Refik Hasani: Pasivizimi i adresave në krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT
Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike
dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë e autoktonë në Serbi

Pasivizimi, fshirja ose pezullimi i adresave
të banimit të qytetarëve shqiptar në krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe
Bujanocit është bërë një çështje tepër serioze e të drejtave themelore të
njeriut, të drejtave kolektive, sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik i
institucioneve.
Kjo praktikë nuk duhet parë vetëm si një
çështje teknike apo administrative, kur zbatimi i saj prek në mënyrë të veçantë
shqiptarët etnik e autokton dhe jan prekur e përballen me vështirësi të shumta,
dhe tani jemi në procese të bazuara për
të kundërshtuar vendimet administrative të pasivizimit, kështu lind një
shqetësim i ligjshëm për diskriminim dhe për cenimin e ushtrimit efektiv të të
drejtave themelore dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi.
Si pasoj e gjithë këtij spastrimi etnik-lexo diskriminim që quhet pasivizim, bazuar në hulumtimin ku sipas Ligjit mbi vendbanimin dhe
vendqëndrimin (’’Gazeta Zyrtare e RS"),
[i]
me nr. 87/2011,që po vazhdon të zbatohet në mënyrë selektive e diskriminuese që
na targetojnë vetëm neve shqiptarëve etnik e autokton në Serbi, dhe për të cilën kërkohet nga BE-ja, të ndalojn këto praktika
margjinalizuese e diskriminuese të bëjn trysni dhe ky Ligj të ndryshohet, mbrenda kësaj legjislatutra të Parlamentit të
Serbisë, pasi është në kundërshtim me të gjitha aktet dhe konventa Evropiane
dhe ndërkombëtare[ii].
Kjo praktikë nuk duhet kuptuar e trajtuar
thjesht si një procedurë administrative për verifikimin e vendbanimit. Serbia,
pasivizimin po zbatohet në mënyrë të
njëanshme, disproporcionale, ose pa
mundësi efektive për kundërshtim ligjor, (në shumë raste të pasivizuarve fare
nuk ju lëshohen vendime, mbi pasivizimin e adresave), kjo prodhon pasoja të
drejtpërdrejta mbi pamundësin e ushtrimin e të drejtave civile, politike,
sociale dhe ekonomike të qytetarëve shqiptar etnik e autokton në Krahinën e Preshevës,
Bujanocit dhe Medvegjës, dhe gjithëandej Serbisë. Pikërisht për këtë arsye,
çështja e pasivizimit të adresave në në këtë Krahinë kërkon vëmendje të shtuar nga
institucionet evropiane dhe mekanizmat ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave
të njeriut dhe atyre kolektive.
Pasivizimi i adresave dhe i vendbanimit ka
rëndësi të madhe në marrëdhëniet e qytetarit me administratën publike dhe në
ushtrimin praktik të një sërë të drejtash. Kur një qytetari i pasivizohet
adresa, mund të shfaqen pengesa serioze në dokumentacionin personal, në
dëshmimin e vendbanimit, në ushtrimin e të drejtës së votës dhe në procedura të
tjera administrative.
Sa është numri i qytetarëve shqiptar etnik e autokton
në Krahinën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe gjithëandej Serbisë
i të pasivizuarve, dhe numri në raport me shtetasit e tjerë në Serbi?
Numri
i të pasivizuarve, fare nuk dihet zyrtarisht, pasi ka një munges të pashembullt të transparencës,
ndihet një munges e qasjes për të pasur një statistikë të pubikuar
zyrtare. Bazuar në shenime dhe statistikë
jo të verifikuar sakt, del konstatimi i
mbështetur në disa të dhëna nga Shoqata shqiptare që jan
marr aktivisht me pasivizimin del se çdo
i 4-ti, shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptarë nga Komuna e Preshevës,
Medvegjës, dhe Bujanocit-është i
pasivizuar, apo shprehur në numër, jan
mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që na u pasivizuar adresat. Kur kësaj i
shtojm edhe shqiptarët etnik e autokton, që jan jashta këtyre 3 komunave, del se numri i shtetasëve të Serbisë nga
përkatësia nacionale e shqiptarëve jan mbi 50-70 mijë qytetar të pasivizuar,
jan fshirë nga rexhistrat civil-jan pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i
humbur të gjithë të drejtat. Me pasivizimin e adresave, si një spastrim
etnike me mjetet administrative, është prekur më së shmti Komuna e Medvegjës, sipas të dhënave rezultojn se 85 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në
Komunën e Medvegjës, kurse në Bashkësin Lokale të Zarbicës dhe Bashkësin Lokale
të Muhocit,rezultojn se mbi 80 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në këto 2
Bashkësi Lokale që njihet si Malësi e
Bujanocit.
