Xhevahir Cirongu: Puthje në mermer të bardhë
Xhevahir
Cirongu
Puthje në
mermer të bardhë
Baladë
(Këtë
poezi ia kushtoj babait tim të shtrenjtë, Remziut)
Vitet
janë strukur diku në heshtje
Pas tyre,
loti i kripur ende pikon!...
Nëpër
muzgun e natës dëgjon
cicërima
zogjësh që qajnë.
Vetëm kur
agu i ditës zbardh,
Atëherë
ata këndojnë.
Von
mbrëmjeve kënga e tyre,
ndalon në
vajtim!
Aty në
kodrën e qytetit me emrin ‘’Vilë’’
Ku
dallgët e detit bëjnë ‘’gjumin’’.
Zogjtë
kuvendojnë me njerëzit
e qytetit
të mermertë.
Çdo
cicërimë e tingull
Aty në
degët e pemëve të Selvive,
puthin
gërmat e shkruara të arta
Emrat mbi
pentagramet e pllakave
të gurëve
të ftohtë.
Ishte
katërmbëdhjet shkurti 2001,
Fjalën’’Lamtumirë’’babai
shkroi
Me lotin
e kripur nëpër faqe.
Në vend
të fjalës :Amanet!
thau dy
liqenet blu
për tu
bërë obelisk.
Sa herë
që vete aty
Një lule
e fije bari më përshëndet;
Nuk vonoj
edhe unë
Afrohem
pranë fotos së babait
E puth,
pastaj ledhatoj emrin e shkruar
në mermer
të bardhë.
Në këtë
çast vetiu
Loti i
kripur nëpër faqe rrëshqet,
Nga
thellësia e nëntokës
Vjen një
zë i ëmbël e bisedon me mua.
Pastaj,
lulja e bari që rrinë aty pranë
Më
qortuan e më thanë:
‘’Mos
loto biri im! Loti e puthjet
në mermer
të bardhë,
treten e
takojnë Babanë!’’.
Kurse
Epitafet natën
puthen
nga drita e argjen e hënës.
Durrës,14 Shkurt 2013










