Petrit Dibrani: Maska e së Shkuarës dhe Amnezia e së Tashmes!
Maska e së Shkuarës dhe Amnezia e së Tashmes!

Iluzioni
si Sëmundje Kombëtare.
Në
teatrin e madh të historisë, kombet shpesh bien në kurthin e një loje të
rrezikshme pasqyrash.
Mashtrimi
i vetvetes nuk është thjesht një gabim naiv në gjykim; ai është një mekanizëm
psikologjik mbrojtës, një strehë e ngrohtë ku një shoqëri fshihet kur realiteti
bëhet tepër i vështirë për t'u duruar.
"Kur
një komb refuzon të përballet me të vërtetën e tij ekzistenciale, ai zëvendëson
progresin me mite të rehatshme".
Ne
kthejmë kokën pas, duke ndërtuar kështjella prej rëre me gurët e një lavdie të
shkuar, duke harruar se mitet duhet të shërbejnë si frymëzim për të ecur para
dhe jo si "narkotik" për të fjetur gjumë.
Në
rrafshin politik, ky "narkotik" është mjeti më efikas i atyre që
qeverisin.
Ëndrra
e madhe kombëtare shpesh manipulohet dhe kthehet në një maskaradë elektorale
për të fshehur dështimet e të tashmes.
Këtë
plagën tonë të vjetër e vuri në dukje me sarkazëm,
Faik
Konica kur shkroi:
"Armiqtë
e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerët".
Duke
fajësuar gjithmonë faktorët e jashtëm, ne ushqejmë iluzionin se jemi viktima të
përjetshme, ndërsa në heshtje lejojmë që truri i kombit që janë rinia e tij, të
ikë në eksod, duke lënë pas një tokë të zbrazur.
Mendimtari
dhe patrioti,
Mitd'hat
Frashëri na kujtonte se shpëtimi nuk vjen nga fjalët e zbrazëta, por nga puna:
"Shqiptarët
do t'i shpëtojë vetëm puna e tyre".
Megjithatë,
ne shpesh zgjedhim iluzionin e "pashmangshmërisë së suksesit", duke
pritur që fati apo aleatët e huaj të bëjnë për ne atë që duhet ta bëjmë ne
vetë.
Kjo
letargji dhe ky patriotizëm fallso që shfaqet vetëm nëpër festa apo sfida në
rrjete sociale, po e gjen jehonën te vargjet e hidhura të,
Gjergj
Fishtës:
"Po,
t'mjerët na, qi mbyllë n'shpi tona. Rrimë e kqyrim se si t'huajt po na rrahin,
e na t'marrit jemi tu' u mburrë me t'parët".
Kjo
verbëri e jona nuk është unike; ajo gjen shpjegim edhe në mendimin botëror.
Ashtu
edhe siç shprehej filozofi i antikitetit,
Platoni:
"Nga
të gjitha mashtrimet, vetëgënjimi është më i rrezikshmi, cuz mashtruesi është
gjithmonë prezent tek ty".
Po
ashtu, shkrimtari i madh,
George
Orwell e ka përkufizuar këtë fenomen me një saktësi kirurgjikale:
"Nacionalizmi është etje për pushtet, e zbutur nga mashtrimi i
vetvetes".
Është
shumë më e lehtë të ngresh flamuj të mëdhenj dhe të luash me ndjenjat e masës,
sesa të ndërtosh institucione funksionale e të luftosh korrupsionin.
Letërsia
dhe historia na mësojnë se tragjeditë më të mëdha nuk vijnë nga thyerja e
shpatave, por nga thyerja e iluzioneve të shumta që vijnë nga ne.
Një
komb që ushqehet me gënjeshtrat e veta i ngjan një udhëtari në shkretëtirë që
vrapon pas një fatamorgane, duke pirë rërë me shpresën se po shuan etjen.
Ashtu
siç edhe shprehej këshilltari politik amerikan,
Theodore
C. Sorensen:
"Nëse
arrijmë të grisim fashën e vetëgënjimit nga sytë tanë...,ne mund ta kthejmë
vendin tonë drejtë madhështisë".
Patriotizmi
i vërtetë nuk bërtet, ai nuk ka nevojë për ekzagjerim.
Ai
dhimbset.
Ai
guxon të thotë të vërtetën, sado e hidhur dhe e zhveshur qoftë ajo.
Që
një komb të zgjohet, ai duhet të ketë guximin të thyejë pasqyrën që i tregon
vetëm atë që dëshiron të shohë, sepse vetëm duke pranuar sëmundjen mund të nisë
rruga drejt shërimit.
Në
këtë rrugëtim mes iluzioneve, historia na ka lënë një busull të pagabueshme që
thyen çdo vetëgënjim:
GJERGJ
KASTRIOTIN Hyjnori tim personal dhe Simbolin tonë Kombëtar.
Gjergji
ynë, nuk na la trashëgimi me fjalë të zbrazëta, po një model të gjallë
patriotizmi përmes veprave, duke e ndërtuar lirinë me bashkim dhe sakrificë, pa
e pritur që ajo t'i dhurohej.
Ky
realitet historik shërbeu si dritë udhëheqëse për çdo dëshmor dhe patriot nga
rilindasit tanë e deri te luftëtarët modernë, të cilët gjetën tek ai frymëzimin
për të refuzuar nënshtrimin.
Gjergj
Kastrioti na vërtetoi se një komb shpëton vetëm atëherë kur zgjohet, bashkohet
dhe merr fatin në duart e veta.


