Përparim Hysi: Psenë nuk e ka gjetur Sterjo Spasse dhe jo ta gjej unë?!
Psenë nuk e ka gjetur STERJO SPASSE dhe jo ta gjej unë?!!!
Kujtimit
të shkrimtarit të madh, STERJO SPASSE

Nga
Përparim Hysi
Është
muaj shtator. Më 12 shtator 1989, në moshën 75-vjeçare, është ndarë nga jeta
një shkrimtar i madh i LETRAVE SHQIP, STERJO SPASSE.
Këtë
batutën që lexoni më sipër, e dëgjova shumë vite më parë nga një kooperativist
që, tek bënte debate me brigadierin e tij, pyetjes: “PSE?”, iu përgjigj flakë
për flakë:
—
Psenë nuk e ka gjetur STERJO SPASSE dhe jo ta gjej unë!!!
Brigadieri
u tregua i mundur dhe unë, si dëshmitar i këtij debati kaq shpotitës, por dhe
emocional, u mbusha me emocione gëzimi. Isha i sigurt që as ai kooperativisti
dhe as brigadieri, jo vetëm nuk e kishin lexuar romanin “PSE?”, por as që e
dinin se kush qe ky STERJO SPASSE.
Por
opinioni është më i madh se sa qyteti. Bredh gojë pas goje dhe bëhet sundues.
Mendoni
veç për pak: ka ndodhur rreth viteve ’60-të të shekullit të kaluar dhe që të dy
debatuesit (ata i njihja mirë: ishin me shkollë fillore), por jo vetëm kaq:
edhe unë që po shkruaj, në ato vite, nuk e kisha lexuar “PSE?”, që qe si “mollë
e ndalueme” në kohën e diktaturës së proletariatit.
E
sa për STERJO SPASSEN, jo vetëm e njihja, por dhe e doja. Ndaj më erdhi mirë që
ai kooperativisti i thjeshtë e vuri poshtë brigadierin që i hëngri shpirtin me
“pse”.
Çelësi
i fitores qe STERJO SPASSE.
Unë
e kam njohur STERJO SPASSEN qysh mesviteve ’50-të të shekullit të kaluar, kur
qeshë nxënës në shkollën Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.
Profesori
im i letërsisë, i ndjeri AZMI STRINGA, drejtonte dhe bibliotekën e shkollës.
Profesori më fuste atje dhe, së pari, lexova revistën “Normalisti”, ku gjeta
shkrime nga ish-nxënësi, STERJO SPASSE.
Më
ngjitën shkrimet e tij dhe, mbaj mend, që në Elbasan, tek bukinisti “Mendel”,
alias Dajë SULË KURANI, gjeta “Afërditën”, atë romanin që STERJO SPASSE e kish
shkruar pas romanit “PSE”.
Atëherë,
sado që nuk lija libër pa lexuar, i merrja gjithë gjërat si të vërteta dhe, tek
lexoja “Afërditën”, më dukej se kjo qe mësuesja ime e fillores në PETOVË të
FIERIT, e mira FATMIROSHE GURGAJ, që qe jo vetëm e mirë, por dhe shumë e bukur.
Dhe
thosha:
—
Kot ia ndërron emrin, kjo është dhe pikë. — Po ku e njohu, vallë?
Pastaj
kthjellesha dhe thosha:
—
Po dhe unë bëj pyetje idiote, po “Psenë” nuk e ka gjetur STERJO SPASSE dhe jo
ta gjej unë.
Më
tej, Xha Koroveshi, një nga personazhet. Aha, këtu nuk e ha sapunin për
djathtë. Shkruan ti se Xha Korveshi është nga Gorica apo nga fshatrat e
PRESPËS? Jo, i nderuar, e ke marrë nga PETOVA e FIERIT (unë jam vetë nga
PETOVA). Këtu ka pesë familje me mbiemrin Koroveshi dhe, me siguri, ti ke
zgjedhur Xha LILI KOROVESHIN, se ky është më i gjatë!!!
Nëse
e ke fjalën për atë Rako Ferrën, edhe ky është nga Fieri, se aty ka disa
familje me mbiemrin Ferra.
Por
le t’i lëmë aluzionet dhe hamendësimet naive të miat. Pyetja është e thjeshtë:
—
Pse ndodhte kështu me librat e STERJOS?
Ndodhte
kështu se qenë shkruar përmjet shpirtit të shkrimtarit.
E
ka thënë me kohë HANS HOFMAN: “Një vepër arti është një botë më vete që
pasqyron shpirtin dhe emocionet e botës të autorit”.
Ka
dhe më: kur e pyetëm FLAUBERTIN për romanin “Madam Bovari”, mësoje kush është
kjo “zonja Bovari”? Dhe ai:
—
Po unë jam, kush mund të jetë tjetër?
Sa
lexova këtë, thashë:
—
Aha, AFËRDITA qenka ky, kush mund të jetë tjetër?
Ndaj
dhe iu kthye dhe, pas çlirimit, shkroi “Afërdita përsëri në fshat”.
Shkroi,
po vallë a pushoi ai së shkruari?
Në
biografinë e tij letrare, ka katër libra me tregime; ka 10 romane; ka tekste të
gjuhës shqipe për shkollat 8-vjeçare, tekst të stilistikës për shkollat e
mesme; ka artikuj pedagogjikë; ka përkthime dhe, me një emër përgjithësues,
STERJO SPASSE ka qenë një “makineri e vërtetë shkrimi”.