Pasivizimi
rrezikon në përfaqësimin proporcional e demokratik të
shqiptarëve në Serbi
Një nga aspektet më shqetësuese është ndikimi
i mundshëm i pasivizimit mbi pjesëmarrjen politike të shqiptarëve, për të
ushtruar të drejtën ligjore të votës, dhe për të qen i votuar. Nëse qytetarë të
regjistruar më parë në një komunë nuk figurojnë më me adresë aktive dhe kjo
ndikon në regjistrimin ose ushtrimin e të drejtës së votës, atëherë pasojat nuk
janë më vetëm individuale, kalojn dhe jan edhe kolektive, dhe:
A.
zvogëlimi artificial i popullsisë,
B.
shpërndarjen e
burimeve dhe buxheteve publike/Ndikimi në buxhet dhe investime/,
C.
rrezikimi i përdorimit të gjuhës dhe simboleve,
D.
pjesëmarrjen në
zgjedhjet lokale,Këshillin Kombëtar Shqiptar
dhe zgjedhje parlamentare,
E.
përfaqësimin
proporcional në Polici, Gjykatë, Prokurori, dhe institucione lokale dhe qendrore,
F.
vendimmarjen, peshën
institucionale të shqiptarëve etnik dhe autokton,
Për këtë arsye, duhet një transparencë[iii], përmesë një
statistike zyrtare e të dokumentuar e
ndryshimeve në numrin e qytetarëve me adresë aktive dhe e ndikimit të tyre në
proceset zgjedhore dhe institucionale.
Çështja e pronës
dhe e të drejtave pasurore që barten e trashëgohen
Çështja e pronës dhe e trashëgimisë, paraqet
vështirësi të lartë administrative që prek dokumentacionin personal, dëshmimin
e vendbanimit apo qasjen në procedura administrative mund të krijojë e shfaqë
probleme serioze praktike për qytetarët në ushtrimin dhe mbrojtjen e të
drejtave të tyre që trashëgohen e barten. Pasivizimi i adresës duhet kuptuar
dhe shqyrtuar edhe nga ky prizëm prandaj
është e domosdoshme që institucionet të publikojn dhe garantojnë se pasivizimi
i adresës nuk përdoret në mënyrë që qytetarëve t'u krijohen pengesa të
pajustifikuara në mbrojtjen dhe ushtrimin e të drejtave të tyre pronësore të
trashëguara.
Përmes heshtjes
administrative-Serbia rrezikon shpopullimin e shqiptarëve, si një spastrim
etnik-diskriminim
Bashkimi Evropian, do të duhej të kupton se pasivizimi i adresave është
duke prodhuar një efekt të prekshëm, si të tillë që qytetarët shqiptar etnik e
autokton po largohen në heshtje dhe administrativisht nga vendbanimet dhe
lokalitetet e tyre, edhe atëherë kur ata
vazhdojnë të kenë lidhje reale me këto vendbanime. Një
praktikë e tillë po zhvillohet në përmasa të mëdha dhe po prek e dëmton kryesisht
nacionalitetin shqiptar në Serbi, kjo
është domosdoshmëri se duhet të hetohet se kemi të bëjmë me një mekenzëm
shtetëror, drejtpërdrejt apo tërthorazi, kontribuon në dobësimin demografik,
politik dhe institucional të Shqiptarëve enik e autkton. Prandaj, termi
shpopullim administrativ, i quajtur në gjuhën zyrtare si pasivizim i adresave meriton vëmendje dhe pasi është
një shqetësim serioz.
