Përparim Hysi: Fllad maji

(cikël
me poezi lirike)
Nga
Përparim Hysi
1. Nuk e
di
Nuk
e di se ç'pëllumb t'u ul mbi qepallë?
Se
i mbylle sytë sikur t'i vrau dielli
Unë
andej nga ti sytë, të ndjekë me mall
Si
peng i një misteri.
I
hape qepallat dhe pëllumbi fluturoi
Unë
gozhduar.andej nga ti sytë
Po
ta them troç,mike moj:
Për
ty,m'u mbytën gjemitë.
Se
është maji dhe përtërihet gjaku
Në
maj harron dhe moshën që ke
Është maj, ndaj ka marr revan vargu
Dhe,në
këtë mes, nuk ka as qysh dhe as pse?
2. Pak nga pak
Pak
nga pak dhe më s'duroj
Pa
ju thënë,që unë ju dua!
Në
kjo gjë, ju befasoi
Të
më falësh,pakëz mua.
Se
tek ti pashë mirësinë,
Pashë
dhe zemrën e brishtë
Pashë
tek ti fisnikërinë
Ndaj
ju dua, marrëzisht.
Pse
çudite? Qe papritur?
Jo,aspak
nuk besoj.
Se
më foli syri i ndritur,
Kur
me timin bisedoi.
Sy
më sy, u morën vesh
Të
shkëmbejmë "kredencialet"
Mike,moj,
ti ke"lincecë"
Sa
më shpejtë të"vulosim"mallet.
3. Pa folur
Ne
me gojë nuk folëm fare
Njëri-tjetrin
"hamë" me sy
Çdo
gjë duket ashiqare
Që
duhemi unë e ti.
Ndaj
të putha,pa marrë leje
Ti
u drodhe si me turp
Mandej
gjaku nëpër deje
Dhe
u ngjizëm trup me trup.
Dashuritë
nuk duan fjalë
Nuk
duan fjalë,por duan "vepra"
Këto
vargje shkruaj me mall
Veç
për ty, moj e Paemra!
4. Çfarë bën?
-Çfarë
bën?- më the. Mos ke lojtur mendësh?
Unë
s'dëgjoj,edhe... puth si"përmendësh"
Tanë
më s'u ndjeve(duarët m'i vë kular)
Puthjen
e pëlqeve dhe bëmë pak"zarar".
5. Pse?
Pse
njeriu mos jetë i lirë?
I
lirë që të dashurojë kë të dojë.
Martohet
dhe lidhet me "zinxhir"
Sikur
"skllavërinë" pranoi,
Jo
vetëm e pranon këtë"skllavëri"
Dhe
rri i prangosur.
Qëllon
që bie prapë në dashuri
Por
"tjetra" i rri kanosur.
Dhe
vuan e heq e psherëtin
Nuk
di se nga t'ia mbaj.
E
ka pranuar "skllavërinë"
Prangat
nuk i këput kollaj.
Pa
zë e bluhet vet përbrenda
Shorti
që ka nuk i ka asnjë faj
Por
moral e ligj nuk njeh zemra
Dhe
të dashurarit,lexues,kurrë mos i shaj.
6. Unë e di
Unë
e di që do i shani vjershat e mia
Se,sikur
bëj apel,që të shkelet morali.
Jo.nuk
pyet për moral dashuria.
Mos
kujtoni se unë jam djalli.
Jo.
Mua më rrahin se them të drejtën.
Me
vargje mbështes çdo dashuri reciproke
Flas
për ata që të "nxehtë" e kanë ndjenjën
Dhe
nuk ka vend për ekuivoke.
S'është
dashuri ajo e të fuqishmit a pushtetarit
Që
përdor dhunë apo ushtron presion.
Unë
këndoj për të gjithë të dashuruarit
Qofshin
ata dhe në moshë të vonë.
Tiranë, 10 maj 2026










