Tomë Mrijaj: Trevat martire të Kosovës kreshnike humbën ndër dekada bijtë më të mirë si pasojë e gjenocidit të vazhdueshëm sllav serbo-malazez
Trevat martire të Kosovës kreshnike humbën ndër dekada bijtë më të mirë si pasojë e gjenocidit të vazhdueshëm sllav serbo-malazez

Në
Kosovë ndër shekuj shqiptarët etnik dardanë kanë luftuar kundër shtypjes së
gjatë sllave të kolonizatorëve barbarë serb. Mbijetesa kreshnike dhe stoike e
vazhdueshme e tyre ka qenë e lavdishme e përhershme në analet e histories së
kombit shqiptar.
Për
të mbijetuar apo shpëtuar nga asimilimi si familje, shumë banorë të trevave të
ndryshme në Kosovë, kanë lënë shtëpinë dhe pronat e tyre, duke marrë rrugën e
vështirë dhe plot peripeci të migrimit, brenda territorit, pra duke lëvizur nga
një qytet në tjetrin dhe nga një zonë fshatare në një tjetër, ose edhe përtej
territorit të Dardanisë martire drejt zonave kufitare shqiptare ose edhe në
brendësi në shtetin amë Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.
Duhet
theksuar se një nga arsyet e mëdha të lëvizjes apo migrimit në zonat apo
territoret e tjera shqiptare, ka qenë edhe gjakmarrja apo hasmerite mes vetes,
një plagë e hershme dhe e madhe fatkeqsisht e pambyllur ndër shekuj, që ka
sunduar dhe jetuar bashkë me shqiptarët, mes familjeve dhe individëve të
caktuar, të cilët janë detyruar të lënë shtëpinë dhe pronat dhe të vendosen për
të jetuar dhe punuar në territore të reja, duke adaptuar apo përshtatur në një
ambient krejtësisht të ri më të komplikuar apo tërësisht të ndryshëm nga ai i
mëparshmi në vendlindje.
Jashtë
këtij ndikimi nuk ka qenë edhe familja tipike shqiptare dhe e pamposhtur dhe
patriotike antisllave dhe antiserbe e Pashk Kçirës, e cila ka kaluar për shumë
dekada tramvaje shumë të vështira, një kalvarë që është munduar të mbaj ndër
shpinë për arsye dhe rrethana historike dhe politike të kohës në Dardani,
Maqedoninë e Veriut dhe deri në tokën e bekuar të SHBA-së, që është stacioni i
fundit i udhëtimeve të gjata, plot histori e peripeci me humbje dhe fitore,
duke shkruar një histori të lavdishme qëndrese dhe mbijetese historike përballë
vështirësive të jetës së tyre.
Në
librin me ngjarje historike plot “Kujtime” (Memoare) të nacionalistit dhe
patriotit atdhedashës Pashk Kiçirës prej Gjakosvës së famshme, burrit
zemërbujar dhe stoik, personalitetit të shquar dhe atdhetar të dalluar të
kohës, shohim ndermjet kujtimeve të pasura historike dhe mesojmë aty shumë
episode, ngjarje, personalitete, histori, heroizma dhe fate tragjike të shumë
banorëve dhe familjeve dardane, të cilët në kohë dhe rrethana të ndryshme
historike mbijetuan pushtimin e gjatë dhe të vështirë komunist dhe sllav në
territorin dardan komunisto-sllav dhe deri sa ata vendosin të largohen
përgjithmonë në Shtetet e Bekuara të Amerikës.
Historia
e popullit dhe e besimtareve katolikë, sipas historisë së pasur të Dardanisë,
duhet kërkuar në dokumentet dhe arkivat e Vatikanit dhe në atë që ka mbijetuar
ndër shekuj, gjatë pushtimit dhe gjenocidit barbarë otomanë dhe sllavo-komunist
që fatkeqsisht dynden dhe qëndruan për disa dekada, në trojet tona etnike.
