Idriz Zeqiraj: Pani-i armiqësor ndaj fëmijëve të Presidentit Rugova!

Ukë Ibrahim Rugova, kandidat për deputet të Kosovës
PANI-I ARMIQËSOR NDAJ FËMIJËVE TË PRESIDENTIT
RUGOVA!

Subjektet
politike të koalicionuara në PAN, kanë
qenë dhe mbetën gjithëherë armiqësorë ndaj Presidentit Rugova dhe LDK-së së
Tij. Ato nuk u mjaftuan me fyerje e sharje, për ta denigruar politikisht, por
kanë provuar edhe eliminimin fizik të Rugovës. Kurdisja e atentatit me tritol,
përgjatë shkuarjes në takimin me zyrtarin e lartë evropian, Havier Solana, ka
dy arsye që nuk harrohet:
1)
Atentatorët janë zbuluar dhe askush nuk është marrë në përgjegjësi;
2)
Organizatorët janë fytyra publike, madje edhe deputetë!
Rastet
tjera të sulmeve, me synime vrastare, janë të njohura dhe po kursehem të mos i
përsërisë.
Mëria,
urrejtja e PAN-i, edhe pas shuarjes të Rugovës, vazhdon të jetë aktive. Armiqtë
e Rugovës i pengon lavdia, dashuria dhe respekti i shqiptarëve botërorë, për
Presidentin historik.
Andaj,
duan zvetënimin dhe degradimin e figurës markante të Rugovës, tani përmes
fëmijëve të Tij. Pan-i, me SHIK-un e tij kriminal, kurdisën akuzën "e
shitjes të vizave" nga djali, Ukë Rugova. Ndërkohë që ishin agjentët e
SHIK-ut, ata që ia kishin ofruar personat, për t`i ndihmuar për marrjen e
vizave në Ambasadën italiane.
Ashtu
siç rrëfen edhe vetë Ukë Rugova, "personat shfrytëzuan njohjen time, me
zyrtarë të Ambasadës, si djalë i Rugovës, për t`i ndihmuar për viza. Nëse dikush tjetër ka bërë
pazare, pa dijeninë time, këtë nuk e di". Drejtësia e kapur nga PAN-i,
vazhdoi zvarritjen, ndër vite të hetimit, pastaj të gjyqit, duke e mbajtur peng
pinjollin Rugovë!
Radha
e goditjes i erdhi Teutë Rugovës. Edhe ajo u bë kurban i babait të saj, Ibrahim
Rugovës. Shantazhi ishte i rëndë sa bjeshka: "Të votosh qeverinë e arnuar
të Ramush Haradinaj, përndryshe vëllai, Ukë Rugova, do ta pësojë keq!"
Dilemë
e tmerrshme! Vendimi i partisë, LDK-së, ishte kundër. Megjithatë, Teuta u
dorëzua! Mendoni gjendjen e saj mendore dhe shpirtërore!! Thonë se "motra
për vëllain, bënë më shumë, se sa vëllai për vëllanë".
Për
çudë, në mesin e 120 deputetëve, u shenjëstrua Teutë Rugova, vajza e vetme
sugare e Ibrahim Rugovës!?
Qoftë
kurdisja e akuzës kundër Ukë Rugovës, qoftë shantazhi i egër ndaj Teutë
Rugovës, është vepër burracakësh të liderëve të PAN-it. Synimin është i qartë,
për ta goditur, degraduar, edhe pas amshimit, të figurën madhore të
burrështetasit më të madh në historinë e Shqiptarisë, Presidentit Dr. Ibrahim
Rugova, i cili, për nga rëndësia historike, nuk ka ndërmjetës, që nga Gjergji
ynë i Mesjetës.
Mendoni
vetëm për një çast: A do të vepronte në këtë më mënyrë Dr, Rugova, me fëmijët e
këtyre "liderëve xhuxha" të PAN-it?! Përgjigja e prerë: "Asnjë
herë dhe kurrën e kurrës!" Sepse Rugova ishte burrë sa i traditës aq edhe
bashkëkohor.
