Idriz Zeqiraj: Provokimet e porositura ndaj LDK-së janë banditeske!
PROVOKIMET E POROSITURA NDAJ LDK-SË, JANË HULIGANE E BANDITESKE!

Turneu
bashkëbisedues me qytetarët e Kosovës, të binomit Lumir Abdixhikut-Vjosë
Osmani, përkatësisht, kryetar dhe bartëse e listës të LDK-së, po bëhet pa bujë
e pompë, ndryshe nga të tjerët.
Rastisi
që brenda javës, në dy takime të ndryshme, dyshja në fjalë bëri në Podujevë. Në
të dy rastet, një grup huliganësh, ulërinin me fyerje mostrume ndaj mysafirëve
të qytetit, gjë që nuk ndodhi në asnjë qytet tjetër.
Duke
dëgjuar orkestrimin shpifës e denigrues ndaj një presidente unike, Vjosë
Osmanit, vazhduese e denjë e vijës rugoviane, reagoi, në zemërim e sipër,
kandidati për deputet, Dr. Ekrem Hyseni, "eh more qena".
Kryetari
i komunës vendore, Shpejtim Bulliqi, kundër-reagon:
"Është
e turpshme dhe e papraneshme kur dëgjon kandidatin e LDK-së për deputet, duke
iu drejtuar qytetarëve me fjalët fyese "eh, more qena". Një qasje e
tillë tregon arrogancë dhe mungesë respekti ndaj qytetarëve".
Realisht,
shprehja në afekt e Dr. Ekremit, ishte referencë për zyrtarët qendrorë dhe
lokalë të LVV, të cilët ndërsejnë lukuninë e grupeve huligane e rrugaçërore,
për të penguar bashkëbisedimin e qetë informues intelektual të Lumir Abdixhikut
dhe të Vjosë Osmanit.
Këto
grupime të veçuara, më se paku mund të identifikohet me qytetarët e Podujevës,
të cilët, si trevë. shquhen për mikpritje dhe mirëpritje të mysafirëve.
Reagimi
i profesor Bulliqit është në adresë të gabuar. Ai duhej t`i qortonte ulëritësit
dhe fyerësit recidivistë të mysafirëve nga kryeqyteti. Duhej t`u thoshte se ata
u thanë vetëm "eh, more qena", ndërsa dikush tjetër mund t`ju thotë
"eh, more qena bir qenash", sepse robin mund ta lindësh, por edhe
duhet edukuar për sjellje njerëzore dhe jo kafshërore!
Me
gjithë respektin për kryetar Bulliqin, kritika drejtuar Dr. Ekremit,
nënkuptohet si aprovim për ulërimat fyerëse të turmës huligane. Herë tjetër,
veç britmave çjerrëse, mund të gjuajnë vezë këlluqe, madje edhe gurë, të
trimëruar nga mbrojtja e kryetar Bulliqit!
Përndyshe,
Dr. Ekrem Hyseni është kuadër shëndetësor dhe njerëzor - par exelance -, me një
edukatë supreme.
Konsideratën
e qytetarëve të Podujevës, për Dr. Ekremin e dëshmuan në garën e parë
përballëse për kryetar komune me Shpejtim Bulliqin, diferenca ishte vetëm 1.5
%. Ndërkohë që ishte një angazhim enorme jo vetëm i LVV, por edhe i një pjese
nga klani i Isa Mustafës. Këtë e pranon edhe ish-kryetari i suksesshëm i
komunës, Agim Veliu, kur në TV-Dukagjini, moderatori Panduri, i bëri pyetjen
direkte, nëse ai është faktor i humbjes të LDK-së në Podujevë, Veliu përgjigjet
"po, jam faktor".
Familjen
Veliu, respektivisht, Gashi, e njoh që nga vitet `60-a, kur shërbeja mësues në
atë trevë. Kjo familje ka qenë gjithherë në shënjestër të pushtuesit
serbo-sllav. Kjo dëshmohet edhe me plagosjen, më saktë, tentim-vrasjen e Agimit
nga argatët e Serbisë, tashmë, të strehuar në PAN-in kriminal.
Edhe
të pakënaqurit e klanit Mustafa, edhe hatërimi i Agim Veliut, pikërisht tani,
kur LDK-ja ka nismuar - Profilizimin e të Djathtës të Kosovës -, jo vetëm që
nuk i shërbejnë LDK-së, të djathtës, demokracisë, përkundër bëhen njësh me
PAN-in, për luftimin e kësaj nisme fisnike, siç është Bashkimin dhe
Profilizimin djathtistë.
Ata
që pretendojnë se të rikthyerit në shtëpinë e tyre legjitime, LDK-e, duhet
kërkuar falje, gabohen rëndë, sepse kanë heshtur si peshqit, përgjatë rrënimit
të partisë të Presidentit Rugova. Madje, nën trysninë e ish-kryetarit, të
katapultuar në kreun e LDK-së, nga Hashim Thaçi, votuan marrëveshje fatale për
Kosovën, përfshi këtu edhe bërjen e Hashimit president, edhe pse ishte
porosi-amanet e Presidentit Rugova që "Hashimi të mos lejohet të ngritet
në pozita të larta, sepse është i dëmshëm për Kosovën".
Përndryshe,
ndryshimi duhej bërë, për t`u çliruar nga bandat mafioze vrastare, hajnore e
kontrabandiste të Kosovës. Dhe, këtë ndryshim dikush duhej ta bënte, qoftë edhe
me çmimin që kërkonte pikërisht ndryshimi.
E
ardhmja u përket reformatorëve. Këtë e ka dëshmuar historia ndër shekuj. Andaj,
keni besim tek ata që kanë guximin qytetar dhe intelektual, në përballjen me
çfarëdo pengesash, që dalin në rrugëtim e sipër, për arritjen e bashkimit dhe
të profilizimit të së djathtës të Kosovës.
Dhe,
kjo duhet të jetë krye-kauza e LDK-së, duke filluar që na 8 qershori 2026 dhe
tutje. Kushdo që nuk aprovon këtë qëllim hyjnor, si amanet brezash, të flijuar
për Shqipërinë Etnike, bënë mëkatin e madh.
Prandaj,
bashkohuni me kryetar Lumirin dhe bartësen e listës zgjedhore, Vjosë Osmani, u
kërkoni ta mbajnë fjalën e dhënë, për të bërë debat të hapur demokratik dhe
zgjedhje të lira, me votë të fshehtë e demokratike, për të gjitha nivelet e
strukturave të partisë, që nga baza e deri në qënder, për Kuvendin e Zgjedhor
të radhës, të LDK-së dhe në vijimësi. Vetëm pas kësaj prove zgjedhore, LDK-ja
do të këndellet, për të arritur të jetë konkurrente e denjë për pushtet dhe
shtet.



