Përparim Hysi: Era dhe Tufani

2h më parë

ERA  dhe TUFANI

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Së pari, për të shuar kuriozitetin e lexuesëve, nuk është që do flas për këto nominime atmosferike, por janë pseudonime të dy protagonistëve të tregimit tim.  Tregimi është lirik dhe nuk di sa do arrijë të sjellë tek lexuesit atë baladë dashurie të dy protagonistëve. I kam njohur që të dy dhe jo vetëm kaq: kam njohur dashurinë e sinqertë me njëri-tjetrin dhe, tek do tregoj për ta, shpresoj se,ndoshta,edhe ata mund ta lexojnë. Nëse ndodh kështu, do më vijë mirë,se,i arrirë apo jo, tregimin do jetë si një balsam mbi plagën e dhimbjes së dashurisë së tyre.

*    *   *

Me TUFANIN qemë kolegë të vjetër dhe ia besonim njëri-tjetrit deri intimitete të nxehta. Një ditë erdhi dhe më tha: -  Kam rënë në dashuri. Kur pa që unë e prita si me shpoti thënien e tij, tërë mllef m'u sul:-  Ore,mos të dukem gjë i luajtur nga mendja unë?

-Jo,- i thashë duke qeshur.

-Qesh,o buçko,qesh!- më shpotiti,por miku yt nuk po fle rehat.

Tani qëndrova tek fjalët e tij ( kur thoshte MIGJENI:-Për një studim më preçiz) dhe m'u duk si ata adoleshentët që i zë, së pari, gripi i dashurisë. Po,kur qenka kështu, i them:-  Pa m'i hap pak "kartat",me kë të ka rënë në kokë?

- Me  ERËN !

- Me  ERËN,- përsërita unë, sikur kërkoja diçka për ta mbështetur "gripin" e mikut tim. Po ERA është e martuar dhe me fëmijë.

Ai:- Epo gjeta kishë ku po falem dhe unë? Po ku njeh dashuria,i martuar,pa martuar apo me fëmijë?

Dëgjo,- më tha,- kur të them lexo se ke mbetur prapa botës, ti po hiç. Meqë më përmende këtë,me demek "të martuarën".

- A ke dëgjuar për BALZAKUN,ti ?

- Aha, do më thuash mua,sikur nuk e di që u dashurua me Konteshën  Polake,Hanska.

-Jo.jo. Nuk e kam për atë.  Familja e  BALZAKUT kish  një komshi ku rronte një nënë me tri çupa. U rritën çupat,gati në moshën e BALZAKUT dhe një ditë, nëna i thotë të birit:- HONORE,mos shko si shpesh andej nga komshia,se i janë rritur çupat!  Mos shko,por ai fiu dhe andej. Bobo,-  merakosej e ëma,- ky do na bëjë ndonjë proçkë !!!

-Hë,po ç'ndodhi?- pyeta unë

Jo vetëm shkonte,por qe dashuruar me nënën e çupave!!!

Tani nuk e mbajta dot të qeshurit.

*  *  *

Ti, më thuaj,që ERA ka fëmijë. Po dhe unë kam fëmijë. As ajo nuk ankohet për burrin dhe,sa për mua, në ka ZOT i hyj në gjynah sime shoqeje. Mëkatari jam unë. Por dashuria ta mpi trurin dhe ta humbë gjykimin. Bëhesh si fëmijë. Lindi si vetevetiu. ERA seç më kërkoi një favor për një motrën e saj  (kishte të bënte me shëndetësinë) dhe unë,-ti e di,-  për hallin e tjetrit bëhem copë. Kur  ia "zgjidha",mend iu mbushën sytë me lotë nga mirënjohja. Në syte e saj nuk lexova veç mirënjohje,por diçka tjetër. Ishte kështu a "lexoja" pak rrëmbyer, nuk e shpjegoj dot. Sidoqoftë,pusullën nuk e humba se,kur thotë SHËN JERONIMI:" Nxitimi është i djallit" dhe bëra sikur do t'u vija fre mendimeve të mia.

Por mirë apo keq,nuk paska qenë mendime, por ndjenjë që,po për mirë apo për keq,qe reciproke.

- Reciproooke,- e zgjata fjalën ,se,pse mos e them,dyshoja në kish reciprocitet.

-Po ja... dhe më tregoi letrën nga ERA:

-Të dua... gjithmonë  largohem me vështrimin nga ty. I shoh flokët e tu që po zbardhen vende-vende Mbi ballë që dyve na kanë dalë rrudha.  Nëpër rrudha e tua,bëhem magjistare dhe lexoj: - Pse nuk na dha ZOTI qoftë një çast të vetëm që të jemi vetëm e të qajmë "hallet". Jo  se do bënim kiametin,por bashkë me"hallet" të shkëmbenim dhe mallet.

TUFAN! Këto janë fjalë që dalin nga shpirti im.Më kthen përgjigje a jo, unë kam parë dashurinë time në sytë e tu. Kam filluar që të dua në mënyrën time. As që i llogaris vitet e moshës që ke. Kam "lexuar" shpirtin,TUFAN! Në sytë  e mi,ti je i ri dhe kështu do mbetesh. Vitet,lëri! Ata kanë punën e tyre. Sa më vjen  inat,kur të dëgjoj që thuaj:-Jam plak! Po ku ka pleqëri për ty? Unë jo vetëm të vlerësoj,por të  admiroj. Si thashë? Të admiroj... m'u thaftë gjuha,po unë të dashuroj. Unë të dua TUFAN! Letra është më e gjatë,por dhe kaq sikur i thoshte të tëra.

*   *    *

Tani dhe unë u bëra serioz dhe i them:- Po ti,i ktheve përgjige? Më zgjati letrën dhe,ngaqë shkruan poezi,po e sjell për lexuesit.

PSE?

Pse njeriu mos jetë i lirë,

I lirë që të dashurojë kë të dojë?

Martohet dhe lidh veten me "zinxhir

Sikur "skllavërinë" dëshiroj.

Dhe e pranon këtë"skllavëri"

Sikur e zgjedh me dëshirë

Nuk ka më as liri,as dashuri

Mbetë lidhur me"zinxhir".

Pale,po hiqet moralist

Dhe ndjenjat zë i lidh me dryn

I dashuruar përjetësisht

Dhe rron si "gjytyrym".

Sado që i shkrova kështu,asgjë nuk na pengoi që mos e duam njëri-tjetrin. Por,sado që nuk i besoj bestytnitë, njlë ditë prej ditësh, ERA iku në mërgim. Dhe nga gjithë ai mall reciprok, kanë mbetur këto rrreshta që TUFANI i ruan si relikte të një kujtimi që e ndjek dhe tani,në fund të moshës së tretë. Një dashuri që lindi vetvetiu që dëshmon dhe njëherë që dashuria nuk njeh moshë.

Tiranë, 7 maj 2026