Nuk
flas vetëm për sasinë e shkrimeve, por, veçanërisht, për cilësinë. E pamundur
që, pasi e lexon, të mos e duash atë. Unë jam një nga të shumtit që e dua.
Shpeshherë,
tek mendoj për STERJO SPASSEN, nuk u shpëtoj disa hamendësive që nuk duhet të
jenë vetëm të mijat.
Në
moshën 21 vjeç, kur ishte mësues në zonën e DROPULLIT (më duket në Derviçan),
shkruan romanin “PSE?”.
Qe
një risi letrare, një si “trokitje në portë” për romanin filozofik dhe si shteg
për romanin modern.
Bëri
atë një diturak, ka thënë:
—
Mos shko atje ku është shtegu, po hap shteg dhe lërë gjurmë.
E
hapi shtegun dhe la gjurmë, por kishin ndërruar kohët dhe në SHQIPËRI kish
vetëm një filozofi: made in bolshevizëm, dhe romani shprehte “rrezik”.
Sidoqoftë,
STERJO SPASSE nuk i ndali shkrimet dhe, pothuaj, i arriti të tëra. Me tituj,
nderime, medalje. Me Çmim të REPUBLIKËS; Nderi i Qarkut të KORÇËS; Nderi i
Komunës së PUSTECIT (ku përfshihet dhe Gollomboçi i tij) dhe, mbi të gjitha, ai
qe NJERIU i dashur që i donte njerëzit.
Nëse
duhet ta veçoj paksa, STERJO SPASSEN, siç mendoj unë, mban veshur kostumin e
një NJERIU mbushur me virtyte.
E
ka thënë me kohë KONFUCI:
“Njeriu
superior mendon për virtytin, njeriu i zakonshëm për rehatinë.”
Po
të merrja hua një thënie të humoristit të madh amerikan, MARK TWEN, ai qe aq i
mirë si njeri, sa mirësinë e tij e “shikonin” dhe të verbërit dhe e “dëgjonin”
dhe shurdhët.
Mos
kujtoni se po zmadhoj diçka për të.
Para
se ta mbyll, dua t’ju them që shtëpia e tij në PRESPË, me fond të UNESKOS,
është kthyer në muze, ku ruhen, veç veprave, shumë relikte që janë dëshmi të
një NJERIU që ka lënë pas vlera.
Ai
është sjellë me njerëzit si një ZOT i mirë dhe i dashur.
Më
duket se BALZAKU, kur i tha këto fjalë, ka njohur një të ngjashëm me njerëzit.
Fjalët e BALZAKUT janë këto:
—
Është sjellë si ZOT me njerëzit.
Sado
nuk më lejon shëndeti, do ta quaja të mangët këtë ese timen, po mos shtoj një
ndodhi që ka vlerën e një vërtetimi noterik, pa “vulë” të thatë.
Shtëpia
ku ka jetuar STERJO SPASSE në Tiranë ka qenë si një hotel “me pesë yje”. Kjo
shtëpi qe strehë për krejt PRESPARËT që vinin në Tiranë për hallet e tyre. Ku
do gjenin më babaxhan se bashkëfshatari i tyre i dëgjuar, që i priste me krahët
hapur bashkë me të shoqen, STEROVICËN.
I
biri i tij, ILINDENI, më tregonte duke qeshur:
—
Buçiste shtëpia sikur çdo ditë bëhej dasmë.
Ndodhte
si me atë përrallën: “Hanin të gjithë e tepronte gjysma”!
Tej
shakave, vetëm rroga e STERJOS, se STEROVICA nuk punoi asnjë ditë.
Mos
përmend këtu kolegë të STERJOS, si NONDA BULKA, MAHIR DOMI, FATMIR GJATA, ZISA
CIKULI dhe lista e gjatë.
Edhe
ISMAIL KADARE e kish shok kur studiuan në Leningrad.
Për
kontributin e madh të STERJO SPAASES, tek kjo shtëpi u vendos një pllakë
përkujtimore, me okelion:
“Kjo
shtëpi është e STERJO SPASES”.
Ra
plani dhe u vendos që do ndërtohej pallat. U prish dhe familja u vendos në
pallatin që u ngrit.
Pas
dy vjetësh, u kujtuan për atë “pllakë përkujtimore”.
Pyesnin
të njohurit përreth dhe të gjithë ngrinin supet. Rreth e përqark ka një seri
dyqanesh dhe, tek psonisnin, njerëzit shprehnin shqetësimet e tyre. Shprehnin
keqardhje.
Aty,
nëpër këmbët e tyre, vete e vjen me cigare në gojë një bohem.
Aty
ka qenë ai kur rronte ai burri zotëri, me emrin STERJO SPASSE.
Aty
paskësh qenë kur u prish shtëpia dhe pllaka mbeti përdhe. E rrëmbeu, sikur qe
thesar, dhe e çoi në shtëpi. E mbuloi me një copë rrobë dhe nuk ia besonte
njeriu.
Dhe,
kur i tha mendja, e mori me gjithë rrobë dhe u tha:
—
Merreni, ua solla! Ishte gjynah të shkelej me këmbë.
Se
ai ZOTNIA na donte të gjithëve!
Bohemët,
njerëzit që vdesin me zemrën e qashtër të një fëmije.
Kjo
është nota më e lartë që merr NJERIU — STERJO SPASSE!
Ai
është i paharruar dhe rron përmjet veprave të tij.
Tiranë, 18 shtator 2026