Shqiptarët e
Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, jan duke kërkuar në realizim të
drejtës se çdo procedurë administrative
të zbatohet në mënyrë të barabartë, transparente dhe jodiskriminuese.
Mbështeturse çdo i 4-ti, shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit
shqiptarë nga Krahina e Preshevës, Medvegjës,
e Bujanocit, është i pasivizuar, apo shprehur në numër, jan mbi 25 mijë qytetar
shqiptarë, që jan pasivizuar adresat, ky numër po e humbim
statusin aktiv të adresës.
Si rrjedhoj e pasivizimit të adresave, po
përballemi me pengesa në dokumentacion, në pjesëmarrjen politike apo në
marrëdhëniet me institucionet publike, atëherë lind nevoja për një hetim të
pavarur. Nuk mjafton që një praktikë të jetë e parashikuar formalisht me ligj.
Ajo duhet të jetë edhe në përputhje me parimet e barazisë, proporcionalitetit,
sigurisë juridike dhe mosdiskriminimit, që jan të zbatueshme edhe nga BE-ja.
Mbi
arbitraritetin dhe jotransparencën, si proces i pasivizimit të adresave, e ka
trajtuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut,
dhe Këshilli Kombëtar Shqiptarë, dhe në bazë të grumbullimit të emrave është
krijuar, punuar një rexhistër, si data
bazë, një statistik e përafërt, ku jan
evidentuar në bazë të vullnetit të secilit, me emra dhe mbiemra, dhe shenime
përkatëse mbi të pasivizuarit[iv].
Pasojat e pasivizimit
të adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik
Një qytetar që përballet me pasivizimin e
adresës mund të hasë vështirësi në marrëdhëniet e tij me institucionet
shtetërore.Ndër pasojat që duhet të analizohen me kujdes janë:
1. vështirësitë
në pajisjen ose përditësimin e dokumenteve personale,
2. pengesat
në dëshmimin e vendbanimit,
3. ndikimi
mbi regjistrimin në listat zgjedhore dhe ushtrimin e të drejtës së votës,
4. vështirësitë
në procedura administrative dhe juridike,
5. ndikimi
i mundshëm në qasjen në shërbime publike dhe sociale,
6. pasojat
në marrëdhëniet pronësore dhe në procedurat që kërkojnë dëshmimin e statusit
dhe adresës së banimit,
7. Pamundësia për pronësi dhe
punësim,
8. Problemet me lirinë e lëvizjes
etj
Këto pasoja duhet shqyrtuar[v]rast pas rasti dhe
në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pasi pasivzimi
është duke prekur në mënyrë disproporcionale, vetëm shiqiptarët etnik e
autkton, si të një etnikumi të caktuar, atëherë kemi një
diskriminim shumë më të gjerë se një procedurë administrative.
Serbia i bartë të
gjitha përgjegjësit mbi pasivizimin e adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik
Pasivizimi i adresave ka ndikuar gjithashtu në zvogëlimin e
përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet lokale, duke sjellë një përkeqësim
të dukshëm të situatës demografike dhe shoqërore në Rajon, ka krijuar një
ambient të pasigurisë për shumë individë dhe familje shqiptare, jemi të privuar
nga mundësia e pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike, ka për qëllim të
reduktojë ndikimin e pakicës shqiptare në Serbi. Pasivizimi i adresave
cilësohet si një mjet që ndihmon në arritjen e qëllimeve politike të
autoriteteve serbe për të kontrolluar dhe për të ndryshuar përbërjen etnike të
këtyre 3 komunave. Republika e Serbisë duhet të sigurojë që të
gjitha procedurat administrative të jenë transparente,[vi]
të kontrollueshme dhe të zbatohen njësoj ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim
të përkatësisë etnike.Çdo qytetar duhet të ketë, të drejtën,si të:
1. informohet
për arsyen e pasivizimit,
2. ketë
qasje në vendimin administrative,
3. për
ankim dhe shqyrtim gjyqësor efektiv në gjitha instancat gjyqësore,
4. për
trajtim me proritet të lëndëve dhe tretman të barabartë,
5. që
vendbanimi i tij real të merret seriozisht në procedurat administrative.
