Pilo Zyba: Gozhda e fundit

GOZHDA
E FUNDIT
-Tregim-
Mbi
qytetin e Pejës binte një dritë e zbehtë mbrëmjeje, e përzier me hijet e maleve
dhe heshtjen e rëndë të gurëve shekullorë. Atje, në prehrin e kodrave që kishin
parë perandori të ngriheshin e të rrëzoheshin, qëndronte manastiri i vjetër —
një trup guri me plagë historie mbi supe.
Dikur
kishte qenë kishë katolike shqiptare. Muret e saj kishin dëgjuar lutje në
gjuhën e këtyre trojeve, kishin parë kalorës mesjetarë të përkulnin kokën
përpara altarit dhe, sipas gojëdhënës, vetë Skënderbeu kishte vendosur kurorë
aty, nën dritën e qirinjve dhe hijen e kryqit.
Por
historia, si gjithmonë, nuk i lë gjërat të qeta.
Pas
pushtimeve dhe rrjedhave të gjata të shekujve, manastiri kishte ndërruar
fytyrë. Kryqet ishin zmadhuar. Mbishkrimet ishin zëvendësuar. Gjuha e gurëve
ishte detyruar të heshtte. Dhe mbi atë heshtje ishte vendosur një emër tjetër,
një flamur tjetër, një kujtesë tjetër.
Serbët
e quanin pronë të tyre.
Kosova
tashmë ishte shtet më vete, por manastiri qëndronte si një gozhdë e ngulur në
trungun e historisë — gozhdë që nuk hiqej dot as me kohë, as me luftë.
Natën,
kryqet e mëdhenj fosforeshentë ndriçonin mbi kodër si sy të ftohtë ujqish.
Dukeshin nga larg, sikur donin t’u thoshin njerëzve:
“Ne
jemi ende këtu.”
Por
toka poshtë tyre ruante një kujtesë tjetër.
Një
kujtesë që nuk shkruhej në urdhra shtetesh e as në dekretet e pushtuesve, por
në gurë, në varre, në gjuhën e këngëve dhe në heshtjen e brezave.
Në
atë manastir jetonin tre murgj. Tre burra që nuk i bashkonte besimi, por frika.
Frika
nga njëri-tjetri. Frika nga e kaluara. Frika nga sekretet që secili mbante si
thikë nën raso.
I
pari ishte Zllatko Kopiliçi.
Një
burrë i gjatë, me mjekër të ashpër dhe sy të ngrirë si dimrat sllavë. Mosha i
kishte rënduar shpatullat, por jo ambicien. Në fytyrën e tij kishte diçka të
grisur, sikur jeta t’ia kishte hequr lëkurën me thonj.
I
lindur nga një lidhje e fshehtë mes një gruaje serbe dhe një agjenti rus, ai
kishte hyrë në jetë si turp dhe kishte mbijetuar si heshtje.
Për
të zhdukur gjurmët e skandalit, i ati kishte bërë dy gjëra:
ia
kishte prerë trashëgiminë e gjakut dhe ia kishte mbyllur jetën brenda mureve të
fesë.
Që
atëherë, Kopiliçi kishte jetuar mes ikonave, por pa besuar kurrë në shenjtorë.
I
dyti ishte Svjesto Qorroviçi.
Një
sy i vetëm i rrinte mbi fytyrë si një dritare e mbijetuar pas zjarrit. Dikur
kishte qenë fëmijë i bukur dhe tepër inteligjent. Por një ditë kishte parë atë
që nuk duhej parë: nënën e tij në shtratin e sekretarit të partisë.
Që
nga ajo ditë, jeta e tij ishte bërë një sy i nxjerrë dhunshëm nga fytyra e
pafajësisë.
Ai
shikonte pak, por dyshonte shumë.
I
treti ishte Sovjet Hajvanoviçi.
I
gjatë, i zbehtë dhe me një fytyrë ku budallallëku dhe dinakëria dukeshin sikur
ziheshin çdo ditë për të mbajtur fronin.
Ai
ishte rritur mes kuajve dhe gomarëve në fermën e gjyshit. Por fati i tij kishte
ndryshuar ditën kur një kalë e kishte goditur me shqelm në ballë.
Që
nga ajo kohë, diçka në mendjen e tij ishte këputur përgjithmonë.
Kur
u zgjua pas muajsh pa ndjenja, përsëriste vetëm një fjalë:
“Hajvani…
hajvani…” Dhe kështu mbiemri i familjes u kthye në mallkim.
Tani
të tre jetonin në manastirin e Pejës si tre korba mbi një kambanë të vjetër.
