TraboiniFilm: At Martin Gjoka - Simfoni 1919
AT MARTIN GJOKA OFM (20 prill1890- 3 shkurt1940) - hapi i pari shtegun e artit muzikor shqiptar, krijuesit i të parës simfoni shqiptare "Dy lule në vorr të Skanderbegut" (1919) si dhe krijuesi i operas shqiptare "Juda Makabe" me libret të Gjergj Fishtës kompozuar në vitin 1917. Për 50 vjet është thënë se opera e parë është krijuar në kohë të Partisë, por e verteta është ndryshe. Madje shumë prej pjesëve muzikore apo këngëve të Martin Gjokës se ndaluar, kanë arrit të futën në repertore pa emrin e tij.
E kemi "takue" të madhin At M. Gjoka, tek filmi "Skënderbeu", ku kompozitori Ç. Zadeja, shfrytëzon me mjeshtri temën e këngës së Gjokës "Kenkan mbushun malet me borë". At Martin Gjoka edhe pse vdiq në moshën 50-të vjeçare, në moshën më prodhimtare për një kompozitor, na ka lënë një pasuri të madhe muzikore në të gjitha gjinitë.
Simfonia që paraqitet në këtë film është ekzekutuar nga Orkestra e Operas nën drejtimin e Eno Koços në vitin 1986.Filmi i realizuar nga Kolec Traboini është mbështetur në librin e Robert Prennushit mbi At Martin Gjokën OFM.
Lajme të tjera
-
Agim Gashi - Thrret Prishtina Tiranë moj motër (07.01.2022, 09:18 PM)
-
'Detyrat' e fëmijëve gjatë verës, flet Entela Binjaku (13.08.2018, 06:44 PM)
-
Në Tempull nga Anisa Ymeri: Spaçi, 45 vjet nga revolta (23.07.2018, 07:05 PM)
-
Eduaktiv - Entela Binjaku (25.06.2018, 08:00 PM)
-
Vizioni i pasdites: Kur të dy janë mësues (12.03.2018, 07:00 PM)
-
Tahir Shabani në Linja Shqip (16.10.2017, 06:09 PM)
-
Agim Gashi: Elegji për President Rugovën (23.07.2017, 02:15 PM)
-
Agim Gashi: 7 Shtator në Kaçanik (20.07.2017, 08:31 PM)
-
Agim Gashi: Këngë për Shukrije Obertincen (20.07.2017, 08:30 PM)
-
Gjurmë Shqiptare: Prijësi i Kuvendit të Dheut (09.07.2017, 11:50 AM)