Shumë
autorë të huaj dhe shqiptarë, sikurse lexojmë sot në kujtimet historike të
bashkëqytetarit dhe intelektualit e patriotit të shquar Pashk Kçira nga
Gjakova, mësojmë se qyteti dhe periferia e Gjakovës ka pasur shumë familje të
mirënjohura katolike, të cilat kanë qenë shtrirë pra kanë qenë të banuara ndër
shekuj në shumë fshatra të tjera të qytetit në fjalë. Këta banorë etnik
shqiptarë ndër shekuj, kanë pasur dhe ruajtur përherë marëdhenje shumë të mira
me besimin musliman të vëllezërve shqiptarë. Ndryshe ka ndodhur me pushtuesit
muslimanë otomanë, të cilët si synim kryesor të tyre ka qenë asimilimi i
popullsisë etnike katolike shqiptare dhe konvertimi me forcë i tyre në besimin
islam, një veprim të cilin ata e kanë bërë vazhdimisht edhe ndaj vëllezërve
shqiptare muslimanë, të cilët sipas rrethanave të ndryshme historike janë
konvertuar në besimin e pushtuesve mizor turq.
Por,
gjithsesi nga historia gojore dhe e shkruar po mësojmë vazhdimisht se Gjakova
ka mundur të ruaj vijimsinë e pandëprerë të besimtarëve katolikë shqiptarë ndër
shekuj, edhe kundrejt persekutimit të vijueshëm dhe takses së xhizies për
individ dhe familje, të vendosur me detyrim asokohe nga pushtuesit aziatik
shumëshekullor islam otomanë.
Një
javë para festës fetare katolike të Shën Gjergjit, në vitin 1912, ishte
zhvilluar një luftë në nahijen e Pejës në katundin Paskalicë, ndërmjet
pushtuesve turq dhe forcave patriotike ose komitës shqiptare liridashëse të
zonës.
Në
këtë luftë ka marrë pjesë edhe Qorri i Dodë Nikollë Çunit. Pra lidhjet mes
Kaçinarit të Mirditës me Gjakovën apo Pejën në Kosovë kan qenë të vazhdueshme,
sepse përballë luftëtarëve të vendosur dhe të pamposhtur shqiptarët për liri
ishin pushtuesit mizor e djallëzor shumë shekullor otomanë islam.
Disa
vite më vonë ose më saktë në vitin 1931 Tun Skeli, i biri i But Skelit me
pushkë në dorë heroikisht kishite luftuar me vendosmëri pushtuesit turq.
Duke
iu rikthyer histories të asaj kohe, shohim se në vitin 1912 serbët sllav hyjnë
si pushtues në qytetin e vjetër historik dhe territoret periferike të Prizrenit
të Kosovës, ku fatkeqsisht ata qëndruan aty si kolonizator deri në vitin 1999,
kur ndodh edhe çlirimi dhe Pavarësia e plotë e Kosovës, si pasojë e ndërhymjes
ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së.
Është
e habitshme, por fatkeqsisht e vërtetë se mbretëria e krajlit të kohës së
Serbisë e mori qytetin e vjetër historik të Prizrenit në vitin 1912, pa
kërcitur asnjë pushkë nga vendasit që thuhet se ishin shqiptarë.
Kujtoj,
se asokohe në arenën ndërkombëtare të Europës dihet se shteti amë Shqipëria
kishte shpallur Pavarësinë e plotë nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane në
qytetin historik të Vlorës, më 28 nëntor 1912, ndërsa qyteti i Lidhjes së
Prizrneit fatkeqsisht bie në duart e pushtuesve serbë pa shkrepur asnjë pushkë
rezistence nga vendasit “patriotë” etnikë ose nga ana e popullsisë qytetare të
saj.
Atdhetari
i shquar Pashk Kçira, me plot emocione tregon në librin me kujtime historike
për krimet e shumta, që në mënyrë sistematike kanë bërë në trojet e Dardanisë
pushtuesit antihuman serb.
Ajo
që të habit është fakti se vendasit mbas ditës së pushtimit të qytetit kanë
dalë nëpër rrugët e qytetit me kapuçë të zi të ri serb në kokë, mbasi kishin
hequr kapuçët e kuq perandorak otomanë, që mbanin më parë.
Dhe
kjo është edhe arsyeja e madhe historike pse shqiptarët në Prizren nuk shkrepën
asnjë pushkë kundër pushtuesve serbë. Fatkeqsisht nga historia e hidhur e kohës
del se ata të mësuar me nënshtrimin ndaj çdo pushtuesi, që i shkeli ata
barbarisht ata u bënë shpejt e shpejt me serbët në fillim të vitit 1912, gjatë
vitit 1913 dhe në fund të vitit 1914.