Asnjëri
nuk i besonte tjetrit. Asnjëri nuk besonte plotësisht te Zoti. Por të tre
besonin te frika.
Dhe
frika kishte ardhur përsëri atë të premte të zezë.
Ishte
mbrëmje e rëndë, me qiell të ulët dhe erë që fërshëllente mes pishave. Në
oborrin e manastirit qëndronte mikrobuzi i zi, i larë dhe gati për rrugë.
Perdet
ishin mbyllur.
Dyert
e manastirit u kyçën ngadalë, sikur vetë guri nuk donte t’i linte të
largoheshin.
Mbi
portën e rëndë prej druri, era tundte një kambanë të vogël të ndryshkur.
Tingulli
i saj dilte i mekur, si zëri i dikujt që kërkon të flasë pas shumë shekujsh
heshtjeje.
Tre
murgjtë u ngjitën shkallëve dhe hynë në dhomën e igumenit. Brenda mbretëronte
heshtja. Një heshtje që kishte peshë.
Kopiliçi
hapi librin e madh të shënimeve. Fletët u dëgjuan si krahë lakuriqësh nate.
—
Tani duhet të vendosim… — tha ai me zë të ulët. — Kush do të niset me dërgesën?
Askush
nuk foli.
Hajvanoviçi
fshiu djersët me mëngën e rasos.
Qorroviçi
shikonte me syrin e tij të vetëm, herë njërin, herë tjetrin, si një ujk plak që
nuhat kurthin.
Ata
e dinin se çfarë transportonin. Dëshmi që duheshin zhdukur nga toka ku kishin
lindur. Gjithçka duhej çuar në Leskovac. Gjithçka duhej të humbiste gjurmët.
Sepse historia e vërtetë ishte armiku më i madh i gënjeshtrës. Por rrugët e
natës nuk falin. Sidomos kur historia vendos të hakmerret.
Rruga
zgjatej përmes luginave të errëta si një gjarpër i zi që humbiste mes maleve.
Mikrobuzi lëvizte ngadalë, me dritat që prisnin terrin dhe me kryqet
fosforeshente anash që ndriçonin si plagë nate. Brenda nuk fliste askush.Vetëm
zhurma e motorit dhe frymëmarrjet e rënda mbushnin hapësirën.
Kopiliçi
mbante timonin fort, sikur donte të shtrëngonte vetë fatin me duar. Mjekra i
dridhej lehtë sa herë makina futej nëpër kthesa.
Qorroviçi
rrinte gjysmë i mbështetur në sedilje, por syri i tij i vetëm nuk pushonte së
lëvizuri. Ai shikonte errësirën jashtë sikur priste që nga pylli të dilte
dikush. Ndërsa Hajvanoviçi pinte herë pas here nga shishja e rakisë, me duar që
i dridheshin.
Mali
kishte heshtjen e tij. Një heshtje që nuk ngjante me paqen, por me pritën.
Diku
larg dëgjohej uji i një ujvare. Herë pas here frynte era dhe degët përplaseshin
mbi çatinë e makinës si gishta të vdekurish.
Pas
mesnate ndaluan pranë një burimi. Zbritën pa folur. Uji binte nga shkëmbi i
ftohtë dhe shkëlqente nën dritën e zbehtë të hënës.
Kopiliçi
mbushi grushtet me ujë dhe lau fytyrën. Për një çast iu duk sikur po pastronte
mëkatet, por kur ngriti kokën, pa hijen e vet në ujë dhe u step. Hijet nuk
pastrohen.
Hajvanoviçi
ndezi një cigare dhe hodhi sytë nga pylli.
—
Nuk më pëlqen kjo rrugë… — murmuriti.
—
Rrugët nuk janë bërë për t’u pëlqyer — ia ktheu Kopiliçi. — Janë bërë për t’u
kaluar.
Qorroviçi
qeshi thatë.
—
Po disa rrugë të çojnë drejt greminës.
Askush
nuk foli më. U nisën përsëri. Sa më shumë hynin nëpër male, aq më shumë nata
dukej sikur afrohej mbi ta. Diku në rrugë u shfaq një korb i madh. I zi. Mbi
trupin e një kafshe të shtypur.
Ai
ngriti kokën drejt dritave të makinës, por nuk lëvizi.
Hajvanoviçi
bëri kryqin menjëherë.
—
Korbët nuk dalin kot natën…
—
Mos fol si plakë — tha Kopiliçi, por zëri nuk i doli i sigurt.
Makina
kaloi pranë korbit dhe për një çast të tre kthyen kokën pas.
Korbi
vazhdonte t’i shikonte. Si roje e vdekjes.
