Shyqyri Fejzo: Ai do të mbetet i pa harruar

1h më parë

Ai do të mbetet  i pa harruar

Nga Shyqyri Fejzo

Ai u lind  në Shënepremte të Gramshit, aty ku natyra, malet dhe njerëzit të mirëpresin me fisnikëri e dashuri. Pikërisht në këtë mjedis u rrit edhe Halit Hasa i cili erdhi në jetë, vetëm dy vjet më pas se Shqipëria e fshati të përjetonte një nga ditët më të ndritura të historisë së saj: 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë.

Në çdo hap të jetës, ai u përpoq të mbetej i denjë për emrin dhe sakrificat e gjyshërve të tij.

Po të hedhim një vështrim prapa në kohë, do të dallonim (sipas të dhënave) gjyshin e tij toger Mehmet Hasa, i cili me një grup luftëtarësh nga Shënepremtja u nis në drejtim të Shkodrës në vitin 1913, ku i bëri thirrje vendi. Në luftën e Shkodrës  ranë tre dëshmorë nga Shënepremtja.

Gjyshi i Halitit, (nga nëna), Hekur Muca nga Rëmathi, nuk e hoqi pushkën nga krahu sa ishte gjallë. Jo më kot hodhëm pak dritë në prejardhjen e Halitit. Banorët e kësja zone të thellë malore, në jetën e tyre kanë pasur e ndjekur synimin që pasardhësit e familjeve ti linin den baba den pa hasëm dhe pa borxhe, ndërsa famijëve t'u ngulnin në mendje  që të mësonin që në fëmijëri të jesh i pastër në shpirt dhe kryelartë në karakter.

Haliti u lind mbas luftës, kur ajo kishte mbaruar. Kështu që i u desh të punojë e luftojë me mundësitë që kishte për të mirën e vendit e shoqërisë. Ai u rrit, u shkollua në Shkollën me emrin e dëshmorit "Tahir Sadiku" të fshatit. Punoi në kooperativë dhe në H/Centralin deri sa doli në pension.

Haliti nuk i pati mundësitë të vazhdojë shkollën më tej, për vetë arësyet ekonomike, si dhe ishte  fëmija i parë i asaj familje, megjithëse intelekti nuk i mungonte. Këto cilësi ai i shfaqi dhe i zbatoi gjatë gjithë jetës. Ishte njeri i drejtë, besnik,i shoqërueshëm, kritik i drejtpërdrejt i të metave e dobësive, me dashamirësi. Ksisoj ai fitoi dashurinë e besimin e njerëzve që e rrethonin. Jepte mendimetë vlefshme për ecurinë e punëve si dhe ishte këngëtar vyrtioz i këngës popullore. Me këto cilësi ai ishte gjithnjë midis shokësh e miqësh dhe mendimet që jepte i zinin vend se i "vinte jastëk fjalës."

Një aspekt tepër i rëndësishëm për atë ka qënë familja. Së bashku me bashkëshorten, Zambaken ata i vunë shpatullat familjes. Ata, si cift, lindën, rritën dhe edukuan 7 fëmijë, nga të cilët tre djem.

Po të ktheheshim mbrapa në kohë dhe të riprodhonim momente nga adoleshenca, mendimet e kujtesa do na conte në malet tona, në Liqenin e Zi. Patëm parë prej atje edhe perëndimin e diellit, kur zhytej ngadalë në detin Adriatik. Përfytyrime e frymëzime na jepte ky perëndim. Por,asnjërit nga ne nuk i shkonte në mendje se pas viteve nëndëdhjetë, një pjesë e familjeve të Shënepremtes do të vendoseshin buzë Adriatikut, në Durrës. Atë rrugë ndoqi edhe familja e Halitit. Djemtë e tij, Edisoni emigroi dhe u vendos në Angli, Maksi dhe Gjergji u vendosën në Kroaci. Ata,me kursimet e tyre krijuan kushtet prindëve të banojnë në qytetin e Durrësit.

Në familjen e Halit Hasës vihet re një dukuri pozitive e cila u kundërvihet edhe shfaqjeve të ftohtësisë së njerëzve, interesi i paktë për moshat e treta etj. Haliti, në porositë e amanetet e tij, dominonte fakti që të ruhet rolii familjes e të konsolidohet në kushtet e reja ekonomiko-shoqërore. Pema gjenealogjike e kësaj familje gjelbëron e lulëzon me 18 persona,djem, vajza, nipa e mbesa. Haliti nuk jeton më. Ai i mbylli sytë përgjithnjë në fillim të muajt Qershor të këtij viti. Por ai ka meritën kryesore së bashku me bashkëshorten në edukimin bashkëkohor të fëmijëve, ndaj do të kujtohet gjithnjë për rolin e tij, si dhe do të mbetet i pa harruar për shoqërinë.

Shyqyri Fejzo, Hamburg-Gjermani.

Qershor 2026.