Pa këto garanci, krijohet pasiguri juridike
dhe dobësohet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore.
Bashkimi
Evropian, ka përgjegjësi mbi pasivizimin
e adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik në Serbi
Bashkimi Evropian nuk duhet ta trajtojë këtë
çështje vetëm si një problem të brendshëm administrativ të Serbisë.
Respektimi i të drejtave të njeriut, respektomi
i të drejtave kolektive, sundimi i ligjit, mbi arbitraritetin dhe jotransparencën, si proces të pasivizimit
të adresave,mosdiskriminimi dhe mbrojtja efektive e
pakicave kombëtare janë pjesë e standardeve evropiane.Prandaj, institucionet e
Bashkimit Evropian duhet të kërkojnë nga autoritetet më të larta serbe,si:
1. publikimin
e të dhënave të plota për numrin e adresave të pasivizuara në krahinën e
Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,
2. transparencë
mbi kriteret dhe procedurat e përdorura për pasivizim,
3. analizë
të ndikimit të kësaj praktike mbi shqiptarët etnik e autokton,
4. sigurimin
e mjeteve efektive juridike për qytetarët e prekur,
5. monitorim
të pavarur në zbatimin e kësaj procedure,
6. dialog
të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shqiptarëve në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Krahina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është një çështje
e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës
Çështja e shqiptarëve etnik e autokton të
Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk duhet parë vetëm përmes prizmit të
politikës së brendshme të Serbisë. Po ashtu përmesë kësaj trajtese të hulumtuar shfrytëzoj rastin të apeloj, meqë tani
informacionet e themelore e të nevojshme i posedon BE-ja, pasi është alarmuar e
sinjalizuar dhe do të duhej ndërmarrë veprime konkrete e emergjente duke
ngritur një Komision i ngarkuar për hetimin e pasivizimit, të ndalojnë
menjëherë këto praktika diskriminuese dhe të ofrojnë mundësi për hetime të
pavarura dhe transparente, duke siguruar e garantuar paraqitjen e numrit të
sakt të pasivizuarave.
Jo standarde të
dyfishta
Bashkimi Evropian, nuk
mund të ketë standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për të drejtat e
komuniteteve.Nëse kërkon respektimin e
të drejtave të një komuniteti në një pjesë të rajonit, të njëjtat parime duhet
të zbatohen edhe për shqiptarët etnik e autokton edhe në Krahinën e Preshevës,
Medvegjës dhe Bujanocit.Të drejtat e njeriut nuk mund të varen nga përkatësia
etnike, nga vendndodhja gjeografike apo nga interesat politike të momentit.