Gjatë
kohës së sundimit të Perandorisë Osmane në Prizren serbët asnjëherë nuk kanë
qëlluar me armë kundër shqiptarëve. Ata morën zemër dhe filluan të qëllojnë mbi
shqiptarët, kur serbët pushtuan të gjithë Kosovën. Ata vranë furrëxhitë
(bukëpjekësit) vëllezërit e krishterë të Prek Palit pa pas asnjë faj, por
thjeshtë vetëm pse ishin shqiptarë.
Vrasjet
e vazhdueshme të serbëve ndaj shqiptarëve etnik në Kosovë, nuk kanë ndodhur
vetëm tek populli i thjeshtë muslimanë, por edhe tek klerikët katolikë, të
cilët serbët dhe malazezët asokohe i kishin marrë në sy për të keq.
Kështu
tregojnë se vrasja që bëri më shumë buj asokohe ishte ajo e fratit apo klerikut
katolik pader Luigj Paliqit o.f.m., i cili ishte edhe famullitari i parë në
fshatin Gllogjan në Lugun e Baranit. Ai ishte i pari i Urdhërit Françeskan dhe
kujdestar në kapelën e kishës së Shën Ndout në Gjakovë.
Ai
asokohe ishte caktuar nga Provinca Françeskane e qytetit të Shkodrës për të
drejtuar misionin dhe grigjën e kishës katolike në atë vend. Një ngjarje jo e
mirë asokohe ishte se Sav Batarja (Lazareviq) një oficer i xhandarmerisë
malazeze kishte marrë mbi vete përsipër të bëj çarmatosjen e popullsisë
katolike dhe në të njëjtën kohë ishte caktuar nga qeveria e tij, që të bëj të
mundur konvertimin e të gjithë popullit katolikë vendas në fenë e tyre
ortodokse.
Fatkeqsisht
shumë katunde katolike dhe muslimane shqiptare, kishin dorëzuar armët e tyre
tek serbo-malazezët. Serbi Sava u mundua vazhdimisht përmes torturave
çnjerëzore të konvertonte shqiptarët katolikë në fenë ortodokse dhe më pas për
të ndryshuar edhe etnicitetin ose kombësinë e tyre origjinale shqiptare, me
rrugë dhe forma të ndryshme.
Edhe
në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ngjarjet në Kosovë me shtetet fqinje
ishin jo të mira. Bullgarët nga ana e tyre kanë vrarë shumë shqiptarë të
pafajshëm muslinanë.
Politika
e vazhdueshme antishqiptare e Qeverisë
Jugosllave ishte e vazhdueshme dhe në shumë fronte. Kështu serbët vrasin Luz Batalakin, që ishte
i vetmi avokat shqiptar asokohe. Acarimi i çështjes shqiptare erdhi duke u
vështirësuar në shumë drejtime. Ata kishin një platform dhe synim të caktuar,
politikë të cilën po e zbatonin me shumë kujdes. Dhe pikërisht ky ishte synimi
që ata kishin vazhdimisht, për të asimiluar sa të jetë e mundur pak nga pak me
forma dhe metoda të ndryshme popullsinë vendase etnike sqiptare.
Përballë
kësaj siguria e jetës së meshtarëve dhe misionarëve franceskanë katolikë
shqiptarë ishte në rrezik shumë të madh në Kosovë, gjë e cila po vështirësohej
vazhdimisht dhe çdo ditë. Ata u detyruan larg dëshirës së tyre, që të ikin për
vetëmbrojtje fizike dhe të strehohen në shtetin amë Shqipëri. Kështu dom
Shtjefen Kurti famullitar i Novosellës Epërme, dom Gjon Bisaku famullitar i
Becit dhe dom Luigj Gashi famullitar i Smaçit etj., asokohe shkuan në shtetin
amë, mbasi serbët po i ndiqnin ata këmba këmbës për ti vrarë. Ata u mirëpritën
menjëherë në shumë famulli në Shqipëri, duke u siguruar atyre kushtetet dhe
elementët e domosdoshme të jetës dhe vijimin normal të misionit të shenjtë të
meshtarisë.
