Kalosh Çeliku: Rruga për në Baba Tomor përkrahu me tri mike
RRUGA PËR NË BABA TOMOR
PËRKRAHU ME TRI MIKE
NGA KALOSH
ÇELIKU
Natë. Matanë dritareve errët... Errët... Errët... Shiu pikon mbi çati. Mërzi... Bërllok, para dere, te Pragu i Shtëpisë... Nusja
me pashterkë të kuqe, më troket pas porte. E urrej ditën. Natën. Përpiqem t`i
vjellë gjithë ato vjet rinie përpara këmbëve të mia, në Kërçovë, Shkup dhe
Prishtinë. Vrapime, studentore... Rënje... Ngritje... Ndërsime... Vdekje...
Dashuri... Tradhëti... Sot, i fus: Edhe,
dy gishtat në gojë...
Fatkeqësisht, sonte: Dua, të të
vjellë edhe Ty me gjithë zorrë... Mjaftë më m`i grive zorrët... Ngatërrove
trutë… Pasmesnate, m`i çmende poezitë...
Shtambat me verë m’i rrëmbeve nga duart... I hodhe për dritare, bythekrye në
lëmë. Rrapin do të ma shkulësh me gjithë
rrënjë. Degët ia përkul përtokë. Majën, me zogj shtegtarë.
E di, do të të lidh për gardhi këmbeduar. Edhe, nateditë bëj dashuri me
Ty si i çmendur. Zërin të ta dëgjojn
shtatë katunde... Fajin e ke vetë, që më detyron të të shpie edhe te Hoxha i
Zajazit, Qerqafi. I cili, nuk më shëroi mua, po ty me siguri do të ta gjejë
ilaçin. Mëkot, Nana dhe Babai si fëmij, para se të ikin nga kjo botë m’i varën
hajmalitë e tij përqafe.
Sot, një hajmali të madhe duhet Ty të ta var përqafe deri në fund të
këmbëve. Natë e ditë të t`i përzë
magjitë... Xhindet që të kanë mbështjellë lyrek nën ferexhe. Shami të zezë sy e
kokë. Dhe, të hudhin dorë më dorë nateditë mbi çatia. Majë lisave. Nuk e sheh
rrugën. Dhiaret malore. Baba Tomorin. Pasmesnate, që të dhunojnë mbi libra.
Po. Hajmalitë e Hoxhës, Ty mund të të shpëtojnë nga magjitë... Xhindet...
Hajmalitë... Vetëm, jo edhe nga Baba Shehu që në Tyrbe ua hudhë ferexhenë e
zezë nuseve të reja mbi kokë. E heq dollamën. Edhe lënur lesh arapi. Shtatë
herë me radhë të bën të sillesh rrotull varrit. E t`i lutesh të të bëj
fëmijë... Përzë magjitë e Hoxhës Allahut... Xhindet, që t`i dhunojnë trutë...
Ferexhen e zezë krahëve, të ta gris në Tyrbe mbi Varrin e Baba Shehut. E dikur,
nga mëngjesi, para Agimit; Të të laj me
Dy shtanba verë. Hipi në Gjokun pullali të Gjergj Eles Alisë, e të marrë malet. Rrugës t`ia thotë; Edhe, një kënge kaçake shqiptare.
Patjetër, duhet të ngjitem në Baba
Tomor. Atdheun e perendive.
Tyrben, ku pihet vera me Dy shtamba, shkruhet poezi dhe bëhet dashuri…
E di, çka më tha Ebu Xhehli: Jo. Të gjithëve,
te revista për humor dhe satirë ZEKTHI (që del kur t’i teket), na ke bërë
rrospia meshkuj. Pse, o burrë së paku: Nuk na bëre gra?! Vetëm, nuk na i ke
sharë edhe gratë.
E vërtetë. Rrospia meshkuj, jeni!...
