Shyqyri Fejzo: Fusha e Korçës dhe tokat e rajonit meritojnë kujdesin e specialistit Vasfi Sherifi
Fusha e Korçës prej 22.500 hektarë dhe tokat e fshatrave të gjithë rajonit e meritojnë kujdesin dhe vemendjen e specialistit e bisnesmenit Vasfi Sherifi

Në
stadin e zhvillimit të vendit, krahas arritjeve në disa sektorë prioritarë, e
themi që në fillim se zhvillimi i bujqësisë ka jo pak probleme që ky sektor
kryesor për çdo ekonomi, fshat, rajon e shtet të zejë vendin që i takon
përcaktuar nga kërkesat e ligjeve ekonomike dhe nevojat jetike të vetë
popullatës.Të meta e dobësi mund të radhitnim shumë, të cilat tangent apo drejt
për drejt janë atakuar nga shtypi, media apo politika. Në këtë shkrim nuk do
ndalemi e "të qajmë"për ato. Le ti shikojë ato organet kompetente,
duke përcaktuar dhe drejtimet e prioritetet, që kjo degë e rëndësishme e
ekonomisë të zejë vendin që i takon. Ky problem është bërë më shumë se i
domosdoshëm për zhvillimin normal të ekonomisë.
E
theksojmë që në titullin e shkrimit.Fusha e Korçës me 22.500 hektarë tokë, si
dhe fshatrat për rreth, e kanë "hak" kujdesin dhe vemendjen e
specialistit dhe bisnesmenit Vasfi Sherifi. Me të drejtë lind pyetja: Cili është dhe çfarë ka bërë ky intelektual e
bisnesmen që duhet të shkruajmë për të?

Bisnesmeni Vasfi Sherifi duke dhene interviste
Vasfi
Sherifi është agronom, fermer dhe sipërmarrës shqiptar i njohur, me bazë në
fshatin Pojan dhe në qytetin e Korçës. Ai është i specializuar në prodhimin e
farërave, kultivimin e drithërave dhe eksperimentimin me varietete të ndryshme
të patateve në fushën e Korçës dhe Maliqit.
Të
shkruash për Vasfi Sherifin, e themi që në fillim se ai është i lidhur direkt
në formën e një "simbioze" të pa zgjidhëshme, me vendlindjen e tij,
Pojanin.
Vasfiu
në Pojan u lind, u rrit u shkollua në vitet 1962-1970 në shkollën 8/vjeçare të
vendlindjes. Në vitet 1970-1974 në shkollën e mesme Bujqësore "Bardhyl
Pojani" Pojan. Në vitet 1974-1978 në
Institutin e Lartë Bujqësor Korçë (ILB).Në vitet 1978-1979 diplomimi në
(ILB) dhe fillimi i punës në KTL Pojan.
Hodhëm
pak dritë në shkollimin e Vasfiut dhe fillimin punë si agronom, në fshatin e
tij. Kjo ishte ana profesionale, por ai si një i ri dinamik dhe me horizont të
gjërë profesional e shkencor, fitoi besimin e njerëzve, të cilët e propozuan
dhe mbështetën në disa detyra shoqërore, si: Nga viti 1984 -1991 kryeagronom i
KTL Pojan. Këto kanë qënë vitet ( 1984-1985) kur në KTL Pojan u morën
rendimente 64-65 kv /ha grurë në një sipërfaqe prej 720-730 ha. Në vitin 1991
zgjidhet nga populli i Pojanit ( jo nga komiteti i partisë) kryetar i KTL Pojan
dhe njëkohesisht i propozuar nga Pojanakët dhe zgjidhet deputet i parlamentit
të parë pluralist shqiptar deri në pranverë të vitit 1992 .

Parcella eksperimentale me grure
Nga
viti 1992-1993 si puntor krahu ne Itali dhe nga viti 1993 deri sot si tregëtar
i imputeve Bujqësore në rrethin e Korçës. Sot subjekti i tij emërtohet Agrovas
-She me qendër Korçë dhe dy pika tregëtimi po në Korçë dhe në Pojan një qendër
të prodhimit , përpunimit të farave dhe shërbimit njëkohësisht të fermerëve për
rreth e më gjërë . Nga viti 1998-2006 ka qënë i zgjedhur kryetar i KASH (
Këshilli i agrobiznesit shqiptar ) për rajonin e Korçës dhe njekohësisht anëtar
i bordit kombëtar i KASH . Po ashtu prej vitit 1998 e deri sot është i zgjedhur
kryetar i AFADA ( shoqata e tregëtareve të plehrave kimike dhe imputeve
bujqësore ) për qarkun e Korçës dhe njekohësisht anëtar i bordit kombëtar të
AFADA . Kjo është një CIVI e Vasfiut e pasur në të gjitha planet.

