Përparim Hysi: Të vërteta nga mjekësia

(rrëfim në tri pjesë)
"Nëse
është e vërtetë, shkruaje!"
Marcus Auerelius
Nga
Përparim Hysi
E
kam ndarë në tri pjesë rrëfimin tim, se dy pjesë i përkasin shekullit XX-të dhe
pjesa e tretë në ditët e sorme. E pëbashkëta e të tri pjesëve, është MJEKËSIA dhe figura e MJEKUT. Enkas i shkruaj
me gërmë të madhe që të dy emërtimet, se kam respekt për MJEKËSINË, po se po, po edhe për MJEKËT. Nuk shkruaj me apriori, se
e kam parë me sy këtë shërbim kaq njerëzor. Unë që po shkruaj këto radhë jam plot 84-vjeç dhe, pse
i kam provuar, ndaj po shkruaj.
*
Pjesa
e parë e rrëfmit tim, ka të bëjë me një
mjek nga Gjirokastra në kohën e Mbretërisë.
Nëna ime (tani në Parajsë prej
22-vjetësh) ma ka treguar këtë histori për atë kohë. Sot është dita e
ndarjes së saj nga jeta dhe ndaj u ula
që ta tregoj.
Xhaxhai
im, - tregonte ajo, - vuante nga një"zgrebull" rënkonjëse. E kishte
në duar dhe duarët, dimër-behar mend lëngëzonin sa të jepte të keqtë. Qe i
pasur dhe shkoi në Itali për t'u vizituar. Siç shkoi, erdhi dhe po njësoj. Nuk
u afrohej njerëzve, se i kishin thënë: është sëmundje ngjitëse. Po, kur ke hall,
gjithmonë do ta ndashë me të tjerët dhe
një ditë prej ditësh, dikush i kish thënë:- Po ç't'u desh Italia, pa shko në
Gjirokastër se është një doktor, jo si të gjithë doktorët, por
dhe"ilaç". NËNA ime është nga
fshati NISHICË .Ky fshat i Skraparit
është mu në rrrëzë të TËNDËS së QYPIT dhe xhaxhai, ashtu
si i mbyturi që kapet pas fillit të kashtës, shaloi mushkën dhe nga mali në mal, kur zbardhi mëngjesi, u gjend në Gjirokastër.
Lidhi mushkën në han dhe, ngaqë kishte filluar puna, pyeti për doktorin. Sapo u fut në klub, - i tha ai
që pyeti. Hyri në klub dhe kamerieri i tregoi doktorin që qe tek banaku.
Xhaxhai, - vazhdonte tregimn NËNA, -iu afrua me drojtje dhe një farë, si të
kish bërë turp, i tha:- Doktor, unë kam qenë dhe në Itali dhe më
thanë se jo vetëm nuk gjej derman, por sëmundja e duarëve të mia është
ngjitëse. Doktori vërtet që paskësh qenë babaxhan apo ilaç, siç thoshte NËNA e
shkretë. Kur i foli doktorit, duarët i mbante "fshehur", se, sado me
dorashka (qenë prej leshi), kullonin atë lëngun e trashë , të kaftë
të zgrebullës,
Vëri
duarët mbi banak, - i tha doktori. Hiqi
dorashkat. Doktori, si u hodhi një sy
duarëve, iu kthye xhaxhait.
Demek,
të kanë thënë se nuk shërohen dhe janë
ngjitëse!!! Dhe në sy të gjithëve, me
duarët e tij, i fërkoi të dyja duarët e
të sëmurit dhe bërtiti:- Ja, sa ngjitëse janë këto! Kur tha kështu, me duarët e qelbëzuara, doktori
fërkoi fytyrën e tij. Një akt sa human, po
aq i guxmishëm e psikologjik njëherësh. Doktori i dha dhe një ilaç, por ia hoqi
si me dorë atë siklet aq stresues shëndetësor. MJEKU duhet të jetë dhe psikoog,
si ka qenë ai doktori gjirokastrit.
Deri
aty nga mesvitet 60-të, të shekullit të kaluar, FIERI qoftë në spital e qoftë në poliklinikë
nuk kish mjekë specialistë. Vetëm mjekë të përghjithshëm dhe këtë që do tregoj,
atëhere ka ndodhur. Unë kisha vajtur për
t'u vizituar mbasdite (para dite qeshë në punë) dhe mjeku, sa vuri stetoskopin
për të më vizituar, befas, fare pa trokitur erdhi një burrë duke bërtitur:"Olele veshi
!!! Jo vetëm bërtiste, por mbante
dhe dorën mbi vesh. Doktori, qëlloi ilaç! Qe psikolog.
M'u
drejtua mua. Do më falësh, se shoku është urgjent?!!!
-Doktor,
- foli burri, qeshë dhe paradite tek ai tjetri, po nuk po gjej derman.
Mirë,
- tha doktori! Leko, - i tha infermierit, - hipe të sëmurin tek tryeza dhe
ndize dritën. Pacienti hipi dhe doktori urdhëroi:- Mbylli sytë! I sëmuri i
mbylli sytë. Leko, -përsëriti doktori, - mbaja fort krahët.Doktori bëri një
kaush si hinkë dhe fundin e "hinkës" ia futi në vesh; bëri sikur ia
fërkoi brenda veshit dhe bërtiti:- Shpëtove, duke e flakur tek koshi hinkën. Ja,
kaq qe.
O
të faleminderit, doktor, - tha i
sëmuri. Kur u largua i sëmuri, doktori
qeshi. Nuk kish gjë fare, por i qe fiksuar dhe unë bëra sikur i hoqa diçka
*
Si
i moshuar, qeshë pushtuar nga një stres
dhe u drejtova tek Neurologjia apo spitali 5. Mora taksi dhe sa hipa erdhën dhe
dy pasagjerë të tjerë. Unë qeshë përpara dhe ata, sa zunë vend pas, dolën të njohur. Po mundohem ta bie në ligjëratë
të drejtë bisedën mes tyre.
-A
ti je Lulash apo i kam të prishur"lentet".
-
Vet dora, Lulashi e ti je Gjoka!
-
Po ku don, o Lulash?
- Kam një dhimbë të krytit, gati po më mbytë.
-
A ka ikë Doktoresha DHURATA URUÇI pe Shkodre që ke ra në Tiranë?
_jo,
mor atë SOJNIKE ta ruejë ZOTI se nuk ia gjen kushin si MJESHTRE, por kam dy vjet tek
"Astiri" dhe kam dëgjuar që tek"Pesa" asht dhe djali i saj,
RODEN a REDON, ça di veta e po e kërkoj fill.
-Po
bash dhe veta, tek Doktor REDONI jam nis. Asht si me nxjerë prindëritt prej
hundësh. Pema që ka ra nën pemë. Bash si i ati, GENCI që e njoftë mirë una?
Pritja ZOT rrezikin se asht zotni e shkue zotnisë.
Shoferi!
Eh, në sa vende, kjo taksia ime, e ka çuar Doktor REDONIN! Është i papërtuar
dhe bëhet copë për pacientin.
Ja,
për këto të vërteta shkrova. Nderim për MJEKËT që punojnë me përkushtim.
Tiranë, 16 qershor 2026


