Gjon Keka: Presidenti Ibrahim Rugova ishte largëpamës, historia e dëshmoi

2h më parë


Presidenti Ibrahim Rugova donte ta bënte Kosovën shtetin e 51 të ShBA, ai ishte largëpamës, historia e dëshmoi

Nga Gjon Keka

Presidenti i papërsërtishëm dr.Ibrahim Rugova donte ta bënte Kosovën shtetin e 51 të ShBA, kjo tregon se ai ishte një vizionar, i urtë, largëpamës dhe bekim për Dardaninë.

Ndërsa sot dalin kundër projektit të gazit amerikan, kundër investimeve kudo në trojet tona arbërore.

Êshtë për t'u habitur me mosmirënjohjen dhe nuk do të doja ta përjetoja që një ditë nga populli e kombi ynë do të dalin individ e grupe që janë kundër projekteve amerikane dhe investimeve të saj, kur dihet se çdo investim Amerikan e Izraelit në trojet tona është investim jo vetëm në ekonomi, energji, turizëm, por edhe investim në siguri, pra atdheu ynë Kosova e Shqipëria bëhen vende më të sigurta, sepse kanë ShBA dhe Izraelin dy nga vendet e bekuar të botës demokratike dhe civilizuese. Pse kur investon Turqia asnjë zë nuk është kundër?

Zoti e bekoftë miken tonë ShBA

Zoti e bekoftë Izraelin

ZotiI bekoftë vendet mik europiane

Zoti e bekoftë Dardaninë (Kosovën)

Zoti e bekoftë Arbërinë (Shqipërinë)

[Gjon Keka]