Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XV)
Nga skëterra përmes luftës në krenari (XV)
Nga Mejdi Asllani
Më herët kur punoja në drejtorinë për financa, në një rast Xhemajl Haliti nga Zhegra e Gjilanit, e që punonim bashkë, më patë thënë;
- Mejdi, duhet pasur kujdes nga ky Bora Milkoviqi, sepse i urren Shqiptarët aq shumë sa që me pasur mundësi, një të gjallë nuk e lenë mbi tokë!.
- Pse ashtu?
- Sepse ky e ka pasur një vëlla oficer të OZN-ës me grada Majori dhe ia ka patë vrarë një Shqiptarë.
- A e dinë ky se kush ia ka vrarë?.
-
- Hajt ma trego këtë ngjarje, se po më intereson fort.
-
Kështu kishin vepruar edhe me Isuf Pidiqin. Isufi ishte i njohur për bujari dhe trimëri, kishte marrë pjesë në mbrojtjen vullnetare të Kosovës nga hordhitë Serbo-çetnike pas masakrave në rrethinën e Preshevës dhe në malësi të Karadakut. Tani ndodhej në shtëpi të vet, sepse lufta kishte mbaruar. Edhe Isufit i vjen radha, dhe e thërrasin në Komunë. Pasi e marrin në pyetje dhe e torturojnë, e lënë me duar të lidhura, të ulur në një karrige dhe dalin në dhomën tjetër, për ta përpiluar shkresën të cilën do ta dërgonte me dorë të vet në OZN-e në Gjilan, nga ku nuk do të kthehej i gjallë, si pararendësit e tij.
Atëkohë popullata ishte tmerruar aq fortë, sa që, para bënin vetëvrasje se sa të ia kthenin pushkën ndonjë pushtetari. E mos të flasim për oficer të OZN-ës. Këtë e dininë Serbo-çetnikët, prandaj edhe kujdesin e konsideronin si të panevojshëm. Isufi i mbetur vet në zyre, vëren se pas dere ishte harruar një pushkë e mbështetur për muri. Ngrihet e kontrollon, e shef se është e mbushur me municion. Merë pushkën dhe
Mbasi e marinë vetën pak nga paniku, gjithë ata Serbë si punonin në Komunë. Fillojnë të shtien me pushkë në drejtim të Isufit, por pa sukses. Sepse nga paniku si i kishte zënë, nuk mund ta qëllonin edhe pse Isufi fare nuk vraponte, por ecte normal. Një shqipfolës si ishte shërbëtor aty në Komunë, për të u hyrë në hatër pushtuesve, i thotë një Serbi, ma jep pushkën mua, dhe me një plumb e qëllon Isufin në shpinë. Isufi bie i vdekur në mes të rrugës, para dyerve të një shtëpie, emrin e pronarit tani i a kamë harruar.
- Ja pse Bora i urenë Shqiptarët!
- Të falem nderit për këtë informatë.
-
- Ka shumë raste por po ta tregojë vetëm një. Pas vrasjes së të vëllait, Boronë e kanë pas emërtuar kryetar Komune në Zhegër. Ishte koha e otkupit (mbledhjes së të gjitha produkteve si i prodhonte bujku, në emër të tepricës). I ngarkonte shqiptarët aq shumë, sa që nuk u mbetej bukë për ti ushqyer fëmijët. Nëse nuk e dozonte sasinë e caktuar, përfundonte në burg dhe përjetonte tortura të papara.
Një rrastë, një fshatar të cilit ia kamë harruar emrin, por banorët e Zhegrës e kanë në kujtesë. Shkon në zyre të Kryetarit Bora Milkoviqi për tu ankua, se nuk është në gjendje të dorëzoj gjithë atë sasi, sa i është ngarkua dhe se fëmijët janë duke i vdekur për bukë, me gjasa edhe ia fillon me qarë. Boro i thotë; hip në karrige, dhe puthe fotografinë e Titos, pastaj po ta fali otkupin.
Kur fshatari hipë në karrige, Boro me shqelm ia shtyn karrigen dhe e përmbys njeriun. Ashtu të përmbysur e rrah aq fort sa që ky njeri shtrihet në spital të Gjilanit ku mjekohet ma se një muaj.
Për këtë vepër gjyqi e kishte dënuar me katër muaj burg Boron, pa e shkarkuar nga posti i Kryetarit. Boroja kur nuk e ka vuajtur atë dënim me burg, ajo ka qenë sa për tu hedhur hi syve Shqiptarëve të shkretë. Gjëja se ka drejtësi.
- Të falem nderit edhe për këtë informatë, vërtet do të jem i kujdesshëm ndaj ti.