Më
tej u dëgjua krisma e një pushke. Të tre u drodhën.
Qorroviçi
frenoi fort. Makina rrëshqiti pak mbi asfaltin e lagësht.
—
Na kanë ndjekur… — tha Hajvanoviçi me buzë që i dridheshin.
—
Askush nuk di gjë — u përpoq të fliste qetë Kopiliçi, por djersa i kishte
mbuluar ballin.
Pastaj
nga errësira doli një ujk. Një ujk i madh, me qime gri dhe gjak mbi shpinë. Ai
kaloi rrugën me një kërcim të rëndë dhe humbi në pyll.
—
E qëlluan… — tha Qorroviçi.
Kopiliçi
shtrëngoi nofullat.
—
Stanet kanë zot tani.
Fjalët
mbetën pezull në makinë si një mallkim.
Sepse
secili prej tyre e kuptoi se nuk flitej më për ujkun. Po flitej për ta. Rruga
vazhdoi. Nata po mbaronte. Në horizont po zbardhte një dritë e ftohtë mëngjesi.
Hajvanoviçi
mori timonin për të zbritur qafën e malit. Duart i kishte të lodhura, por nuk
donte ta tregonte. Dy të tjerët dremisnin. Vetëm motori gumëzhinte. Kthesat
bëheshin gjithnjë e më të ngushta. Poshtë hapej humnera. Lart rrinin
shkëmbinjtë si fytyra gjigantësh. Dhe pikërisht aty ndodhi.
Nga
një ferrë anash rrugës u hodh papritur një dhelpër. Sytë i ndritën në dritat e
makinës. Hajvanoviçi bërtiti dhe rrotulloi timonin. Mikrobuzi humbi drejtimin.
Një
përplasje metalike shpërtheu në ajër. Makina goditi hekurat mbrojtëse. Për një
çast u duk sikur u ndal mbi boshllëk. Pastaj humnera i hapi krahët. Makina u
rrotullua një herë…dy herë…tre herë…
Britmat
u përzien me zhurmën e hekurave. Xhamat shpërthyen si akull. Dhe
pastaj…heshtje.Vetëm era frynte nëpër humnerë.
Kur
makina e parë mbërriti aty pranë, agimi kishte nisur të zbardhte malin. Shoferi
zbriti i tmerruar.
Poshtë,
mes ferrave dhe gurëve, dukej mikrobuzi i zi i manastirit.
Ai
mori menjëherë policinë.
—
Te qafa e Grishtës… makina e manastirit ka rënë në greminë…
Brenda
pak minutash mbërritën policia, ambulanca dhe banorë të zonës. Askush nuk fliste
shumë.Vetëm shikonin.
Zbritja
drejt humnerës ishte e vështirë. Kur arritën poshtë, panë trupat. Tre murgjit
kishin vdekur.
Sytë
u kishin ende hapur. Në fytyrat e tyre kishte mbetur ajo frikë që i kishte
ndjekur gjithë jetën. Frika nuk i kishte lënë as në çastin e fundit.
Policët
nisën kontrollin e mjetit. Njëri prej tyre hapi derën e pasme. Dhe mbeti pa
frymë. Brenda nuk kishte ushqime. As mjete kishe. As ilaçe. As rroba. Ishte
mbushur me arka druri. Me ikona. Me kryqe të vjetër. Me dorëshkrime. Me objekte
arkeologjike. Me copëza historie të nxjerra nga trojet e Kosovës. Dëshmi të
vjetra shqiptare. Gjurmë që dikush kishte dashur t’i zhdukte.
Polici
preku një ikonë të lashtë ku dukej një mbishkrim i vjetër në shqip. Për një
çast heshti. Sikur po dëgjonte zërin e shekujve.
Një
erë e lehtë mëngjesi fryu mbi humnerë. Dhe për herë të parë pas shumë kohësh,
dukej sikur vetë mali po merrte frymë i çliruar.
Lajmi
shpërtheu shpejt.
Televizionet
mbërritën.
Kamerat
filmuan humnerën.
Populli
nisi të fliste. Dhe bashkë me lajmin doli në dritë edhe e vërteta.
Historia
po vidhej. Prej vitesh. Natën. Në heshtje. Nën hijen e kryqeve dhe rasove të
zeza.
Por
historia ka një ligj të vetin.
Ajo
mund të plagoset. Mund të mbulohet për një kohë. Mund të burgoset nëpër
manastire e arkiva. Por nuk vdes. Sepse toka i njeh bijtë e saj. Dhe gurët
flasin, edhe kur njerëzit heshtin.






