Petrit Aliaj: Manifestim interkulturor në Riva del Garda

MANIFESTIM INTERKULTUROR NË RIVA DEL GARDA.
Nga Petrit Aliaj
Të shtunën më 13 maj në sheshin Garibaldi të komunës Riva del Garda,organizzata internazionale “Rinia”,promovoi edicionin e tretë të festivalit interkulturor ,tashmë një traditë e njohjes dhe e integrimit të kulturave reciproke në fushat e muzikës me këngë,valle,cirk ,etj.
Festivali hapet në orën 14,30 me demostrimet përgjatë rrugëve nga qëndra të grupeve pjesmarrëse , veshura me kostume tradicionale të komuniteteve emigrante nga Rumania, India, Polonia,Venezuela,Moldavia e Shqipëria .
Njëkohësisht për fëmijë u organizua edhe konkursi 15 i pikturës në ambientet e kalasë,qëndrës historike në Riva del Garda,ndërsa në orën 16.00 u zhvillua një takim me shkrimtarët Lumturi Plaku e Skënder Lazaj . Simbas traditës në sallën e konferencave të kalasë nò oròn 17.00 u organizua një takim për problemet e emigracionit ku ishin të pranishëm;zv/konsullja e përgjithëshme e Kosovës në Milano zj.Gjylymsere Kundja,këshilltarja për kulturën në komunën Riva del Garda; dott.ssa Renza Bolletin.Nga komuna Ledro z.Fabio Fedrigotti ,këshilltar për kulturën, nga komuna Nago Torbole zj.Luisa Rigati për kulturën, si edhe koordinatori i provincës për emigracionin z.Mirko Montebeller.
Ishin të pranishëm nga Val Camonica (B.G)presidenti i shoq.”Shqiponja” Sherif Nuredini,Nga Brescia pres.org,”Interaction” Ardit Aliaj.Arco ,presidenti i shoq.”Shqiponjat”Fatmir Hoxha.”Vatra “në Ale me Sokol Abazaj.Aktivistaja e mësusesja e gjuhës shqipe Kristina Xhakolli .Nga Lecco për shoq.”Sofra Shqiptare” Enton Cara, Nga Bologna ishin;presidenti i Fnait N.Lazri dhe presidenti i shoqatës “Svolta”Pirro Qendro. Nga Verona Tonin Nikolli e Milano Ladi Vulaj.
Presidenti i org.vullnetare ,Internacionale “Rinia”z.Erio Korani foli për aktivitetin i cili mund të realizohet si projekt pilot edhe në provinca të tjera të Italisë.Shoqata “Rinia”ka marrë pjesë në projektin e financuar nga provinca Trento të një grupi të rinjsh nga Arco të cilët vizituan në Shqipërinë për një javë më 2013,-tën nga ku lindi edhe ideja për realizimin e festivaleve te tilla kulturore .
Në orën 20.00 të mbrëmjes, drejtuesit e këtij festivali; Anila Kaja e Ricardo Cis, nën duartrokitjet e mbi 2000 pjesmarrësve që kishin mbushur sheshin G.Garibaldi në qendër ,hapin siparin me ngjitjen në skenë të nxënësve të shkollës muzikore Alto Garda .
Grupet artistike me veshjet e tyre të larmishme dhe vallet tradicionale folklorike ja lënë rrallën njeri tjetrit .Në skenë ngjitet aktorja,flautistja kompozitorja dhe këngëtarja e këngëve historike nga Catanzaro e Kalabrisë zj.Francesca Prestia e cila këndon dhe luan në flaut duke u duartrokitur ngrohtë nga publiku. -Publiku kaloi me emozione ekzekutimet në trekëndësh të çiftit akrobat Rajmonda dhe Edvin Picalli të shoqatës Vertik&Dence.
Në vazhdimngjiten në skenë këngëtarët i; Ani Myzeqarja.Mariza Ikonomi . Sinan Hoxha , flautisti rumun Dan Dumitru Cretu,D.J Landi. Grupi i valleve “Shtojzovallet . Nxënësit e shkollës muzikore nga Alto Garda.Grupi valleve “Ura e Bashkimit”me grupin e instrumentistave duke luajur melodi me fyell e çifteli. -Mbrëmja vazhdoi deri në mesnatë me këngë e kërcime masive, nën dritën e vezullimeve të telefonave ,me të cilët rregjistronin e fotografonin çaste për ti ruajtur në kujtimet e tyre.
Duke përfunduar këtë shkrim të shkurtër të kësaj veprimtarie të madhe ,vlerësoj organizatorët e shoqatës “Rinia” me president Erio Korani të gjithë stafin i cili ishte në këmbë gjatë gjithë ditës e natës të preokupuar për Festivalin. Të palodhurin Aleksandër Kolshi si drejtues artistik i këtij festivali në pregatitjen e paraqitjen e të gjitha grupeve e këngëtarëve të shumtë edhe pse mungonin ambientet e duhura parapregatitore.
Entuziasmi dhe risia e këtij eventi, pasqyroi më së miri dialogun me shumëllojshmërinë e kulturave, tolerancës dhe bashkëpunimit në një klimë të besimit dhe botëkuptimit të ndërsjellë për të drejtat e barabarta qytetare në armoni e paqe.
Petrit Aliaj,
Riva del Grada (Italy).

Lajme të tjera
-
PËLLUMB GORICA: TEJ TIRANËS, KU HISTORIA ËSHTË E GDHENDUR NË GUR (1h më parë)
-
Pëllumb Gorica: Kalaja e Bashtovës shfaqet në sytë e atyre që e shohin! (12.04.2026, 06:00 PM)
-
Pëllumb Gorica: Aromë pranvere - Kalaja e Ndroqit, aty ku koha ka ndalur (23.03.2026, 07:00 PM)
-
Neki Lulaj: Ura e Djallit (15.03.2026, 06:54 PM)
-
Hamdi Hysuka: Fjala profesionale, shtyllë e qëndrueshme e shoqërisë (18.02.2026, 06:52 PM)
-
Pëllumb Gorica: Një udhëtim në peizazhet e Dajtit (09.02.2026, 08:00 PM)
-
Asllan Dibrani (Luani): Banja e Dobërçanit – një thesar shërues në zemër të Anamoravë (08.02.2026, 06:55 PM)
-
Pëllumb Gorica: Lartësive të Korabit (04.01.2026, 07:05 PM)
-
Pëllumb Gorica: Magji Krishtlindje në Tiranë (26.12.2025, 04:59 PM)
-
Pëllumb Gorica: Një artefakt i lidhur thellë me një histori tragjike (16.12.2025, 07:00 PM)