Parcella e mbjelle me patate "Agria" dallohet
Nga
biseda e zhvilluar me të, për këto arritje ai u ndal në dy momente kyç të cilat i ka mbajtur në
vazhdimësi parasysh në veprimtarinë e tij.
Së
pari:Qartësia e mendimit në çdo veprimtari, të çastit dhe të perspektivës.
Qartësinë e mendimit ja ka dhënë shkolla, përgatitja profesionale si dhe situatat që evoluan pas ndërrimit të
sistemeve ekonomiko-shoqërorë dhe veprimi konkret i ligjit të vlerës.
Së
dyti:Këmbëngulja për të realizuar objektivat e vëna. Dhe po të shikosh realisht
veprimtarinë e tij lidhur me këmbënguljen, Vasfiu e zbaton atë në shumë plane.
Ajo që njihej deri dje, sot është e pamjaftueshme. Sidomos par farërat (Të
grurit, të patates,misrit, perimeve etj) Vasfiu jo vetëm studjon se cila farë
duhet të përdoret, por shkon konkretisht në shtete ku mund ti gjejë, si në Holandë, Francë, Gjermani etj.kontraton
dhe i sjell në depot gati për shpërndarje. Pa ndërprerje punon me specialistë e
mjeshtra prodhimi për të bërë të njohura vetitë e farave të reja si dhe nevojat
që ka zhvillimi i bimëve në të gjitha fazat.

Ne magazinat e bisnesit me Vasfi Sherifin
Një
moment tjetër i rëndësishëm që bie në sy në punën e tij është edhe njohja e
fermerëve me cilësitë e farnave e veçanrisht atyre të reja. Për këtë çështje ai
ka dhe rezervat e tij."Pak
interesohen për të rejat. Ja. Kam gjithë atë literaturë dhe falas e shpërndaj,
po nuk ka shumë interes për njohje."Thotë ai.
Për
zhvillimin e bujqësisë, punën me tokën, rritjen e rendimentit e prodhimit,
sidomos shitjen e prodhimit nga fermerët, Vasfiu ka mendimet e propozimet e
tij. Dhe ato konkluzione dhe propozime kanë një vlerë të pallogaritshme. Ato
nuk janë mendime që jepen nga Exkatedra, apo nga emisione televizive që jo rrallë
flasin veresie, si drejtuesit e emisioneve dhe të quajturit opinionistë. Po të
flasim për kriter të vërtetës, tek veprimtaria e Vasfi Sherifit, do gjejmë të
vërtetën. Së pari ai me profesionin e agronomit, nuk braktisi fshatin, as
mjetin kryesor të prodhimit bujqësor, tokën. Vepron në një rreth relativisht të
madh e me peshë për bujqësinë.Merret më
të rejat shkencore bashkëkohore në këtë fushë. Në praktikën e tij shumëvjecare
të bisnesit, nuk është afruar për të përfituar tendera e benefite të tjera nga
shteti ( megjithëse i plotëson shumë kritere)Pra përveç përfitimit të naftës si
gjithë fermerët biles shumë me pak nga sa i ka takuar për tokat që marim me
qera nuk ka përfituar asnjë qindarkë). Mardhëniet financiare i ka të shëndosha.
Nuk ka asnjë lloj detyrimi dhe nuk ka përdorur asnjë lloj kredie. Tehu kryesor
i vemendjes tij tashmë është fermeri, prodhimi bujqësor, si të ritet, si të
shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe faktorët për këtë qëllim.
Është
kënaqësi e veçantë të shikosh punën ,sakrificat dhe aritjet e fermerëve të
suksësshëm si Astrit e Flamur Xhangolli Sovjan, Gurkazi Nezirit Pojan , Irfan
dhe Arzen Nurçes Biranj, Edmond dhe Ervin Dalipit Dërsnik ,Astritit dhe Bledi
Kadillit Bulgarec , Manol Dinkallarit Porodinë , Ordit Vreshtas etj që janë të
shumtë.

