Tahir Bezhani: “Zërat e Gjakovës” – një projekt i veçantë dhe me vlerë për Gjakovën
“ZËRAT E GJAKOVËS” NJË PROJEKT I VEÇANT E ME VLERË PËR GJAKOVËN
Nga
Tahir Bezhani
Këto
ditë, pikërisht me 17. shtator,2026 SHI” Jakova” në Gjakovë, organizoi një
tryeze të veçantë e me rëndësi për
qytetarët e këtij qytetit, me tematikë poaq të mirëpritur për luftën dhe
pasojat e saj gjatë dhe pas saj.
Organizimi
i kësaj tryeze u bë në Bibliotekën e
qytetit, ”Ibrahim Rugova”, ne sallën përuruese “Taki Dervishi”, me ç’ rast,
kryetari i SHI.”Jakova” z. Ruzhdi Sefa, shpalosi momentet dhe iniciativat e
takimit me z. Arsim Kalabria, autorë i kësaj teze shkencore, për të mirën e
qytetarëve të Gjakovës e jo vetëm, si një trashëgimi me vlerë historike për ne
dhe brezat pas nesh.

Pr.
Dr. Ruzhdi Sefa, kryetar i SHI. ”Jakova”
Shpesh
kemi biseduar se sa e çuditshme ishte që një qytet me një histori kaq të pasur
dhe njëkohësisht kaq të dhimbshme, nuk kishte një dokument të tillë ku të
ruheshin zërat dhe rrëfimet e vet njerëzve për një përudhe të rëndë të
historisë, tha z. Ruzhdi Sefa, kryetar i SHI. “Jakova”. Pikërisht për këtë fakt
të kësaj rëndësie, ”Zërat e Gjakovës” të mos mbetet vetëm një material i
dorëzuar ,por të trajtohet si një aktivitet i veçantë i Shoqatës ,tha Sefa ne
vazhdim. Bazuar në tezen analitike nga autori Kalabria, vërejmë se është një
përpjekje e jashtëzakonshme për t’i dhënë kujtesës së qytetarëve një formë të
dokumentuar dhe një kuadër psikologjik e sociologjik nga periudha e viteve
1998-2001,priudhë që njerëzit kanë përjetuar ngjarje dhe tmerre të papara.
Lufta vazhdon edhe me kujtesën njerëzore.
Këtë
teze shkencore të autorit Kalabria, e bene të rëndësishme mënyra e qasjes analitike për të shfaqë qëllimin ideor të
analizës. Për këtë studim, Kalabria
përzgjedhë për intervistime me
kategori qytetaresh të ndryshëm për nga mosha dhe profesionet që kanë
përjetuar luftën. Një vajzë 14 vjeçare,një veteran lufte, një të burgosur
lufte, një nënë gjakovare, një grua dhe aktiviste humanitare. Si dhe një
pensioner. Këto kategori njerëzish
përfaqësojnë këndvështrime dhe përvoja të ndryshme në periudhën e luftës
e pasluftës.

Referuesi
i temës “Zërat e Gjakovës”,z. Arsim Kalabria
Autori
i tezes së trajtuar “Zërat e Gjakovës”, është z. Arsim Kalabria, një qytetarë
nga Gjakova i cili jeton dhe vepron në
Suedinë e largët. Në Suedi z. Kalabria
vepron si trajtues dhe psikoterapeut, duke punuar me njërës që përballen
me sfida dhe vështirësi të ndryshme jetësore. Me profesion është sociolog dhe
ka të mbaruar disa kurse specialistike. Studim dhe specializim të mëtejmë ka
fushën e psikoterapisë.
Autori
i tezës shkencore “Zërat e Gjakovës” ,z. Arsim Kalabria, para audiencës së
tubuar, dha sqarime për mënyrën dhe qëllimin e tij për të mirën e qytetarëve
dhe respektin e dashurinë ndaj qytetit të tij të dashur, Gjakovës heroike. Ne
testin e gjatë ai bënë përshkrimin historik të Gjakovës në shumë aspekte të
jetës dhe kulturës,të dhunës nga të huajt. Mbijetesa e qytetarëve të Gjakovës
edhe pas luftës, ishte një simbol i ringjalljes dhe solidaritetit qytetarë,
rrëfeu autori. Pasi bëri sqarime në disa aspekte, nisur nga motive ,arsye,
qëllimin e shume aspekte tjera, me oratori akademike që “hijeshojnë” prezencën
një intelektuali si ky, u mirëprit me duartrokitje të gjata nga audienca në
sallë.

Dëgjim
me vëmendje nga audienca në sallën “Teki Dervishi” Gjakovë
Në
pjesën përfundimtare të kësaj tryeze, pati edhe bashkëbisedime me autorin, pati
edhe pyetje të ndryshme nga disa intelektual gjakovarë.
Më
zëshmit ishin në bashkëbisedim Dr. Gazmend Xharra ,Berat Pazhari, Dr. Gëzim
Lupaveci, Bejtush Isufi (avokat nga Gjilani) ,Ganimete Tolaj dhe poeti Mal
Haziri. Diskutimet (pyetjet) e të cilëve jo vetës se ishin interesante, por i
dhanë kuptim tryezës, një seriozitet dhe rëndësi të plotë aktivitetit
intelektual, siç i ka hije këtij qyteti flamurtarë i kulturës dhe dijes
shqiptare.
Gjakovë,
Shtator,2026


