Albert Zholi: Babai
30.09.2026, 06:43 PM (GMT+1)

Albert Z. ZHOLI
Babai
ecën... por mendjen e lë pas,
te
fëmijët, te shkolla, te buka në sofër,
te
një sëmundje që mos i prekë kurrë,
te
nata e qetë, kur bota fle në gjumë.
Ai
qesh me ta, por brenda shqetësohet,
se
çdo dhimbje e tyre në zemrën e tij rëndohet.
Në
ndërtim, në minierë, në ara me baltë,
me
duar të çara dhe ballin me djersë,
në
shi, në vapë, në dimër të acartë,
punon
për fëmijët, pa thënë asnjëherë "mjaft".
Buka
e tij është djersa, shpresa është fëmija,
dhe
çdo sakrificë bëhet një ditë lumturia.
Fëmijët
rriten... dhe babai plaket ngadalë,
flokët
i zbardhen, por s'e ul kurrë ballin.
Askush
nuk e di ç'ka hequr në heshtje,
derisa
një ditë bëhet prind vetë.
Atëherë
kupton, me lot në sy,
se
babai nuk jetoi për vete... por për ty.
Të Tjera
Në Fokus