Rrospia... Gratë i keni mbi nivelin tuaj në këtë Shtëpi Publike. E juve, a ju
vinte mirë kur i zgjidhnit brekët nëpër “Bit-Pazar”, në Shkup?!. Natë për natë
hynit e dilnit pa brekë në Shtëpinë Publike. Policinë letrare të ma ndërseni
pas shpine. E nxirrnit gjuhën nga vapa, na dypëllambë. I përdridhnit bythët te “Pazari
Grave”...
Hi- hi- hiii... Qeshi, Kalosh Çeliku.
- Nuk ka kuptim, tha Shtrigan i Allahut.
Mysafirët, i kemi ende këtu, e ju ziheni për Shtëpinë Publike. Nuk kemi shtet,
se: Po ta kishim, nuk do t`i shternin herdhet “patriotët” kuqezi...
- Kopilat, atëherë kush na i flukë para dere
pasmesnate?... Kopilat?!...
- Nusja me pashterkë të kuqe... Xhadia…
- Rrospia, ë?... Xhadia, që na e mbushi
Shtëpinë Publike me këlyshë me zgjebe... Trusakatë.
- Kapeni, urdhëroi Ebu Xha Ferri! E dua të
gjallë në Shtëpinë Publike. Është i rrezikshëm për Qytetin e qyqeve. Ndodhë, të
na e përhap SIDËN… KORONAVIRUSIN… “Armikun e padukshëm”, që nateditë na pret në
pusi pas dere.
Tri Rrospitë Meshkuj më rrokën për këmbësh e
duarsh dhe më hudhën bythekrye në Shtëpinë Publike. Derën ma hapi Hojdodolja. Nusja
me dy shami lidhur për brezi. Herë pas here, që shkruante edhe pizi. Shtrigani
i Allahut më doli para me një qiri të ndezur në dorë. Ec, pas meje, më urdhëroi
plot inat. Eca. Papritmas, më hodhën në Sallën e operacionit. E ndezën një
llambë të madhe dhe ma afruan mbi kokë si saç. Trutë m`i shtinë në aparat
partiak.
- Simptome të tërbimit. Rrezik është ky i
sëmurë të lëshohet në liri. Rrezik. Ndodhë, gjithë Shtëpinë Publike ta kaploj
virusi i tërbimit. Mos, themi: koronavirusi. Njerëzit ta hanë njëri-tjetrin.
Ose, t`i shterin herdhet te “Pazari Grave”...
Nëntë ditë e nëntë netë me thika më sakatuan
në Shtëpinë Publike. Trutë m`i nxorrën mbi tavolinë. U përpoqën të më shtinë
tru këlyshi... Buçe... Qeni... Mace… Po, jo edhe ujku… E kotë. Kafka ime nuk
pranonte organizëm të huaj mes eshtrave. Më në fund pas gjithë këtyre
përpjekjeve, u pajtuan që të m’i kthejnë përsëri trutë e mi në kokë. Edhe atë,
me një kusht partiak policor: Që, çdo dy-tri vite: Përsëri, të m’i nxjerrin mbi
tavolinë për analiza shkencore...
Ditën e dhjetë, dola nga Shtëpia Publike. E
ngarkova Veten në shpinë, dhe u ula nën Rrap. E porosita një shtambë me verë pa
Mike. Matanë, Urës së Gurit e pash Ebu Xha Ferrin që më kishte përcjellur me
trumbeta gjatë gjithë rrugës nëpër “Bit-Pazar”. E mjera rrospi mashkull, që me
vite dinte vetëm t`i përdredhi bythët mëpër “Bit - Pazar”. Edhe atë, me dajre
dhe mjeshtri nëpër Shtëpinë Publike. Nuk mu durua pa e përshëndetur me bërryl:
naaa... Edhe pse, e dija se: matanë Vardarit përsëri do më vënte pusi te “Parku
i Grave’…
Punemadhe. Rruga, gjithsesi duhet vazhduar për në Baba Tomor përkrahu, me Tri Mike besnike: Njëra të më pri para si burrat, e Dy të tjerat të më mbajnë përkrahu... Qoftë Ditë, qoftë Natë... Qoftë Verë, qoftë Dimër...