Lloje te misrit dhe te patates te eksperimentuara
"Veç kësaj unë duke pasur mundësinë që çdo ditë të kontaktoj me fermerë të qarkut tonë i njoh shumë më tepër shqetësimet e tyre dhe bëj sa mundem për ti ndihmuar pa llogaritur asnjë herë përkatesinë politike , por ndërkohë duke qënë me këmbë në tokë duke shkelur vetë fushave shikoj , vlerësoj por dhe përcjell mangësitë aty ku mendoj se mund të dëgjohem." Midis të tjerave, kjo thënie e Vasfiut është edhe një nga "sekretet e magjishme" të punës së tij. Dhe drejt për drejt ai vazhdon: "Prandaj mos e marë dikush për mungesë modestie nqs shprehem se nuk kam nevojë të më këshillojë dikush që nuk e njeh aspak bujqësinë . Respekt për njerzit e punës sidomos për fermerët e mrekullueshëm të qarkut tonë".
Bie
dakord me të gjithë që mendojnë se ky vendi ynë i vogël po të kishte pasur
qeveri të përgjegjshme dhe efiçente nga dy krahët e politikës , po të kishte
menaxhuar mirë resurset e krijuara deri në vitin 1990 sidomos në bujqësi,
theksoj këtu diga në përrenj e lumenj dhe rezervuarë në çdo zonë të vendit,
rjete kanalizimesh ujitje e kullimi etj potenciale në mbështetje të prodhimit
bujqësor sot në fshatrat shqiptare plaga e largimit brenda dhe jashtë vendit do
ishte më e vogël.
Ballafaquar
konkretisht me realitetin e sotëm Vasfiu apelon për disa dukuri të cilat janë
kontradiktore dhe pengojnë zhvillimin e bujqësisë.
Tani
rendom në studio të gjithë tv në gazeta dhe fb vihet ulurima se qytetet dhe
fshatrat në Shqipëri po boshatisen sikur kjo situatë të jetë e muajve të fundit
dhe harohen plot 36 vjet .Dhe me absurdja është se thrasin më tepër shkaktaret
nga gjithë krahët .
Prandaj
unë pyes dhe nuk kërkoj pergjigje:
Si ka mundësi që drejtues emisionesh ( të ikur vetë nga fshatrat apo qytetet etj) të vënë kujen se "fshatrat e qytetet tona po boshatisen."? Alarmi për këtë problem është i madh për arësye se dhe nga të dhënat demografike dalin "shifra ulëritëse"ku vetëm rreth 5 përqind e popullsisë prezente në vend merren me bujqësinë. Bisnesmeni apelon në një problem të cilit nuk i duhet shkuar anash, po të vihet gishti mbi plagë. Është e vërtetë se thelbi i sistemit ku jemi është ekonomi tregu, kërkesë-ofertë, por është mëkatë që mbi 25 përqind e popullsisë që merrej me bujqësi e blegtori siguronte vetë nevojat jetike të familjes dhe çfarë mbetej e çonte në treg. Po sot? Blen fermeri "zanatin" e vet të ardhur nga importi, për të cilin mos flasim për cilësinë e çmimet e tij.
Gjithëçka
duhet kërkuar tek prioritetet që janë vendosur e synohet. Dega bazë e ekonomisë
është bujqësia. Turizmi ka rolin e tij. Po nga turizmi, praktika tregon se nuk
pasurohet popullsia. Turizëm të zhvilluar ka në Spanjë, Portogali etj.po
njerëzia atje nuk është e pasuruar nga kjo degë. Në disa vende ku nuk ka
emigracion masiv, prioritet i është dhënë bujqësisë sidomos me financimet
reale. Në se do të shikonim këtë problem në vendin tonë, Vasfiu
thekson:"Si ka mundësi që në skemat e subvecionit për bujqësinë qysh në
hartimin e tyre të ketë pikpyetjen e mos përfitimit nga fermerët.?
Duke
u marrë seriozisht me bisnesin e tij,
Vasfiu në punë e sipër, rëndësi të veçantë u kushton modeleve në çdo ekonomi
dhe kulturë,për të cilat shpërndan dhe farërat përkatëse, imputet etj. Ka
ardhur koha që përvojat positive të përgjithësohen e të bëhet një punë më e
madhe e gjithëpërfshirëse në këtë drejtim. Por kjo shpesh bëhet jonë drejtimin
e duhur.

Lloje te ndryshme perimesh ne eksperimentim
Ja,
mendim direkt i Vasfiut:
"Si
ka mundësi që studiot të tv të ndryshme të ftojnë vetëm persona që nxijnë
gjithçka dhe nuk thonë vetëm një diçka pozitve , kujt i shërben ky emision.?
Dhe më tej vazhdon:"Si ka mundësi që Televizioni Shqiptar Shtetëror ku
paguajnë taksa dhe fermerët e këtij vendi të mos ketë një emision për
bujqësinë.? Mund të themi pa u gabuar se bisnesi AGROVAS-SHE që është pronë dhe
drejtohet nga specialist Vasfi Sherifi në rajonin e Korçës është një model i
cili flet shumë dhe si i tillë, ka vend të përgjithësohet dhe përhapet më tej.
Vetë Vasfiu nuk ka doza pesimizmi e besimi. Ja si shprehet ai: "Mund të
them se konstatoj në rajonin tonë se ka fermerë të rinj në moshë që punojnë dhe
jetojnë në fshatrat e tyre , që kanë investuar në mjetet e punës dhe përkarshi
një tregu të pa kontrolluar nga shteti kanë mundur të sigurojne të ardhura për
mos emigruar . E njëjta gjë nuk mund të thuhet për shumicën e tyre .
Po
ashtu mund them se ne disa fshatrat të fushës së Korçës e Maliqit janë kthyer
pak të rinj nga emigracioni dhe i janë përkushtuar punës në bujqësi sidomos në
kultivimin e perimeve.
Unë
do vazhdoj të besoj , unë shoh dritë në fund të tunelit , unë dua ta shikoj
bujqësinë me ngjyra siç është në të vërtetë por dhe me rezultate më të mira për
ata njerëz që do vazhdojnë të punojnë në fshat.
Unë
besoj se qelizat prodhuese që janë krijuar nga disa fermerë novatorë e
guximtarë që kanë shtuar siperfaqet e mara me qera do shumohen në të ardhmen
dhe do behën nje faktor "opozitar" i fuqishem perkundrejt qeverive
apatke e indiferente ndaj fshatit e bujqësisë. Deshiroj mirkuptim! "
Shyqyri Fejzo
Hamburg-Gjermani Shtator 2026


