Kalosh Çeliku: Zyra me çelësa pas dere
ZYRA
ME ÇELËSA PAS DERE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Ja, pas sistemit komunist jugosllav, erdhi ai Neokomunist
me brekët nëpër këmbë. Edhe, atë, politikanët pa kokë në qafë. Mirëse, erdhe o burrë në politikën Shqiptare, këmbekrye në pushtet! Duartrokitje. për
Ditën e Nesërme! Dhe, përgëzime sistemit Neokomunist!
Sistem Neokomunist, më
i rrezikëshmi deri më
Sot për shqiptarët. Saherë, që vinin në pushtet Partitë Politike Shqiptare, politikanët
shqiptar, përfundonin si argatë në Teatrin
e Kukullave Politike antishqiptare. Parti Politike Shqiptare, me Don Kishotë në
ballë. Tobuzë në
duar, që mbushin institucionet shtetërore me aktivistët e tyre trusakatë partiak të “vëllazërim – bashkimit”.
Dhe, jo me profesionistë të dëshmuar shqiptarë tek ne,
dhe nëpër botë. Po, me ato veshje të rrejshme, dalldisura partiake,
dhe të arratisura komuniste, edhe
Sot: Neokomuniste ish jugosllave. Fatkeqësisht, ende Neokomuniste,
me “tirqi e xhamadanin vija – vija”. Sahatë me qystek përqafe. Nuk kam problem, me “vëllazërim – bashkimin”?! Po, si mund të
bëhemi vëllezër edhe Sotekësajdite me
kopilat e Njerkës, kur nuk jemi ende të
barabartë në shtetin e “përbashkët”: as me pasuri,
arsim, kulturë dhe të
drejta kombëtare. Liri?!
Dy vëllezër lindin dhe jetojnë bashshkë me vite në një Shtëpi. I ka lindur Nëna, dhe Babai nga një gjak, dhe më vonë ndahen si vëllezër. Ato, nuk merren me ndarjen e lugëve dhe enëve, por me ndarjen e
trashëgimisë të pasurisë nga Babai dhe Nëna: Shëtpisë, arave, livadheve dhe
maleve.
E me çka
merreni ju si politikanë shqiptar, përveç partive juaja të arratisura dhe dalldisura politike?! Sot: ende në pushtet, dhe opozitë: me gjuhë shqipe, flamur kuqezi,
arsim, kulturë, dhe të
drejta të barabarta kombëtare shqiptare?! Lakuriqë
pasmesnate, ende pa Shtëpi dhe barazi kombëtare. Liri. Kur, ende çelësat e zyrave partiake i keni harruar pas dere?! E, mua më sillni në një situatë arsimore – kulturore
pakrye politike, t’ua përplas,
mbyll derën si parti politike
shqiptare, apo t’u trokas në derë me çelësa përjashta pas dere.
Në vend, që të merrem me Letërsinë. Vetëveten?!
Megjthatë, e pajtova disi Veten
rebele, t’u trokas në derë. Dhe, trokas, pasdere.
Heshtje, pa përgjigje, matanë
derës. Dhe, e hapa derën. E pash më këmbë duke biseduar me telefon celular një grua me shpinë para meje. Tjetra, e nënqethur gati me rrënjë të flokëve, pasi i përshëndes me mirëdita në gjuhën
zyrtare të shtetit “përbashkët”, u them: më
falni! Përsëri, paskam hyrë gabimisht! Shkaku, se:
edhe më parë
para disa ditëve, kisha hyrë
gabimisht në një zyrë tjetër, duke menduar se kam
hyër në zyrën e një “shefeje” shqiptare me
“Besë”, “të partisë politike shqiptare, kukull në
pushtet. Dhe, e përshëndeta me mirëdita në gjuhën shqipe. Shefja
maqedonase, mu përgjigjë me mirëdita, në Gjuhën Shqipe?!
-E mora përmes E –mailit një mezazh për plotësimin e dokumneteve mia
administrative, në lidhje me konkursin e Ministrisë.
-Jo, je në vendin e duhur, më thotë gruaja ende më këmbë. Unë ta kam dërguar atë mesazh. Dhe, më përgjigjet: jemi harruar
me vite. Gati, as edhe nuk njihemi?! Tek, tashrti e pash se: ajo grua ishte një profesoniste kulturore administrative me vite në Ministrinë e Shtetit të “përbashkët” të “vëllazërim – bashkimit”,
ende me administratë kulturore nëpër këmbë.
Po, më falni, iu përgjigja, me ju njihemi moti kohë,
por me kolegen tënde “Eburgosura”, nuk
njihemi, e shoh për herë të parë në këtë zyrë.
Edhe, pse: më pëlqen! E nënqethur me rrënjë të flokëve. Ajo qeshi, dhe më përgjigjet:
-Njohtimin për
publikimin e librit tënd Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (dhjetë
drama groteske), si botim i autorit e ke vulusur me vulën e LSHSHM –së, edhe e ke nënshkruar.
Dhe, më në fund e ke shkarravitë.
-Po, iu përgjigja. Shprehi, Shkrimtari,
Gjithë jetën nuk jam marr me Veten, por me LSHSHM –së. Ajo, përsëri, qeshi.
-E, a i ke vulat me vete?
- Po, i përgjigjem, në çantën e lëkurës të krahut. Edhe, librat e realizuar sipas kontratës
të konkursit. Nëse, nuk janë humbur zyrave.
- Atëherë, mbushi këto kërëkesa sipas nënshkrimit të kontratës. Nuk ka problem, i përgjigjem. Por, sot: nuk i kam me vete syzat. A, mundet,
pasi është ditë e premte, të hënën t’ua dorëzoj kërkesat e përfunduara?!
-Mundet, më
përgjigjë ajo. Vetëm, mos harro ta vulosësh
përsëri librin tënd: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin, me
vulat e LSHSHM –së!
- Jo, i përgjigjem. Dhe, dola nga
zyra me çelësa pas dere.
Ditën e hënë, ajo derë përsëri ishte me çelësa pas dere. Në hyrje, nuk kishte as portier.
Me siguri thash me vete, është kohë pauze: gati të gjithë ishin përjashta para hyrjes të Ministrisë. Hyra si kaçakët e malit të Zajazit, pasi kisha hapësirë edhe pak minuta për t’i dorëzuar kërkesat. Hipa shkallëve, dhe e kërkoj numrin e zyrës. Përsëri, e kisha ngatërruar me numërat e zyrave. Nuk e
gjeja dot, derën. E pash, përsëri një derë me çelësa pas dere. Thashë, me vete: me siguri do
të jetë kjo ajo derë, zyra e të
“Burgosurës”, t’ia dorëzoj
kërkesat. Posa e hapa derën,
përçudi, nuk ishte “Eburgoasura” në vendin e saj të punës, por shtatë - tetë gra në zyrë kokëmëkokë. Thashë, me vete: pasi i përshëndeta: përsëri, e paskam gabuar zyrën e
“vëllazërim – bashkimit” t’i dorëzoj kërkesat administrative. Njëra,
nga të pranishmet, me siguri shefja, pasi i shfletoi dokumentet
më përgjigjet:
-Edhe, kësaj radhe ia paske
futur shkarravinë.
- Po, iu përgjigja.
Unë. ia kam rrasur shkarravinë
deri në h… si gjithmonë në shkrimet e mia publicistike, dhe libra. Edhe,
dola nga Zyra me çelësa pas dere, duke i përshëndetur me një: Ditë të bukur!...















