Gjon Keka: 'Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem mik i virtytit dhe jo i fatit'

29.09.2026, 06:55 PM (GMT+1)

"Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem mik i virtytit dhe jo i fatit."

Nga Gjon Keka

Ky citat i jashtëzakonshëm i kryeheroit arbëror Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) sot peshon më rëndë se kurrë për Kosovën dhe mbarë trojet tona. Liria për të cilën u derdh gjak po keqpërdoret në mënyrën më të gabuar, duke u kthyer në një mjet vetëshkatërrimi. Shoqëria po infektohet nga helmi i ideologjisë islamike dhe renegatët e mbetjet otomane të  cilët mohojnë identitetin tonë europian dhe i tjetërsojnë rrënjët tona kombëtare.

Sot, ka arritur injoranca, poshtërsia dhe turpi deri tek njollosja e figurave tona më të ndritura kombëtare e humane, atyre që na dhanë emër e nder në botë. Ky tjetërsim nuk është thjesht vetëm humbje rruge, është një përpjekje e mbrapshtë për të fshirë historinë tonë.

Sepse virtyti i vërtetë është i lindur në natyrën tonë; ai nuk e njeh dhe nuk e lavdëron veten, nuk mburret dhe nuk bën zhurmë. Ai shfaqet në heshtje, përmes veprave me dinjitet. Nëse shoqëria dhe populli ynë zgjedhin rrugën e lehtë të nënshtrimit ndaj agjendave të ideologjisë islamike që na përçajnë, ne largohemi nga fati dhe e ardhmja e këtij vendi. Ka ardhur koha të zgjohemi, të pastrojmë mendësinë nga ky helm dhe të kujtojmë se përballë çdo ideologjie të huaj, identiteti dhe lavdia e virtytit arbëror Skënderbegian dhe e humanizmit Terezian nuk vdesin kurrë.