Petrit Dibrani: "Dardania Antike", e larë me gjakun e shqiptarëve ndër shekuj...

"Dardania
Antike", e larë me gjakun e shqiptarëve ndër shekuj: ishte e është dhe do
mbetet përgjithmonë, mbi ne dhe mbi gjithçka.
Prandaj!
Kosovës
tonë të dashur Republikë, të shpallur shtet parlamentar e demokratik dhe laik,
më 17 shkurt 2008, me shumë mund e sakrificë dhe ndihmë të përhershme nga
"Miku ynë i përjetshëm Amerikë".
I
DUHET MË SHUMË SE KURRË NDONJËHERË, QETËSI.
Jemi
të rrethuar me armiq dhe në brendësi, me shërbime spiunazhi e servil dhe
dashakeq, që e duan Kosovën e Pavarur, shtet jo stabil dhe të dështuar
ndërkombëtarisht!
Dhe
domosdoshmërisht, secili nga ne me mendje të shëndosh dhe një grimë ndjenje
atdhedashurie, DUHET të japë kontributin e tij për unitetin, qetësinë dhe
bashkimin.
Le
të lëmë mënjanë çdo përçarje dhe të fokusohemi tek ajo që na bashkon.
Me
respekt të ndërsjellë e mirëkuptim dhe dashuri për atdheun.
Kurrë
të mos harrojmë!
Përbashkimi
ynë ka qenë gjithmonë një fillim.
Qëndrimi
së bashku është bërë përparim, ndërsa ecja së bashku drejtë së ardhmes tonë,
është sukses i përbashkët.
Forca
jonë; ka qëndruar e qëndron dhe do qëndroj përgjithmonë, në bashkimin tonë.
Ju,
njerëz të Zotit, shqiptar të bekuar, ju dua të bashkuar!


