Poezi nga Tahir Bezhani
Tahir
Bezhani
NEVERITJE
Një trokitje
nate pa ndarë
Më nxjerr
rrugëve të përgjumura
Shëtis
boshësive pa cak
Pamje të mykura
Me zënë frymën
Zjarrmia
niset damarëve
Unë këpus
pullat e këmishës
Në heshtje
grimcoj thonjtë e dorës
Pa dashje
pështyjë
Djathtas
e majtas,
Plot
neveri,
Kaloj nga
rruga në rrugë
Kudo postier
të ngjeshur mureve
Ne vrapim
postesh...
Varfëria
prapë plagë e kohës
Heshtja
ilaç shërimi
I
shpirtit në vuajtje
Rrugëve
pa fund.
Gjakovë, 31.10.2013
DHIMBJA
NXERR LOTIN
Mos më qortoni
Kur shihni lotin që rrjedhë
Gjollës së
rrjepur
Malli e
dhimbja
Vallëzim
kohe
Flaka
nuk pyet
Gacat
mbuluar me hi
Zbrazë dufin
E viteve të shkuara
Malli
nxjerr lotin
Mos
gjykoni askënd
Peshën e
dhimbjes pa shijuar....
G j a k o v ë, Tetor 2013
LOTIM I DJEGUR
Kalova
korridoret e zbehta
Me qeshje
te mbytur shtrënguar
Takova
fytyrën në pasqyrë
Nuk e
njoha hijen time
Ndeshje në
prag terri
Flokë të shprishura
në gërhanë
Pata frikë
siluetës në dridhje
Eshtnaja buzëqeshte hijshëm
Nga
bukuri e dhimbjes
Djegur
hijeve mashtruese
E durimi
gërgëlatke gjymtyrëve
Sa ishte
lodhur dhimbja me mua
Durimi zgërdhihej
tinëz
Në pusin
e zi të natës
Si fëmijë
i gëzohesha ditës së re
Kishte
ikur një natë me protesta.....
Gjakove, 08.11.2013
NUK
DI PSE
Nuk e
di pse
Sa herë moti
dalldiset
Më tretet
gjumi
Kur
rrebeshet turren zemrës
Në lëmshin
e jetës mbështjellë
Sytë
Pa dashje
lotojnë
Përplasje
pa nda
As në tokë,
As në qiell
Sa herë qiellit
bubullin
Tmerr i
buzëqeshur
Fërkohet
trupit tim
As vet
nuk e dijë se pse
Me vijnë qeshje
të mbytura në vajë...
Gjakove, 20.10.2013










