Sabile Basha: Çka të bëj me lirinë

28.07.2024, 06:50 PM (GMT)

Sabile Keçmezi-Basha

Ç’KA TË BËJ ME LIRINË

Të kërkoja gjer në fund të trupit

E në tërë gjeografin e atdheut

Në stinët kallkan

Nuk të njoha...

Kur erdhe

Të pash me sytë e mi

Të kuqe

Të blertë

Lindje me dhembje

Të prita nuse me bajrak

Unë, ti e liria

Ende nuk jemi njohur

Me huqet tona

Më thuaj imzot

Çfarë të bëjë me lirinë

Në këtë ditë të madhe

Unë e ajo

Dashuri të panjohura