Ibrahim
Rugovën e njoha në Shkollën 8-vjeçare, ndërsa në Shkollën e mesme e kisha shok
klase. Edhe atëherë rrezatonte mirësjellje, dashuri dhe respekt për njerëzit,
fisnikëri të lindur, që e shquante nga të tjerët. Kushdo që i njeh nga afër
fëmijët e Presidentit Rugova, ashtu siç i njoh unë, ata kanë trashëguar, jo
vetëm shumëçka, por gjithëçka nga babai biologjik i tyre: Të urtë, të
sjellshëm, të dashur dhe gjithë respekt e dashuri për njerëzit.
Përgjimin,
përndjekjen e babait Rugovë, nga armiqtë e Tij, lakmitarë të pushtetit, që nuk
e arrinin me votën demokratike, u harbuan deri në tërbim, duke i maltretuar
deri në vrasje: ushtarakët luftëbërës, kuadrot dhe veprimtarët e LDK-së të Ibrahim Rugovës, e përjetuan rëndë
edhe fëmijët e tij, pothuaj se, në burgun shtëpiak.
Fëmijët
e Rugovës, u rritën në kushte terrori të dyfishtë:)
a)
Të pushtuesit fashistë serbo-sllav;
b)
Të bandave ultra komuniste envero-staliniste, të cilët, veç tjerash, e gjuajtën
me armën luftarake "zolla" rezidencën e Presidentit Rugova, brenda se
cilës jetonte edhe Familja Rugova!
Një
krim ekstrem banditesk, gjithnjë i dirigjuar nga kupola pushtetare e shtetërore
të asaj kohe, nga më të zezat, errëtake dhe sakajshëm të turpshme, në historinë
më të re të Kosovës. Krejt e njëjtë me regjimin kriminal dhe rrugaçëror, të
diktatorit më të urrejtur dhe më gjakatarë të popullit shqiptar, për afro
gjysmë shekulli radhazi, veglës serbo-ruse!
Bërrylaxhinjtë
e dikurshëm, bisht e patericë, të PAN-it, uzurpatorë të partisë të Presidentit
Rugova, nuk treguan përkujdesje për fëmijët e Rugovës, madje i mbajtën larg
afrimit në strukturat partiake, ashtu siç dëshironin armiqtë më të egër të
Rugovës.
Për
më tepër, klani i Isa Mustafës, bëri koalicione të përsëritura me PAN-istët,
duke shpërfillur vullnetin e popullit, elektoratit, anëtarësisë, Këshillin e
Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve, madje as të Kryesisë të LDK-së.
Ukë
Rugova kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës. Ai u prit me dashuri dhe
admirim, në takimin përmbyllës zgjedhor në qytetin e Istogut. Emri i tij ngriti
në këmbë të pranishmit, të mallëngjyer për travajat që përjetoi Familja Rugova
edhe pas amshimit të kryezotit familjar, Ibrahim Rugova.
Thirrja
e Vjosë Osmanit, bartëse e listës të LDK-së: "Na jipni një shansë, për të
kontribuar në drejtimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës", ishte një nga
slloganet më të gjetura të kësaj fushate zgjedhore.
Kryetari
i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë premtimin dhe zotimin solemn, se "do t`i
kthehemi frymës dhe metodës rugoviane të zgjedhjeve partiake:
1)
Debat të shpenguar demokratik nga anëtarësia;
2)
Zgjedhje të fshehta dhe demokratike, madje në të gjitha nivelet e strukturave
të partisë, që nga baza e deri tek organet drejtuese të LDK-së".
Pikërisht
për këtë, kandidatja për presidente, Vjosë Osmani, përsëritë në vijimësi emrin
e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës, si frymëzim i shqiptarëve të
përbotshëm.
Dhe,
kjo qasje demokratike zgjedhore brenda partiake, do të jetë e vetmja shpresë,
për ngritjen, madje në perspektivë, edhe fitoren e LDK-së, dikur krenare dhe
kryezonjë e Kosovës.
Profilizimi
i të djathtës të Kosovës, do të jetë krye-kauza e LDK-së. Kjo qasje për
bashkimin e të djathtës, do të jetë një shtysë dhe vlerë, për ngritjen dhe
rritjen e bashkimit djathtistë, respektivisht, të LDK-së.



