Shahin Ibrahimi: Halli dhe axhensia
Shahin Ibrahimi
Halli dhe axhensia
Ndriçuar nga hëna, verbuar nga nata
Zemra dhe sytë, mbuluar me dhimbje,
Djersë mbushur nga ankthi, jo nga vapa
Atë çast edhe ajrit i kërkoja zgjidhje.
Më flisnin kujtimet, si valë që buçet
Momenti përherë, më mban të frikësuar,
Respekti i tij me heshtje, po më vret
Në udhën e riteve, aq shum i dashuruar.
Në kushtet ku isha, nuk bëja dot gjë
E dija që njerëz do më vinin shumë,
Nga agjensia pranë, mu përgjigj një zë
Ofertat drejt meje, u derdhën lumë.
U morëm vesh në çast për kushtet që afroi
Gjithçka dhe në kohë i mori ajo përsipër,
Dhe unë ja plotësova në orarin që kërkoi
Rrudhat u shtuan, në ballin e djersitur.
Çdo gjë e bukur, dhe me shumë shije
Heshtja dhe pastërtia mbretëronte kudo,
Shpirti i ambientit, të bënte të ndrije
Me kulturë e respekt, të afrojn çfar do.
Ai njeri më nderoi, më hoqi litarin nga fyti
Më priti gjatë, deri sa e likujdova,
Për burrërinë e tij, i ndritë shpirti
Kënaqësinë e një nderi, i lumtur shijova.
Për mentalitetin tonë, kjo është gjë e re
Por për një europian është normë e parashikuar,
Pa rrëmujë, ruan qetësinë, bën respekte
Por pa para, je si një minier e harruar.
Hajde peshk
Dëgjoj çdo ditë të njëjtën zë
Që më bën shpesh të shqetësohem,
I djersitur dihaste, gjithmonë në pritje
Ti kandisë blerësit të afrohem.
Në biçikletë kishte tre arka peshk
Por zëri e tij kishte mërzitje,
Përzier ishin dental, merluc, levrek
Tregonin qartë që nuk kish shitje.
Çdo ditë lëviz kështu ngadaë
Se jeta që jetojmë është e pa sigurtë,
As një copë bukë, njeriu s`të fal
Me ëndrra para, që i përtypim me ngut.
Sa shumë më dhimbset ky i gjorë
Në këtë kohë ku, nuk ka aspak barazi,
Çdo jetë që zvrarrë hiqet me zor
Si shitësi i peshkut, nën qiellin gri.
Ja dëgjoj shpesh të tijin zë
Ai për të jetuar u bë shitës në atë moshë,
Këtu ku dinjiteti, s`ka vlerë për asgjë
Janë bërë të gjithë për lëmoshë.









