Florim Zeqa: Dy analogji me evolucion pozitiv!
Dy analogji me evolucion pozitiv!

Protestat
apo lëvizjet shoqërore janë përpjekje e organizuar nga një grup i madh i
njerëzve për të arritur një qëllim të caktuar shoqëror, që synon realizimin e
një objektivi të caktuar apo zhbërjen e një vendimi të gabuar politik!
Analogjia e parë
Ishin fundvitet e '80-ta në Kosovë, kur
romani 'Gjarpijt e Gjakut' i autorit Adem Demaçi lexohej fshehurazi dhe
përhapej më vështërsi të mëdha! Ishte kjo koha kur simboli i qëndresës dhe i
rezistencës kombëtare ishte kthyer në përmasat e vetëflijimit burgjeve të
Jugosllavisë!
E
fillova kështu shkrimin për t'iu treguar lexuesve evolucionin pozitiv në kohë
të ndryshme të dy gjërave të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë.
Neve
që asokohe ushqeheshim me qëndresën burrërore dhe veprën atdhetare të Adem
Demaçit, veprat e tij i lexonim ilegalisht dhe në fshehtësi të plotë!
Mirëpo,
brenda dy viteve, kur ndodhi hapja e proceseve demokratike në Evropën
Juglindore, në Kosovë në veçanti, të burgosurit politik u liruan, veprat e tyre
filluan të bëhen realitet, kurse 'Gjarpijt e Gjakut' filluan të përjetësohen në
skenat i improvizuara teatrale në zonat rurale dhe urbane!
Dhe
vërtetë kënaqësinë më të madhe e kam përjetuar, kur disa nga aktorët e shfaqjes
prej të cilëve e fshihnim librin 'Gjarpijt e Gjakut' u kthyen në aktorë të
shfaqjeve teatrale!
Analogjia e dytë
Analogjia e dytë i përket periudhës së
fillimit të luftës çlirimtare, kur të paktë ishin ata që i besonin ekzistencës
së ushtrisë çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilën, në shenjë përbuzje dhe ofendimi e
quani "uçka" siq e quanin serbët asokohe!
Lërë
që nuk e pranonin ekzistencën e saj, e refuzonin çdo ndihmë financiare për
fondet e luftës çlirimtare!
Por,
çfarë ndodhi më përfundimin e luftës çlirimtare, të njëjtët që e kontestonin
dhe nuk e ndihmuan UÇK-në u radhitën në partitë e dalura nga lufta me
sharje dhe fyerje për rezistencën paqesore të viteve të '90-ta!
Protestat e vonuara sikurse shiu pas të
vjelave
Ata që nuk e kundërshtuan themelimin e
Gjykatës Speciale, ata që nuk e kundërshtuan arrestimin dhe burgosjen e
katërshes së UÇK-së, sot janë kthyer në "heronj" të
çmendur për lirimin e krerëve të saj!
Vallë,
çfarë do të ndodhë nese pasojnë arrestime të reja nga Gjykata Speciale?!
A
do të mbrohen apo do të harrohen krerët e dënuar të ushtrisë çlirimtare siq u
harruan Ukshin Hoti dhe Adem Demaçi, dy ikonat e lëvizjes çlirimtare kombëtare?!
Pavarësisht përgjigjeve hipotetike,
heronjt e vërtetë nuk do të ngrihen nga varret, por do të dalin nga birucat
"heronjët" e improvizuar dhe talallët gjysëm analfabet duke lexuar
fjalime të shkruara (të huazuara nga të tjerët) pa ndjenja dhe pa krenari nëpër
tubimet protestuese!
Se a është ky evolucion apo degradim i
shoqërisë sonë, u mbetët lexuesve që ta vlerësojnë!
Florim Zeqa, analist i pavarur politik


