Xhemaledin Salihu: Stamboliqi mbi Kosovën dhe Stamboliqi në Kosovë
Autor: Urosh D. Miketiq
MBI KOSOVËN, NË KOSOVË, NGA KOSOVA-SHTESË
NJOHJES TË BIOGRAFISË POLITIKE TË PETAR STAMBOLIQIT
STAMBOLIQI MBI KOSOVËN
DHE STAMBOLIQI NË KOSOVË

“A
na duhet një ideologji Miti i Kosovës gjatë shekullit XX. Kjo ka mundur të na
ndodhë deri më vitin 1878, por jo edhe sot. Për shënimin e 600 vjetorit të
Betejës së Kosovës u shkruan romane, drama, filma dhe shumë publikime, do të
thotë në bisedë me biografin historik Vençesllav Glishiqin të Petar
Stamboliqit, duke e pranuar se si i ri ka shfaqur refuzim për ato që i ka
ndëgjuar si “mburrje gjoksi” nga farefisi, shokë dhe fqinjë, të cilët kanë
marrë pjesë në Luftën çlirimtare(Glishiq 2010:12).
Petar
Stamboliqi gjatë karijerës së tij shumë të gjatë politike ka qenë i lidhur
shumë me ngjarjet në Kosovë. Në radhë të pare, duhet seriozisht të hulumtohet
përgjegjësia e tij në zgjërimin territorial të
AKMO më 1959(Rajoni i Autonomisë Kosovë-Metohisë). Gjatë regjimit të
Millosheviqit, shtypi e kritikonte se në këtë Rajon(ashtu quhet atëherë) ka
llogaritur në kombinatorikën zgjedhore.
Sidomos
i mvishet dëshmia për bashkangjitje të LESHAKUT(Serbia e Ngushtë) Rajonit
Autonom të Kosovë Metohisë, më 1959.
Dhe
se kjo ngjitje ka ndodhur me kërkesë të Petar Stamboliqit, për ta siguruar
fitoren zgjedhore për deputet në Parlamentin e Serbisë , sepse shumica e
votuesve të rinjë ishin Serbë(TV Novosti 1990).
Qytetarëve
që me ndërryshimin administrativ i takonin Rajonit Autonom, iu është thënë se
do të gravitojnë kah Mitrovica e Kosovës dhe se atyre iu premtua se ky ndryshim
do të inicojë pasurim dhe të mira ekonomike, pa marrë parasysh se
territorialisht kujt do t’i takojnë ata. Petar Stamboliqi, kuptohet se
asnjëherë nuk e pranoi këtë rol dhe këtë punë të ndryshimit ia mveshi Slobodan
Peneziqit- Kërcun
LESHAKU
Vendbanimi
Leshak(Leposaviq) i takon komunës së Leposaviqit në Kosovë. Përmendet më vitin
1.395. Gjendet në anën e djathtë të lumit Ibër, 10 km në veri prej Leposaviqit.
Poashtu gjendet në hekurudhën Beograd-Kralevë-Shkup.
Në
kohën kur Leshaku ishte qendër e komunës, prej 1955-1959 mori rolin
administrativo-juridik, shëndetësor, ekonomik, tregtar, kulturor-arsimor dhe
qendër shkollore.
Në
fshatin Leshat më 2004 jetonin 2.180 banorë.
/Këto
ditë, në formë elektronike më erdhit libri i Urosh D.Miketiqit, për Petar
Stamboliqin dhe Kosovën, në kohën, në realitet më vitin 1959, kur Republikës së
Kosovës/atëherë e quanin Rajon Autonom i Kosovë Metohisë/ iu bashkangjit komuna
e Leposaviqit dhe disa fshatra të rrethit të Rashkës në Serbi.
Sipas
Fletoreve zyrtare të Serbisë në at vit ishin dy arsye:
Arsyeja
e parë është kjo që u tha në këtë pjesë që e shkrova më lartë për Petar
Stamboliqin dhe Kosovën, ndërsa arsyeja e dytë, Sllobodan Peneziqit-Kërcun ia
bashkangjiti komunën e Leposaviqit dhe disa fshatra të rrethit të Rashkës
Krahinë së Kosovës, sepse at vit, më 1959 këto vendbanime i takonin Republikës
së Serbisë. Kjo ndodhi për ta shtuar numrin e banorëve serbë në Kosovë. Pra
ishte e pastër nacionaliste dhe sipas meje për ta vuar në baraspeshë me
ndryshimet që ndodhën në Serbinë Jugore, kur Lugina e Preshevës që deri me
vitin 1947 i takonte, së pari Vilajetit të Kosovës, nga viti 1878, pastaj
Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllovene dhe deri me vitin 1947 Banovinës së Vardarit
me qendër Shkupi dhe qarku Kumanovë.



