lirë me një demokraci të
vërtetë, ku qeveria në bashkpunim me oligarkët kanë ngulur kthetrat në brinjët
e një populli të shumëvuajtur.Shqiptaria po mundohet të krijoi veprën
madhështore më të përsosur, duke pastruar lëvozhgat e guaskat e helmuara kyçur
prej vitesh në këtë vend të sunduar nga dy parti, të cilët e kanë munduar së
tepërmi klasën puntore e tërë të
moshuarit, që po jetojnë me lëmoshat e këtyre batakxhinjëve.Populli shqiptarë, që
mbanin të kyçur brenda thelbin e zjarrtë të qenies u thërmuan në thirrjet e të
rinjëve dhe rrodhi lirshëm nën ritmin e papërmbajtur të gjithë shqiptarëve.Në
këtë gjëndje shpirtërore të mjerueshme nga masat e gjera u kuptua se:Ai, popull
që kapërcen mbi dhimbjen e tij, ngjitet më lartë dhe, tashmë ata duhet të
hedhin hapin vendimtarë; tash e mbrapa ku të qëndrojë përmbi këtë jetë të
dhunuar nga dy partitë politike.
Ka
skeptik që nuk besojnë në hyjneshat e fatit, të heshtur ose hapur, të cilët po
tjerrin fillin tepër të hollë, që torrën deri tani, por në duart e revoltuesëve,
ndrijnë gërshërët, për një shtet të së drejtës, ku t’i shërbejë popullit si në
të gjithë Europën e më gjerë.Këtij libri që do të shkruhet për një botë të
ëndërruar ndër vite nuk do i mungojë dhuntia krijuese, as dhe forca shpirtërore,
ku çdo individ të ndjehet mirë në vendin e tij.
Nuk
po futem në hallet e problemet e shumta që ka ky vend, ato janë shprehur nga
revoltuesit e shumë e shumë njerëz, të cilët ndjekin manifestuesit, që i kanë
vuajtur mbi shpatullat e tyre.Por, një pjesë të kapur pas një kafshate te
hedhur si qenit kockën, të tjerë që japin mendimet se; qeveria Rama po e ndrit
vendin, le të vijnë këtu dhe të jetojnë.Shkrimtarë, poet e gazetarë kanë
shkruar shumë artikuj mbi gjëndjen e mjeruar të shqiptarëve që jetojnë këtu, por
qorri dëgjon vetëm atë ç’ka u thuhet.Pra, ka ardhur koha të bashkohemi me
rininë, që na solli diellin rrezeartë, ku të shohim Shqipërinë si gjithë bota.
Ky
revolucion, që nuk ka tituj fisnikërie, por të cilët janë të pajisur me talente
personale, ku u gumëzhin gjaku shqiptarë është përparësi reale dhe shërben si
një rekomandim drejt lirisë popullore për një Shqipëri të re, ku të mbizotrojë
sovrani me të gjithë të drejtat ligjitime.