Kjo informatë më patë hyrë në punë më vonë, në vitin 1972. për të i mbrojtur tre djem të rinj, si i patëm pranuar në marrëdhënie pune në Kuvendin komunal të Gjilanit. E që të tre ishin patriot të kulluar. E pata përdorur metodën e Napoleon Bonopartes, “Sulmi më e mira mbrojtje”.
Në vitin 1972. nuk më kujtohet se kush ishte në komision për pranimin e punëtorëve në marrëdhënie pune, me rastin e pranimit të tre të rinjve Shqiptar. Ata ishin Avdi Limani nga Pogragja, Bejtullah_______ nga Gjilani, Enver Ahmeti nga Gjilani dhe Jashar Bejtë Bekteshi nga Zhegra e Gjilanit. Avdija dhe Bejta sapo kishin mbaruar ciklin e lartë të shkollimit kurse Enveri dhe Jashari shkollën e mesme. Të gjithë të punësuarit shqiptar në Komunë, u gëzuam për ta, sepse sado pak do të ndikonin në strukturën e të punësuarve Shqiptar, aq më tepër, me që dy të parët ishin me shkolla të larta, dhe i njihnim si patriot në bazë të veprimtarisë së tyre.
Udhëheqësja supreme e Komunës e përbërë me mbi 9o% të Përkatësisë Serbe. Me të kuptuar, që të nesërmit e organizuan seancën e Kuvendit komunal. Me të vetmen pikë të rendit te ditës, largimin e këtyre tre djemve nga puna dhe marrjen në përgjegjësi, të atyre si i kanë pranuar në marrëdhënie pune.
Me t’u marrë vesh për këtë, unë vrapova dhe e takova Avdi Limanin, i tregove se për çka po mbahet Seanca dhe ia tregova në hollësi atë veprën e Bora Milkoviqit në kohën e otkupit si ma patë tregu Xhemajl Halitë disa vite më parë. Duke i thënë se mund ta përdor si kundër sulm në mbrojtje.
Seanca mbahej në një sallë të madhe të Gjyqit të qarkut, në katin përdhes. Në Seancë prezantonin udhëheqësit e të gjitha sektorëve dhe drejtorive të Kuvendit Komunal. Që do të thotë Sekretariati për punë të brendshme, Drejtoria e Mbrojtjes popullore, Komiteti i lidhjes komuniste dhe të gjitha drejtoritë e administratës komunale.
Pasi filloj Seanca u propozua kryesia e punës në të cilën merrte pjesë Kryetari i Kuvendit Vukashin Jokanoviqi dhe sekretar Muharem Latifi. Fill pas, Muharemi propozoi që procesmbajtës të jem unë. Propozimi u pranua dhe unë dola atje pran kryesisë përballë delegatëve.
Në reshtë të parë ishin të ulur shefat e sekretariateve. Që të gjithë ishin të zhvilluar fizikisht, me do koka të mëdha si mushkat e Banatës. Sepse që nga përfundimi i luftës kishin pasur standard të mirë, me që ishin të privilegjuar. Pos Kryetarit Vukashin Jokanoviqit që ishte i gjeneratës time, të gjithë të tjerët, kishin biografi çetniko partizane. Por jo të gjithë të luftës me Gjerman, por me Shqiptar civil.
I pari për diskutim u paraqit Bora Milkoviqi, kryeshef i Drejtorisë së mbrojtjes popullore, duke shtruar pyetjen se kush i ka pranuar këta katër Shqiptar në punë në komunë, kur dihet se që të tre kanë biografi të keqe, anti Jugosllave: Avdi Limani është një disident anti Jugosllavë, për çka është dënua me burg për kundërvajtje disa herë. “ Gjë që ishte e vërtetë”. Bejtullah _____ ka vënë lule te vari i armikut të popullit Fazli Grajqevci, Enver Ahmeti i liruar nga shërbimi ushtarak për shkak të skizofrenisë, Kurse Jashar Bekteshi është i biri i Ballistit, Armikut të popullit Etj.
Pasi diskutuan edhe disa të tjerë, fjalën e kërkoi Avdi Limani si ishte i ulur në reshtin e fundit, në krahun e djathtë. Avdija ishte i njohur për Guximin e tij, që ishte për të i marrë lakmi. Sepse nuk nguronte që të ua përplas në sy të gjitha padrejtësitë. Pa e qarë kokën për pasoja. Por, më shokuse ishte për Serbo-çetnikët, kur i tha Borosë. Ti shoku Boro nuk ke të drejtë të me kritikosh mua, sepse ti vet nuk je i pastër. Në kohën e otkupit*(mbledhjes së tepricave). I ke thënë filan shqiptarit të hipë në karrige, e ta puthë fotografinë e Titos dhe pastaj do të ia falësh otkupin. E ke përmbys nga karrigeje dhe e ke rrahë gjer në alivanosje. edhe pse je dënua për at vepër, kur nuk e ke vuajt dënimin.
