Pilo Zyba: Doktor, të lutem, më ndihmo që të ulet

DOKTOR,
TË LUTEM, MË NDIHMO QË TË ULET
(Tregim humoristik)
Në
Londër, shteti të ndjek për shëndetin më shumë sesa të afërmit në Shqipëri për
pronën.
Këtu
nuk ka rëndësi në je mirë apo keq. Nëse doktori të thërret dhe ti nuk shkon,
bëhesh armik i sistemit shëndetësor.
Unë,
si ballkanas i regjur me filozofinë:
“Te
doktori shkohet vetëm kur nuk ngrihesh dot nga krevati”,
i
hidhja letrat e qendrës sanitare në kosh me një qetësi olimpike.
Një
letër… në kosh.
E
dyta… prapë në kosh.
E
treta erdhi me gërma të kuqe, sikur më kërkonte policia ndërkombëtare.
Djali
im e pa mbi tavolinë dhe më tha:
—
Baba, kjo nuk është letër… kjo është paralajmërim!
—
Për çfarë?
—
Që po sillesh si emigrant ilegal ndaj shëndetit tënd.
I
thashë:
—
Ore bir, në Ballkan te doktori të çojnë kur të dhemb.
—
Këtu jo baba… këtu të thërrasin që të mos të dhembë!
Të
nesërmen më nxori nga shtëpia në tetë të mëngjesit, pa kafe, pa bukë, pa
mëshirë.
Ecja
drejt qendrës sanitare sikur po më çonin në gjyq.
Sapo
hymë në korridor, doktori më pa nga larg dhe bërtiti:
—
Ku jeni, zoti Belul?! Kemi javë që ju kërkojmë!
U
ktheva pas meje.
Vetëm
djali.
—
Me mua e keni?
—
Po me kë tjetër?
—
Po unë nuk kam ardhur fare… si ju kam shqetësuar?
—
Pikërisht sepse nuk vini, na shqetësoni!
Djali
uli kokën dhe qeshi.
—
E more vesh tani baba si funksionon Anglia?
Doktori
afroi fytyrën dhe tha serioz:
—
Te doktori Xhonson nuk vjen kur të dhemb. Kur të dhemb… është vonë për doktor
Xhonsonin, ai nuk ka çfar të bën më!
Më
futën menjëherë për analiza. Një infermiere më kërkonte damarët sikur po
kërkonte tunelet e metrosë së Londrës.
—
Ku i ke damarët?
—
I kam shqiptarë, i thashë. Fshihen nga shteti.
Më
shpoi katër herë. Në fund më vendosi një pullë në krah, sikur të isha bagazh
aeroporti. Kur dolëm, djali më pa me triumf.
—
Tani je i regjistruar si njeri normal.
Kaluan
disa muaj.
Një
ditë po më merreshin mendtë.
Në
fakt, mua më pëlqente kjo gjë, sepse gjyshja ime thoshte:
“Po
të merren mendtë, do të thotë që ke mend.”
Mora
rrugën drejt qendrës sanitare. Por nga hutimi, në vend të futesha te doktori
im, hyra te gjinekologia.
Ajo
ngriti sytë nga kompjuteri.
—
Zotëri… këtu është për gratë.
—
E di, i thashë, por gjithë jetën një grua sipas shijeve të mia kam kërkuar.
Ajo
qeshi.
—
Hidhini pak vanilje ëndrrës, por doktori juaj është ngjitur.
Sa
dola në korridor, doktori më pa.
—
Eja Belul! Te unë merret receta… pastaj te gjinekologia!
Infermieret
qeshën.
Hyra
brenda. Njëra më afroi karrigen. Tjetra më pyeti:
—
Ujë? Kafe?
I
pashë me dyshim.
Kur
anglezët bëhen shumë të sjellshëm, zakonisht kanë ndërmend të të marrin ose
gjak… ose shpirt.
Doktori
hapi dosjen.
—
Mirë, ku e kemi problemin?
Mora
frymë thellë.
—
Problem serioz doktor…
Ai
pa infermieret me autoritet.
—
Mos u shqetëso. Sot shkenca ka avancuar. Një viagra dhe “djali” çohet
menjëherë.
Infermieret
shpërthyen në gaz.
Unë
ngrita dorën.
—
Jo doktor… nuk më kuptuat.
—
Atëherë?
—
Problemi është më i madh…! Nuk ulet!
Ra
heshtja.
Një
infermiere ngriu me gotën e ujit në dorë.
—
Si nuk ulet?
—
Kam tre ditë e tre net që i flas si prind modern. E lus. E këshilloj. I them:
“Ulu se na more në qafë!”… por ai rri drejt si ushtar anglez para pallatit
mbretëror.
Nga
dyert anash dolën infermiere e doktore. Qendra sanitare u kthye në kinema.
Gjinekologia erdhi te dera.
—
Çfarë ka ndodhur?
—
Rast i rrallë, tha doktori.
Ajo
më pa serioze.
—
Po ju në Shqipëri si veproni në këto raste?
—
Ne pimë çaj mali dhe presim të zbresë vetë.
Plasi
gazi.
Doktori
hapi recetën.
—
Do të të jap katër viagra.
—
Viagra mbaji për vete doktor! Unë po të them, nuk ulet, jo nuk ngrihet. Ne kemi
pirë ujë malesh, jo ujë Londre!
Infermieret
qeshnin me lot.
—
Atëherë pse erdhe? — pyeti gjinekologia.
—
Për hall doktor… se fizikisht ai është më mirë se unë! Në fakt të të them të
drejtën, nuk kam pasur ndonjë shqetësim këto kohë.Shikoj, dhe nuk më përlqen që
tensioni më këndron gjithnjë i ngritur, dhe me gjithë përpjekjet e mia, nuk
ulet. Nuk dua të marr ilaçe tensioni, sepse ndihem ende i ri.Por erdha të më
ndihmoni, që të gjejmë një mënyrë, që të ulet, pa ilaçe.
Nga
ai çast filluan të largoheshin pak nga pak nga zyra. Njëra infermiere doli
jashtë duke qeshur. Tjetra mbuloi fytyrën me dosje.
Doktori
hoqi syzet.
—
Belul…
—
Po doktor?
—
Ti nuk ke problem shëndetësor.
—
Jo?
—
Jo. Ti ke problem diplomatik.
—
Si diplomatik?
—
Sepse gjithë qendra sanitare mendoi se erdhe për hallin që nuk ngrihet… ndërsa
ti paske ardhur për hallin që nuk ulet!
Ra
heshtja.
Pastaj
plasi një e qeshur aq e madhe, sa nga korridori doli roja i qendrës.
Më
pa seriozisht dhe pyeti:
—
Çfarë ndodhi këtu?
Doktori
fshiu lotët nga të qeshurat dhe tha:
—
Asgjë…
Ky
zotëria sapo na shpjegoi diferencën mes burrave ballkanas dhe sistemit
shëndetësor anglez…






