Përparim Hysi: Sejdo Harka – 'Vetëtima'

Me
"ese" ia bën prima
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Për
lexuesit e kësaj eseje pak sinjifikative, dua t'u them,në vija të trasha,kush
është SEJDO HARKA dhe metafora ime,në
thonjëza,"VETËTIMA",i rri aq pas shtatit,sikur ta kem porositur tek
"Versaçe". Kam mbaruar Universitetin e Tiranës për gjuhë-letërsi dhe
për 35-vjet në arsim,ka qenë drejtor shkolle dhe më vonë edhe tek
gazeta"Mësuesi". është specializuar për kritikë letrare dhe fryt i
këtij specalizimi,janë veprat me ese e kritikë,si:"Modernët e
kohlës","Nobelistët" dhe tani,porsa doli libri i tij me ese me
titullin shumë domethënës: MENDJENDRITURIT. Objekt i kësaj esese sime
modeste,është ky libri që më dhuroi.
* *
*
E
lexova me një frymë, se,pa lënë vend për shpoti, më gjeti si me atë djalin që i
tha babait:
-
Baba, kam zënë një hajdut. Ta mbaj apo ta lëshoj?
-Mbaje,-
bërtiti babai. Aha,- baba, u dorëzua djali.dua ta mbaj unë,po nuk më lëshon ai.
Edhe
mua më zuri "rob" dhe nuk më lëshoi.
Nëse ia nisa këtij shkrimi, dua të "shpëtoj" nga vargonjtë e SEJDO HARKËS.
Sa të drejtë ka patur NIÇE: "Dhuratat ma zhvoshkin lëkurën".
Dhe unë për ta"riveshur" prapë lëkurën sikur po
paguajë"doganën" për mikun.
Libri
"MENDJENDRITURIT" ka 23-ese,të shkruar enkas nga SEJDO HARKA për
autorë që në PANTEONIN E LETËRSISË
BOTËRORE kanë një vend nderi. Kur i shoh një nga një esetë, bindem se
SEJDO HARKA e meriton atë ndajshtimin
"VETËTIMA". Vetëtima është një fenomen atmosferik që godet
lartësitë. I godetë lartësitë vetëtima
dhe i djegë. Kurse SEJDO VETËTIMA i godet lartësitë dhe nuk i djegë,po
i"pjekë". I"pjekë" për t'i bërë më të"shijshme"
për çdo stomak lexuesish. Sikur për një çast ta marrë SEJDO HARKËN me gjithë
paranomin tim,ta mbyllë në një Anije Kozimke me 23 autorët për të cilët ka
shkruar esetë e tij aq profesionale,
në gjykimin tim ( natyrshëm,jo
vetëm nën këtë gjykim), SEJDO HARKA ësht Piloti Kozmonaut që këtë
"anije" e zbret butë jo në"sipërfaqen e Hënës", por para
lexuesëve,për ta bërë të vështirën të lehtë;
të pakuptueshmen,të qartë. Nëse
dikush bën pyetjen, se si është e mundur
kjo, e mbroj mendimin tim përmjet RALF WALDO EMERSON që thotë:" Njeriu që
gjërat e rënda,i bën të lehta, është edukator." Po ku ka edukator si SEJDO
HARKA?
* *
*
"Të
shkruarit apo teksti i të shkruarit,është dhuratë e ZOTIT për ty, se ç'bën me
këtë"dhuratë" është puna jote",- thotë LEO BUSGALIA. SEJDO HARKA
këtë"dhuratë të ZOTIT" e ka fituar,veç tjerash, me një lexim
skrupuloz dhe duke ditur se"Njerëzit e mëdhenj u japin kuptim vendeve ku
jetojnë" sipas VOLTERIT. i ka rrreshtuar një nga një të 23-autoët që janë
të lavdishëm jo vetëm për vendin e tyre,po për krejt botën. Lexo këto ese dhe
jo vetëm përfiton një kënaqësi estetiko-artistike, por të shkruara me një
stil,të tretshëm për çdo "stomak lexuesish", ta bien autori më pranë
dhe zë e merresh me autorë që, sado që
nu i ke njohur më parë, ata bëhen të pranishëm pranë teje,ji si bezdi,po si
relaksim që të heqin çdo stres. E di pse ndodh kështu? Përgigjen më të saktë e ka dhënë me kohë,EZRA
POUND: "Disa libra përbëjnë një
thesar në themel,se duke i lexuar qoftë dhe vetëm njëherë,të mbeten për jetë në
mendje". Lexues,provoje dhe do bindesh për vlerat e eseve të SEJDO HARKËS.
Gjithmonë nuk lë pa shterur çdo pyetje të mundshme të çdo lexuesi. Një nga
ato,mund të jetë kjo:- Si është e mundur që SEJDO HARKA alias VETËTIMA të bëjë
"diesksionin anatomik" të këtyre"Penav kaq të"rënda"?
Përgjigjen e kam gati. E ka dhënë me kohë ROBERT ANTONY që thotë:" Disa
pijnë ujë në shatërvanin e dijes dhe të tjerë bëjnë"gargar"!!!
Besoj është e kuptueshme se ku hynë
SEJDO HARKA-"VETËTIMA".
E,
sa për stilin jovetëm tek këto ese,por në gjithë shkrimet e SEJDO
HARKËS,shkëlqen qartësia. "Qartësia në stil,- thotë KARL POPPER, është
vlerë intelektuale, Kjo vlerë intelektuale ia rrit karizmën,SEJDO HARKËN. NIÇE
kritikon edhe HEGELIN edhe KANTIN për punën e stilit.
* *
*
Kur
fola shkurtimisht për SEJOD HARKËN,theksoja se është specializuar për kritikën
letrare. GËTE kish "alergji" nga kritikët dhe lëshonte anatemat:
" Është kritik, Është njeri i lig. I thoni:të ikë",por SEJDO HARKA
nuk është kritik mediokër dhe as tendencioz. Përkundrazi: urtë e butë e plot
tiganin, duke i vënë pikat mbi i dhe
kurrë nuk i thotë të zezës , e bardhë dhe as të bardës, e zezë. Shikojni me
vemendje esetë dhe,krejt shkrimeve të tij. Citon jo me apriori,po i thotë
lexuesit shiko faqen x apo ypsilon për çdo autor, Natyrshëm, në shrimet e tij,
veç realitetit ka art,sikur ka porosinë e NIÇES:" Kemi artin që të na
shpëtojë nga realiteti". Në
23-autorët që ka"mbyllur në anijen
kozmike", ai sikur ka veshur dhe zhveshur 23-lëkurë. Me secilin sikur
përjeton apo jetën bashkë me ta. Me
SADIUN;BËRNSIN;BALZAKUN,ÇEHOVIN,KAZANZAQIN,CVAJGUN,SHOLLOHOVIN,NIÇEN ; me JON
FANTE,KUDERËN:me UMBERTO ECO;me DINO
BUZZATI;nga HAN KANG e të tjerë/. Për secilin ka shkruar me aq dashuri
ku tek secili ka pak nga ai.
Jashtë situatës sime, shëndetësore, po i them
SEJDO HARKA "VETIËTIMA":- Unë
nuk jam ai nobelisti irlandez SAMUEL
BEKET që shkroi"Duke pritur GODON" që aq miirë e ke stolisur me penë.
Unë jam Përparim HYSI që,ngaqë nuk e pres dot"GODON" shkrova këtë ese
me të cilën të uroj:" VETËTIMË,qëllofsh lartësi të tjera.!"
Tiranë, 4 qershor 2026