Këtë e dinin të gjithë Serbët, shokët e Borosë. Por me gjithë atë, të gjithë u kthyen për ta parë Avdiun, të hutuar se si po e ditka ky këtë ngjarje, kur nuk ka qenë i lindur në atë kohë.
Fjalën e mori Z. Muharem Latifi. Në diskutimin e tij u vu në mbrojtje të tre të akuzuarve nga Boroja e të tjerët, por diskutimi i tij ishte tepër elastik, gjë që mua nuk më pëlqeu, sepse ishim marrë veshë ndryshe.
Tani e kërkova fjalën unë, e ndërpreva mbajtjen e procesit, që isha duke e shkruar çdo fjali të secilit diskutues, sikur të ishte stenogram.
Diskutimin e fillova me fjalë të buta, duke i arsyetuar që të tre, veç e veç. Për Avdiun thash se nuk është anti regjim, por në punët tona ka edhe të meta, që është krejt normale, ky njeri i vëren ato edhe i thotë. E pse ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë kritika, ajo është tjetër gjë. Për Bejtën thashë, se Fazli Grajqevcin e ka pasur shok të fakultetit, edhe nëse ka vu lule te varri i shokut, nuk do të thotë se janë të një ideje. Pastaj Fazliun nuk e ka ngjall me ato lule, prandaj skemë pse të frikësohemi. Kurse për Jasharin i thashë; po më vjen çudi shoku Boro, me që ti je vet nga Zhegra si nuk e njohke babën e Jasharit. Ai është gjallë në Zhegër e punon tokën e vet, shikon hallet e veta, kujt nuk i ka bërë keq as që i bënë. Po të kishte qenë Ballistë, ose do të ishte i vrarë ose do të kishte vuajtur burg, ja ku e keni në fshatin Zhegër. Për Enver Ahmetin diskutoi dhe e mbrojti Ismet Halili drejtor i drejtorisë për gjeodezi, Enveri ishte vartës i tij.
Nga gjithë kjo, unë po pajtohem me Shokun sekretar, se këtu nuk është puna për fajësinë e këtyre djemve. Por për një tendencë, për ta diskredituar dhe komprometuar rininë përparimtare Shqiptare. Për të ruajtur status kwon, në strukturat udhëheqëse në përfaqësimin e nacionaliteteve në punësim.
Gjer sa unë isha duke diskutuar, shihej qartë se të gjithë Serbëve i ra kresë, me që ishte hera e parë pas luftës së dytë botërore, që dikush të merë guximin dhe të kundërvihet kësisoj. Por më qesharake ishte me Boron, sepse ai u krys dhe duke e sjellë kokën, si kali kur ti hynë mizat në hundë, shante pa ndërprerë nënën (majku mu jebem) sa që e dëgjonin të gjithë në sallë. Unë vazhdoja kritikën, duke e shikuar. E dija mirë, se në kokë i zihej pendimi pse nuk ka vrarë Shqiptar gjer në farosje, atëherë kur i ka pasur duart e lira.
Më të përfunduar diskutimin iu ktheva procesverbalit, por seanca e ndërpreu punën dhe filluan të dalin nga salla duke biseduar ndërmjet veti. Mirë e dita se nga aty do të kem pasoja të rënda por nuk mërzitesha shumë.
Procesin e përpunova dhe e shkrova me makinë shkrimi, e regjistrova në arshivë duke ia dhënë edhe numrin e protokollit, po atë ditë ia dozova Kryesisë.
Të nesërmen kur erdha në punë, Muharemi më takoi dhe më pyeti.
-Pse je thirr në diskutimin tim dhe ma ke shtuar fjalinë komprometimi i rinisë Shqiptare? Me që unë, nuk kam përmendë kurrfarë komprometimi e as diskreditim.
-Për dhunë i thash, sepse para mbledhjes i patëm do fjalë tjera, e ti në seancë isha tepër i butë. Pse a mos të ngarkuan gjë?
- Jo, e dininë se unë nuk kam thënë. E kritikuan edhe mënyrën e mbajtjes së procesit, duke thënë se nuk duhet shkruar çdo fjali si diskutohet.
-Saktë, se ata janë mësua me përdorë lloj, lloj kërcënime edhe sharje e pastaj me i mohua.
Avdija vazhdoi punën në drejtorinë për urbanizëm Jashari në arshivë të Komunës, Enveri në gjeodezi, kurse Bejta pas një afati të shkurtër si patë punuar si jurist i Drejtorinë për urbanizëm, shkoi dhe u punësua në Prishtinë në shtëpinë botuese “Rilindja”.








