Hasan M. Shahinaj: Dhimbje krenare...

DHIMBJE KRERARE......
Në vend të epilogut – elegjiak.
Kohë me shi të
lehtë vajtimtar.
Për ty moj Vivra,
talent ? rrallë.
Oh,,,! Le të ndizet
zemra plot zjarr,
Mbi të ndritshëm,
të lartin ballë!
U shua shkrimtarja “Nderi Kombit”.
E përcollëm me stuhinë e lotëve,
Na la emrin e pamort ”Vivra”,
Me thesarin prej mbi 70-të, libra.
Jo, jo.... Nuk u
shua shpirti ? saj,
Porsi Sfinksi e
Feniksi, në lashtësi.
Ajo u ngrit nga
hiri qullur në vaj,
Shkoi lart te yjet,
në përjetësi.
Shkoi nëpër botë, ? ndezur pishtar,
Se ç’zonjë fisnike, ka qenë e mbeti,
Shqiponja labe rrënjë Vranar,
Rrahur nga era, kripur në valë deti.
Sot edhe natyra
bleroshe vajton,
Për ty princeshë e
ngulur në vepra,
Ti nga froni ?
perëndisë na shikon,
Na thua: mësoni nga
kohët e vjetra......!
Ti u vure balsam plagëve të thella......,
Të pambyllura, të mortjes luftë
klasore.
Gjyle topi duroi kështjella,
U regje nga goditjet të kohës mizore.
Në libra e shkrime
dashuri mbolle,
Pa pyetur, për boll
hallet e tua.
Ndaj të nderon edhe
çobani në kasolle,
- Shqiptarë, kudo
jeni, bashkë ju dua.
Vivra...! Nuk shuhet dot zëri yt,
Kambanë alarmi e kohëve trazuar.
Largon trishtimin që ngec në fyt,
Shqipëria bëhet...! Është e bekuar!
Rrofsh e qofsh, kujtuar
për jetë!
Zemrat tona me
Fjalën e Lirë,
Ku gjen strehë shkrim
i vërtetë,
Në penën tënde,
lulëkuqe zëmirë.
Ti thure e shkrove thesare diturie,
Ndaj shpirti yt merr sot dritë
diellore.
Fjala jote burim, lumë, det mirësie,
U ngjite lart në hapësirën qiellore.
Beson te shenjtorët,
Krisht e Muhamet,
Ndaj thërret: - O Shqiptar duaje këtë vend!
Feja e shqiptarit,
kurrë nuk u tret,
Mblidhuni bashkë,
trup, shpirt e mend.
Ndjej dhimbje kudo, pa fund e anë,
? vjetër poet, ende s’jam mësuar.
Vargjet vajtojnë, të qetë s’më lanë
Të them për ty, në gur të shkruar:

Mbulomëni me gjethe
lisi e lulnajë,
Shihni po s’u
ngjalla paskëtaj....!”
Ky është epitafi im për ty poete,
Shqiponjë Kanine, ulur përmbi gur
Përballë Sazanit, lundron në dy dete,
Je vajzë Vlore, me penën flamur.
Siç thonë qëmoti,
”Rrno o grua fisnike”,
Me tët shoq Fitim Haxhiraj,
burrëro....!
Dhe
tash......lamtumir, e nderuar mike,
O labe trime, në
paqe pusho....!
U lodhe....! Pusho, pusho e qetë tani,
Kalove një jetë pa gjumë në sy,
Për të ringritur emrin tonë “Njeri”
Ndaj ne thurim vargje, veç për ty.
? the të gjitha,
s’të mbeti merak,
Shpirtin s’ta
thyen, as talentin e rrallë.
Kohën e nxirë,
vuajtjet farmak.
Pena shpatë, në
betejë përballë.
Oh,,,! Le të ndizet zemra plot zjarr,
Mbi, shtatin e lartë, ballin qëndisur....!
Ndjehem që jam ? hershëm shqiptar,
Vivra....! Dëgjo zërin tim, me vargje stolisur....!
Poemth. 2026
Hasan M. Shahinaj
Shkrimtar e studiues
Durrës. Qershor, 2026.






