Kastriot Dervishi: 105 vjet nga çelja e parlamentit të parë të zgjedhur
1h më parë
Shqipëria
organizoi për herë të parë zgjedhje për Këshillin Kombëtar (parlamenti) në
prill 1921, nëpërmjet sistemit me zgjedhës të dytë. Ceremonia e hapjes së
legjislaturës u bë më 21 prill 1921. Përpara selisë së Këshillit Kombëtar dhe
të Këshillit të Ministrave (sot Akademia e Shkencave) në një atmosferë tejet
festive ishin rreshtuar trupa të ushtrisë në shenjë nderimi. Në orën 9.00
deputetët filluan të hynë në sallën e stolisur me flamuj. Në mes qëndronte
vendi i kryetarit. Duke parë përballë tij, djathtas, vendi i qeverisë. Në të
njëjtin krah të sallës (nga ana e korridorit) ndodheshin lozhat e Këshillit të
Naltë dhe trupit diplomatik. Merrnin pjesë konsulli i përgjithshëm i Britanisë
së Madhe Eden dhe përfaqësuesi Italisë, Castoldi. Të pranishëm në lozhë ishin
Marigo Pozio, zonja Dako, zonjusha Wiliams, zonja e Themistokli Gërmenjit dhe
zonja të tjera të Kryqit të Kuq Amerikan.Mbledhja
u hap me një ligjërate mirëseardhjeje të Këshillit të Naltë, në emër të të
cilit foli Mihal Turtulli.
Parlamenti
përbëhej nga 78 deputetë., por 12 deputetët e Shkodrës u zgjodhën më vonë,
ndërsa 10 deputetët e Drinit (Dibrës) u pranuan pas një votimi të Këshillit
Kombëtar në mbledhjen e 7 majit 1921. Fan Noli u pranua pa votim si përfaqësues
i “Vatrës”. Ai propozoi dhe u pranua që regjentëve t’u drejtoheshin me fjalën
“shkëlqesa”. Po ashtu u pranua propozimi i Shefqet Vërlacit për zëvendësimin e
titullit “bej” me fjalën “zotëri”. Pandeli Evangjeli u zgjodh kryetar i
parlamentit. Partia Popullore dhe Partia Përparimtare mbizotëronin parlamentin.
Të Tjera
Në Fokus










