Brahim Avdyli: Indoktrim i çuditshëm

2h më parë

Brahim (Ibish) AVDYLI:


INDOKTRIM I ÇUDITSHËM

1.

Kaherë më përcjellë

hija e zbehtë e thënies së vjetër

e vjen me arsytimet e veta,


veçantinë e njerrë nga indoktrinimi

nxirrën teza jasht rrethit të natyrshëm

sikur i pandershmi

qenka i pari

dhe i nxjerrë të gjitha fjalët e potershme,


tradhëtija na quhet liri

e liria vetvritet me paliri!…


2.


Ashtu vjen te indoktrinimi i masave

indoktohet çështja e kthyer në rregulla

aq sa pëlcet në zemër të lirisë

dhembja jonë,


nuk e di askush

se cilat janë rregullat e çlirimit

kur masa mëson budallëkun e madh

të bëjnë induksion të plotë të lirisë,


të papriturën

e bëjnë si të mundur

dhe e mundshmja dështon masovikisht,


e ndyejnë mu në mes të emrit tonë

ata që kurrë nuk kanë pasur

midis nesh

trojet e palçikura,


e kuti i matjeve të tyre

nxirret si monstër

e pavërteta të shitet si e vërtetë!…


3.


Të vjen keq

kur shumica i beson asgjësë

së verbërve të marrë nga nata,


parada e improvizuar me shalvare

i bjen tam-tumit të turpit-

Prizreni flet pavetëdijen e vet,


e Hoxha i Drenicës

nga veçantitë e supozuara

na i bjen tabanit

me tërë zërin e tij


e arsyetimi nxirret jashtë thelbit të vet!...


Kështu

trinohet thelbësisht

baza e pa bazë e çështjes,


mija vite

po futemi në terrinë

madje na zhduket

qenia jonë e veçantisë


doktrimi është zëvendësuar

me indoktrinim

sa e vërteta

kthehet në të pavërtetë


e zhduket

fillimi ynë

në fundin e fundrrinës!...


5.


Këtu

kthehet pyetja deri në gjenezë

të vërtetën nuk e gjëjmë askund,


I pari dhe I dyti

janë dënuar turpshëm,


ata e kthyen

tërë rregullin përmbys

e unë qeshë i pari

i të vërtetës integrale të shqipes


por askush nuk e njeh,

e vërteta

është përbaltur tërësisht

nga ata që u dënuan

nëpër thirrjet e tyre të pa bazë,


e fjalorin tonë e pëlset shëmtini!...