Një Evropë e bazuar në sundimin e ligjit duhet
të jetë konsistente në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë komuniteteve. Ajo
lidhet drejtpërdrejt me parimet evropiane të demokracisë, të drejtave të
njeriut, mbrojtjes së pakicave dhe sundimit të ligjit. Për këtë arsye, Bashkimi
Evropian duhet të tregojë interes të veçantë dhe të kërkojë të dhëna të
verifikueshme, transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Pasivizimi i adresave
në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe gjithëandej në Serbi nuk
duhet të trajtohet thjesht si një procedurë administrative. Pasi zbatimi i tij prek në mënyrë disproporcionale vetëm
shqiptarët etnik e autokton, ai cenonë jo vetëm të drejtat individuale të
qytetarëve-si të drejtën për pjesëmarrje politike dhe qasje efektive në
shërbime publike-por edhe të drejtat kolektive të shqiptarëve të kësaj Krahine, duke ndikuar në
përfaqësimin politik, strukturën demografike dhe realizimin e barabartë të të
drejtave proporcionale. Për këtë arsye, pasivizimi duhet t'i nënshtrohet një
kontrolli të plotë, të pa anshëm të ligjshmërisë, proporcionalitetit,
transparencës, monitorim ndërkombëtar
dhe
mosdiskriminimit, nuk
duhet të mjaftohemi me deklarata politike, BE-ja, do të duhej kërkon zyrtarisht
nga Serbia, si:
A. Sa shtetas të Serbisë në përgjithësi, ju është
pasivizuar adresa,
B. Sa shtetas të Serbisë,nga nacionaliteti
shqiptar ju është pasivizuar adresa,
C. Sa është përpjestimi i qytetarëve shqiptar-në raport
me nacionalitetet tjera në Serbi,
D.Cila
është pasqyra e sipas vendbanimeve dhe lokaliteteve, të qytetarëve që jan
pasivizuar,
E. Mbi çfarë kriteresh janë pasivizuar adresat,
F. Sa qytetarë (sipas përkatësisë nacionale), kanë parashtruar ankimim në Institicionin e
Avokatit të Popullit, kan apeluar,në Gjykatën Supreme, Kushtetuese, Gjykatën
e Strasburgut,
G.Sa vendime janë rrëzuar nga instancat e gjyqësore,
Çfarë ndikimi ka
pasur kjo praktikë në listat zgjedhore dhe në përfaqësimin proporcional, dhe
mbi të gjitha:
A po zbatohet kjo
praktikë në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve, apo po prodhon një
efekt disproporcional ndaj shqiptarëve të krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe
Bujanocit.
Kështu Serbia, të
ndëshkohet për këto veprime, gjithë të pasivizuarve t’ju kthehen adresat,
mbrenda këtij viti kalendarik dhe të
kompenzohen për dëmet e shkaktuara, për këto vite. Pastrimi etnik, përmesë
pasivizimit është një diskrinimim
klasik, po ndryshon strukturën etnike, formë e legalizimit të pastrimit
etnik,është shkelje është në kundërshtim të gjitha dispozitave ligjore ndërkombetare.
Shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës
dhe Bujanocit nuk kërkojnë privilegje,kërkojnë
barazi para ligjit, siguri juridike, mbrojtje të të drejtave individuale dhe
kolektive dhe trajtim të barabartë me
çdo qytetar tjetër nga BE-ja.Janë standarde themelore të një shoqërie
demokratike dhe të një Evrope që pretendon se respekton të drejtat e njeriut
dhe të drejta Kolektive. Më 3 shtator 2026
Duke përdorur një
qasje studimore, vështrimi argumenton se veprimi i Serbisë,
prodhon efekte të dëmshme dhe përbën shkeljen e të drejtave dhe Lirive
Themelore të Njeriut, prandaj me të
drejtë është konstatim i bazar se është një spastrim etnik-diskriminim
sistematik.
*Autori, përveç këtij vështrimi, ka
realizuar edhe një studim më të gjerë si hulumtim mbi
pasivizimin e adresave-si një formë e
spastrimit etnik-diskriminim, i prezantuar në trajtesa dhe kumtesa shkencore.
Vështrimi përfshin referenca kredibile për temën e trajtuar, që jan edh burimet
kryesore nga hulumtimi mbi pasivizimin
e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si
spastrimin etnik-diskriminimin sistematik.
[i] https://www.paragraf.rs/propisi/zakon_o_prebivalistu_i_boravistu_gradjana.html,
[ii] Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut, Deklaratën Universale për të drejta e
njeriut,Konventën Evropiane për
mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe protokollit të saj, Konventën
Ndërkombëtare për të drejtat civile e
politike dhe protokollit të saj,
Konventën Kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen Pakicave Kombëtare,
Konventën për të drejtat e fëmijës, Konventën për eleminimin e të gjitha
formave të diskriminimit racor,
[iii] zakona o
državnoj upravu (Sl..GLASNIK R.Srbije br.79/05 i 10/07),
[iv] https://pasivizimi.com/,
[v]Zakona o ministarstvima R.Srbije
(Sl.Glasnik R.Srbije br.16/11),
[vi]Zakona o opštem upravnom postupku (Sl.glasnik
R.Srbije’’ br.18/16).


