Sabile Basha: Më falë Itakë

13.07.2023, 06:44 PM (GMT)

Sabile Keçmezi-Basha

MË FALË ITAKË...

Më falë Itakë

Që të rrëfeva ëndrrën

Dhe drithërimën e fundit

Në prag të pranverës

Më fal për të pabërat

Që u desh ti bënim

E si bëmë dot

Më fal

Edhe pse qesha

Edhe pse qava

Edhe pse më mungove shumë

Në natën-skëterrë

E sot

Sa shumë ngjajnë ditët

Në mes veti

Dhe përsëri

Je ekuacion

Me tri të panjohura