Spica Metalike: Musketarët e Luginës

Satirike
MUSKETARËT
E LUGINËS
(Humor
në stilin popullor)
U
nis Baba Dovlet, vetë i tretë,
deri
në Nju-Jork për “zijaret”.
I
rraskapitur nga pamja fizike,
me
barrën e borxheve publike.
Pak
për Hagë, pak për Luginë,
në
Asamblenë e OKB-së prijnë,
për
t’i qarë bashkë hallet lumë,
siç
thonë: një udhë e dy punë!
Pse
mos të marrin edhe dollarë,
nga
mërgimtarët tanë atdhetarë?
A
nuk ka thënë Noli ynë i madh,
dikur
moti, nga “Shtëpia e Bardhë”:
“Mbaju,
Nëno, moj, mos ki frikë,
i
ke djemtë gjithandej n’Amerikë!”
Nuk
kursejnë aspak për ndihma,
kur
të vijnë vëllezërit nga Lugina.
Tani,
kur zgjedhjet i kemi në prag,
i
ka zënë liderucët, ai, i ziu merak,
për
ta zënë një vend n’Parlament,
se
pa shqiptarë do të mbetej shkret.
Si
ta bëjnë Listën unike me besë,
ashtu
si macet kur futen në thes,
me
një problem shumë të paparë:
kush
nga kandidatët të jetë i parë?
Po
sikur të gjendet një mision mësiti,
për
ta ndarë mandatin ashtu fifty-fifty?
Do
të vijë në shprehje, ai, sikur dje,
në
emër të popullit edhe për Atdhe!
E
kur Beogradi, atyre ua prish pazarin?
Drejt
për në Prishtinë e lakojnë samarin,
të
kërkojnë mbështetje këta musketarë,
sepse
pa pushtet, jeta për ta është varr.
Janë
mësuar të jetojnë gjithnjë në luks,
edhe
pse qytetarët i kanë punët “pus”.
me
shpresë se dikur do t’mbushen mend,
pasi
t’i kenë humbur një nga një dhentë!
(Karikatura marrë nga
interneti)


