Kalosh Çeliku: Dudumët që të vrasin natën dhe të vajtojnë ditën
DUDUMËT QË TË VRASIN NATËN
DHE
TË VAJTOJNË DITËN
NGA
KALOSH ÇELIKU
Kurrësesi,
nuk mund ta harroj një thënje të Mahmud Dumanit, patriotit dhe misionarit
shqiptar për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në Trojet Etnike Shqiptare, në
kohën e ministrit të arsimit Ernest Koliqi, “Shqipërisë Madhe”. Që, asaj kohe i
kishte hapur shkollat e para shqipe, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Serbi.
Shkollat,
që unë pasi u ktheva nga Prishtina si mësues në malësinë e Shkupit, i gjeta
ende të pagëzura me emrat e Rilndisëve shqiptar: “Naim Frashëri”, “Sami
Frashëri”, “Çajupi”, Ndre Mjedja”, “ “Luigj Gurakuqi”, “Gjergj Fishta”, “Ali
Asllani”, “Asdreni”, “Faik Konica”,
“Milto Sotir Gurra”…
Revista
për fëmijë: “Shkollari”, “Fatosi, “Gëzimi”, dhe “Pionieri”, që dilnin në Shkup
dhe Prishtinë , asaj kohe komunite më vinin me adresë të emrave të shkollave
fillore shqipe maleve, të pagëzuara me emrat e rilindasëve shqiptar. Shkolla,
të cilat i kishte hapur dhe punuar me vite si mësues vullnetar, vetë Mahmud
Dumani: Kërçovë, Strugë, Dibër, Gostivar, Tetovë e Shkup.
Kohë,
kur ai burrë patriot, parashikues i Ditës Nesërme, e kishte njohur më mirë
mentalitetin shqiptar të fshatrave Shkupit, rrethuar me fshatra shqiptar, edhe
më mirë se unë Sot: si shkrimtar. Edhe, pse: unë në këtë kryeqytet shqiptar e
kisha kryer Shkollën e Mesme Normale, i njihja vetëm dy fshatra shqiptar:
Radushën dhe Studeniçanin. Edhe, atë: Radushën, se kaloja me tren për në Kërçovë.
Studeniçanin, se e kisha një nxënës në klasë. Dhe, pas dhjetë viteve jetese me
studimeve e punë si mësues në Drenas të Drenicës, dhe kryerjes të ushtrisë në
Knin (Kroaci”), viteteve tetëdhjeta u ktheva në Shkup me pesëmbëdhjetë vite
punë arsimi në fshatrat e malësisë thellë të Shkupit, ku jetoj edhe sote e
kësaj dite.
Mahmud
Dumani, përveç punës tij në arsim, dhe hapjen e shkollave shqipe, duke e njohur
mentalitetin e këtyre anëve, e kishte lënë edhe një porosi parashikuese
antologjike - historike: “Herët, a vonë me popullatën e Shkupit do të kemi
probleme”. Edhe, ashtu ndodhi: problemet i përjetova unë si shkrimtar kur u ktheva në Shkup me rrufjanët dhe
kulturofagët e kësaj ane me këmbët dhe trutë ende në legen. Bisedat informative
në polici, dhe përndjekja ime gjithë jetën si “armik” i shtetit të “përbashkët”
me denoncim, njëzetë nënshkrime shqiptarë, se: jam i dërguar nga Kosova në këto anë për veprime “armiqsore terroriste”?!
Po,
dudumët “kulturor” (“gazetarë” të “vëllazërim - bashkimit” me poste partiake.
Dje, komunistë. Sot: Neokomunistë, të arratisur dhe dalldisur pas posteve të
Partisë Komuniste, me vende pune dhe poste partiake si redaktorë e zv/
kryeredaktorë të “vëllazërim – bashkimit” me “Din e Iman”, që të vrasin Natën dhe
të vajtojnë Ditën. Nuk e kam thënë unë si shkrimtar shqiptar. E ka thënë:
Patrioti, dhe veprimtari i arsimit Mahmut Dumani, gjatë hapjes të shkollave
shqipe në kohën e “Shqipërisë Madhe”, edhe në Shkup: “ Herët, a vonë me këtë
popull do të kemi probleme”. Edhe, sot: përçudi, po delë parashikimi i tij si
patriot dhe veteran i arsimit.
Kurora
të luleve plastike, pasi të të vrasin natën, të sjellin ditën mbi varr me
fjalime patetike - “patriotike” para kamerave televizive. Emërojnë rrugë lokale
në “demoraci” me parulla partiake me brekët nëpër këmbë vetëm për një përdorim.
Përderisa, Dje si zv/ kryeredatorë të dënonin me mjete materiale, dhe të
përzunë nga puna pa nënshtetësi. Sot, hapin
“leximore” në komunat e
lagjeve të egëra, që i kanë prerë me rrënjë
pemët e parqeve, dhe e kanë mbuluar barin me beton, tela me gjemba, ferra, dhe
plehëra?! Në vend si krjuesë i dëshmuar dhe veteran të arsimit të emërojnë ndonjë rrugë, shkollë,
ose bibliotekë të qytetit. Dudumët “patriotë - kulturor” me këmbët dhe truët
ende në legen. Që, Dje: të vranë në pabesi Natën. Sot, të vajtojnë Ditën.
Shkaku, se: me siguri emërimet e shkollave shqipe, rrugëve dhe bibliotekave i
ruajnë me këmbëngulje për vete si partizanë të partive politike?!
Dhe,
Sot:: të vajtojnë Ditën…

Mahmut Dumani me nxënësit e shkollës fillore “Gjergj Fishta”, në fshatin Kastriot (Sërbicë, Kërçovë)...















