Nikolin Sh. Lëmezhi: Janë shqiptarët për ty Shqipëri!
7h më parë

Imazh
i gjeneruar me ChatGPT (OpenAI)
Nikolin Sh. Lëmezhi
Janë
shqiptarët për ty Shqipëri!
Shqipëri,
o Nënë e shenjtë,
n'historinë
tënde të rrallë.
Do
të jem unë bir i denjë,
do
të jem një gur i gjallë.
Ti
je Nënë gjithmonë me nder,
ti
je toka e larë me gjak.
E
pamposhtur je përherë,
je
shqiponja mbi bajrak!
Ndaj
gjithmonë plot dashuri
do
të këndoj në tokën mbar':
Nëna
ime, je ti, Shqipëri,
emri
yt më bën krenar.
S'do
të pres nga askush tjetër,
të
vërë dorë mbi këtë ndërtesë.
Tokë
hyjnore, kaq e vjetër,
po
ta jap sot ty këtë besë.
Sa
t'jen' dielli edhe hëna,
sa
të jetojë kjo njerëzi,
sa
t'ketë bij lindur nga nëna,
janë
shqiptarët për ty Shqipëri!
Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 28. 02. 2023
Të Tjera
Në Fokus