Serbët
në shumë katunde me popullsi katolike kishin bërë shumë vrasje dhe krime apo
sikurse njihen si masakra për të pakësuar popullsinë etnike vendase. Kështu
pesë meshkuj të familjes së Dodë Nikoll Alisë bashkë me Dodën i kishin vrarë të
dielën e festës së Pashkëve, nadje herët
në rrugën e Bishtazhinit që shkohet për fshatin Smaç, ku ata fatkeqsisht janë
vra.
Fshatrat
e banuara asokohe, ku kishin ndodhur më shumë vrasje të popullsisë katolike
shqiptare ishin: Moglicë, Dol, Kusar, Marmull, Berdesan, Novosella e Eperme
etj. Në Gjakovë, serbët i vrasin shqiptarë pa pasur asnjë faj, por vetëm pse
ata janë shqiptarë, që nuk duan të sllavizohen pra serbizohen dhe të kthehen
ose konvertohen ne fenë e tyre ortodokse.
Në
kumunën e Bishtazhinit dhe kryesisht në fshatrat e saj Fshaj e Smaç populli i
krishterë shqiptarë ishte vrarë barbarisht nga rezervistat ushtarak sllav të
Jugosllavisë nën komandën e Mark Petroviqit, i cili asokohe ishte toger famkeq,
i cili më përpara kishte punuar në një zyrë të financave në Gjakovë.
Ai
e njihte shumë mirë popullsinë vendase dhe kishte ardhur aty për të bërë
mbledhjen e taksave për llogari direkte të qeverisë së Jugosllavisë. Ai një
ditë përfundoi në gjyqin e Pejës. Ai edhe pse kishte bërë vrasje dhe krime mb
popullsinë shqiptare lirohet nga burgu, ku gjykata meqenëse ishte serb dhe
regjimi po serb i beson fjalëve të tij me justifikime plot gënjeshtra. Kështu
mbulohet pa u ndeshkuar një krim i regjimit të Serbisë asokohe.
Bal
Cila ishte kryetar komune i Zymit dhe ai ishte vrarë nga forcat vullnetare të
kryesuar asokohe nga koloneli malazez i forcave rezerviste serbe Bozh
Novakoviqi.
Emrat e shqiptarëve të
vrarë nga forcat rezerviste serbe janë:
Doda
i Nikollë Alisë, Gjoni i Nikollw Alisë, Simoni i Nikollë Alisë, Pashku i
Nikollë Alisë, Ndou i Nikollë Alisë, Prek Bardhoku, Mus Cuf Hoshi, Ded Cuf
Hoshi, Nikoll Mark Biba, Leka i Mark Bibës, Tun Paluca, Tom Paluca, Mani Prek
Tahirit, Deda i Prek Tahirit, Gjok Preka, Tom Bezhi, Palush Bezhi, Gjoka i
Nikollë Lekës, Martin Zefi, Frrok Kimza, Nikollë Preni, Nue Frroki, Hajdar
Alija, Deda i Pren Rriçit (ku të gjithë viktimat ishin nga katundi etnik
shqiptar Dol), Ndou i Nikollë Nue Dedës (prej katundit Moglice), Zef Kola,
Pashk Kola, Prek Perlaska, Tun Perlaska, Gjon Perlaska, Ndue Perlaska, Frrok
Perlaska, Pren Perlaska, Marku i Çun Hiles, Mikeli i Çun Hiles, Gjergj Çupi,
Zek Radi, Binak Lushi, Tom Lushi (të cilët ishin nga katundi i Bishtazhinit),
Nue Frroki, Llesh Gjini prej Fshajit, Nrec Marku, Nrec Sherri, Gjergj Rrasi,
Nikollë Nreca, Uk Nreca, Mark Gjini, Hil Nikolla, Ndue Preka, Zef Nou, Pjeter
Lleshi (prej Marmulli), Pren Karaçi, Bib Karaçi, Nikollë Karaçi (prej
Berdesane), Prek Hajdari (prej Novoselles së Eperme), Deda i Bardhokut (prej Gjakove),
Hamz Brahimi (prej Ramoci, i cili ka humbur afër Bishtazhinit dhe nuk është
gjetur as varri i tij).



